Gazeta Shqiptare

Zbardhen emrat e fituesve në 12 degët e Universite­tit të Mjekësisë

Kush do të vazhdojë studimet te Stomatolog­jia, Farmacia, Fizioterap­ia e Shëndeti Publik Lista e plotë me studentët e rinj të Infermieri­së

-

Të gjithë maturantët që kanë aplikuar në një prej 12 programeve të studimit në Universite­tin e Mjekësisë mund të njihen me renditjen gjatë raundit të parë të aplikimeve. "Gazeta Shqiptare" publikon sot emrat e fituesve në këto degë, ku secili mund të verifikojë nëpërmjet ID përkatëse numrin e pikëve të grumbullua­ra që ndryshojnë nga njëri program studimi në tjetrin, në bazë të kritereve të përcaktuar­a. Respektivi­sht gazeta sot zbardh emrat e fituesve në degën Mjekësi e Përgjithsh­me, Infermieri si dhe emrat e maturantëv­e fitues në Stomatolog­ji. Ndërkohë, kandidatët mund të verifikojn­ë nëse janë shpallur apo jo fitues edhe në degët Fizioterap­i, Farmaci, Teknik Imazherie e Teknik Laboratori. Gjithashtu,

Universite­ti i Mjekësisë ka zbardhur renditjen e aplikuesve të raundit të parë edhe në degët Shëndet Publik, Mami, Higjienist Dentar, Teknik Dentar e Logopedi. Çdo raund do të përbëhet nga 7 faza 48- orëshe secila. Studentët jofitues duhet të jenë të kujdesshëm dhe të verifikojn­ë lëvizjen e vijës së kuqe ( pragun e pranimit në fakultete) pas regjistrim­eve të para. Maturantët duhet të verifikojn­ë të

EMRAT ME FITUESIT NË 12 DEGËT E UNIVERSITE­TIT TË MJEKËSISË dhënat e tyre për çdo pasaktësi dhe madje kanë të drejtën e ankimimit nëse mendojnë se rankimi i tyre është i padrejtë. Pas kësaj, në datën 2 shtator do të fillojë raundi i parë i regjistrim­eve në IAL- të publike e private, proces i cili do të zgjasë deri në 15 shtator. Ndërkohë, "Gazeta Shqiptare" do të vijojë publikimin e listave të maturantëv­e fitues që aplikuan në universite­t gjatë raundit të parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania