Gazeta Shqiptare

SHEMBUJT KONKRETË

Vendimi i qeverisë/ Sa do të jetë shtesa minimale dhe maksimale për një muaj

- Voltiza Duro

Sipas vendimit të qeverisë, rreth 730 mijë pensionist­ë në mbarë vendin përfitojnë rritje pensioni me 2.8%. Janë disa kategori që iu lind e drejta për të marrë një pagesë më të lartë pensioni. Të gjithë ata individë që marrin pension pleqërie, pension invalidite­ti, pension familjar dhe pension për nënat me shumë fëmijë ( të gjitha pensionet afatgjata që jep skema e sigurimeve shoqërore) e përfitojnë këtë indeksim prej 2.8%. Rritjen e pensionit e përfitojnë edhe disa skema si: skema trajtimit financiar të ushtarakëv­e; skema e ish- punonjësve të nëntokës, pra minatorët; skema e pensioneve suplementa­re të punonjësve të lartë të shtetit etj. Masa e rritjes është mbi masës e përfitimit, pra llogaritje­t bëhen nëpërmjet indeksimi të thjeshtë aritmetik. Edhe këto skema janë të informatiz­uara pranë ISSH dhe shtesat janë marrë nga ana e pensionist­ëve prej 1 korrikut 2018. "Gazeta Shqiptare" publikon sot për të gjithë të moshuarit masën e shtuar të përfitimit, bazuar në pagesën aktuale të pensionit. Sipas vendimit të qeverisë, shtesa minimale kap shifrën prej 369 lekësh të reja në muaj, ndërsa shtesa maksimale arrin në 980 lekë, kjo bazuar në masën e pensionit. Pra, sa më e madhe të jetë masa, aq më e lartë edhe shtesa e përfituar pas indeksimit me 2.8%. Kështu po japim disa shembuj të influencav­e të rritjes mbi masat e pensioneve, të cilat ndahen në dy grupe. Në grupin e parë bëjnë pjesë pensionet stok të llogaritur­a deri në 1 janar të vitit 2015 e më përpara; ndërsa në grupin e dytë futen pensionet e llogaritur­a pas 1 janarit 2015- të e deri më sot. Nëse marrim një masë pensioni minimal të llogaritur para 1 janarit 2015, masa para indeksimit ishte 13563 lekë, ndërsa me aplikimin e rritjes, i bëhet një shtesë prej 369 lekësh, pra këtij pensioni minimal stok. Ndërkohë pensioni maksimal prej 27126 lekë, i shtohet një vlerë prej 739 lekësh. Pensioni i fshatit që ishte 9071 lekë shtohet me 247 lekë, pra janë influencat që marrin pensionet gjatë procesit të indeksimit.

KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE

Pensionet e llogaritur­a para vitit 2015 marrin edhe një kompensim të ardhurash. Ky kompensim përfaqëson përafrimin e pensionit minimal për ta çuar pranë pensionit mesatar, pasi ky i fundit në 2017- ën ishte 15527 lekë i realizuar nga pensionet e reja të lidhura. Po të marrim pensionin minimal prej 13000 lekësh, i shtohet kompensimi për ta përafruar me pensionin mesatar. Pra, kompensime­t e bëra me vendime specifike të Këshillit të Ministrave për të përafruar tendencën e pensionit minimal, pra për ta përafruar me pensionin mesatar janë të kësaj natyre. Pas 1 janarit të 2015- ës, ka ndryshuar mënyra e llogaritje­s së pensioneve dhe ka bërë që të hiqet tavani i pensioneve në përllogari­tje. Edhe kjo kategori pensionesh e ndjen rritjen, pasi pëson rritje pensioni social. Nëse ky i fundit ka qenë 7100 lekë, ai pas indeksimit shkon rreth 7300 lekë dhe kur bashkohet me pjesën e llogaritur të pensionit jep influencën e vet. Pra, 2.8% i indeksimit ndihet edhe për pensionet që do të lidhen pas korrikut 2018. Nëse u referohemi

Pensionet e llogaritur­a para vitit 2015 marrin edhe një kompensim të ardhurash. Ky kompensim përfaqëson përafrimin e

pensionit minimal për ta çuar pranë pensionit mesatar, pasi ky i fundit në 2017- ën ishte 15527 lekë i realizuar nga pensionet e reja të lidhura. Po të marrim pensionin minimal prej 13000 lekësh, i shtohet kompensimi për ta përafruar me

pensionin mesatar.

Indeksimi i pensioneve me 2.8% përfaqëson rritje pensioni, por

realisht është indeksim, pra një detyrim i Këshillit të Ministrave për të indeksuar masën e pensioneve të atyre që janë gjendje dhe të pensioneve të reja që priten të lidhen.

disa masave të pensioneve të llogaritur­a pas janarit të 2015- ës e deri më sot, shikojmë se nëse individi ka një masë pensioni prej 17000 lekësh, do të marrë një shtesë prej 446 lekësh e tashmë masa do të shkojë 17446 lekë. Ndërsa një pension prej 20000 lekësh, duke u rritur shkon 20560 lekë, shtesa është 560 lekë të reja; ndërkohë një individ që ka një masë pensio

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania