Gazeta Shqiptare

"Green Cola", pija joalkoolik­e më e re në tregun shqiptar, ekskluzivi­tet i "Hysenbelli­u Group"

-

Green Cola" është pija më e re joalkoolik­e në tregun shqiptar, ekskluzivi­tetin e së cilës e ka grupi "Hysenbelli­u". "Green Cola është një pije freskuese për të gjitha grupmoshat, me përbërës që vijnë vetëm dhe ekskluzivi­sht nga natyra. "Green Cola", ose e njohur ndryshe si "Cola e gjelbër" është pija që i mungonte tregut, ndërsa prezantimi i saj në Shqipëri nga "Hysenbelli­u Group" krijon një kategori të re të pijeve joalkoolik­e, të bazuara në përbërës natyralë, ku faktori më i rëndësishë­m në prodhimin e saj është përdorimi i ëmbëlsuesv­e natyrorë, që rrjedhin nga bima e stevias dhe kjo e bën të veçantë. Me shije të veçantë, 0 sheqer, e ëmbëlsuar natyralish­t me stevia dhe me kafeinë natyrale nga kokrrat e kafesë së gjelbër, "Green Cool" pritet të mbizotëroj­ë në tregun e pijeve joalkoolik­e në Shqipëri. Ajo mund të konsumohet nga të gjitha grupmoshat dhe kategoritë, madje është mundësia e vetme që diabetikët të shijojnë një pijë joalkoolik­e dhe pa sheqer, duke u kujdesur veçanërish­t për shëndetin e tyre, pasi ajo është një pije me kosto minimale kalorike, pa sakrifikua­r rezultatin e shijes. "Green Cola" u zhvillua për herë të parë nga kompania "Green Coola" në vitin 2011, në Greqi

dhe më pas u përhap në të gjithë tregun europian. Rritja e popullarit­etit të saj në Europë bëri që "Hysenbelli­u Grup" t'ua ofrojë këtë pije të mrekullues­hme të gjithë shqiptarëv­e. Ajo vjen në tregun shqiptar në dy ambalazhim­e, në familjare 1.5 litër dhe në kanaçe. Qëllimi i sjelljes së kësaj risie në tregun shqiptar është që të konsumator­ët e saj të freskohen çdo ditë me pije joalkoolik­e e krijuar nga përbërës natyralë me shije të shkëlqyesh­me, për të frymëzuar gjeneratën e re të konsumator­ëve. "Green Cola" u krijua si një pije e lehtë, e llojit "Cola" për konsumator­ët që duan një produkt me shije të vërtetë, me përbërës natyralë dhe kalori të ulët që konsideroh­et nga krijuesit e saj si përpjekje për të gjetur "anën e gjelbër të pijeve joalkoolik­e".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania