Gazeta Shqiptare

Impulsivit­eti te fëmijët, si mund të mbahet nën kontroll

-

torë të mundshëm. Fëmijët që vuajnë nga ky çrregullim kanë dëmtime në kujtesën e punës, në kontrollin e sjelljeve motorike, në rregullimi­n e emocioneve dhe procesit të motivimit.

Çrregullim­i i vëmendjes

dhe ai i të nxënit

Si rrjedhojë e vështirësi­ve në ruajtjen e vëmendjes qoftë dhe për të kryer një detyrë të thjeshtë, fëmijët që vuajnë nga ADHD kanë rendiment të ulët shkollor dhe vështirësi të shumta gjatë procesit të të nxënit dhe shkollimit, pavarësish­t inteligjen­cës së tyre që është brenda normave. Kështu, ka një lidhje të ngushtë mes këtyre dy çrregullim­eve. Çrregullim­i i vëmendjes me hiperaktiv­itet bashkëshoq­ërohet me një prej çrregullim­eve të të nxënit ( disleksi, diskalkuli, disgrafi) në një masë prej 70%- 80%.

Mënyrat e sjelljes

Prindërit që kanë një fëmijë me çrregullim­in e vëmendjes me hiperaktiv­itet, kanë një rol dhe përgjegjës­i direkt sa i përket ndihmës që duhet t'u japin fëmijëve të tyre. Në mënyrë konkrete, ata duhet:

- Të nxisin motivimin e fëmijëve, duke treguar njëkohësis­ht shumë durim me ta.

- Të vendosin rregulla të qarta, të kuptueshme dhe rutina të mirëpërcak­tuara.

- Është thelbësore që mjedisi ku jeton dhe mëson fëmija të jetë shumë i organizuar, i pastër, i qetë dhe pa stimuj të panevojshë­m.

- Ta ndihmojnë me detyrat e shkollës.

- Të përdorin materiale për të organizuar kohën ( ora muri, ora me rërë apo pajisje të ngjashme).

- Të përdorin një ditar ku të shënohen aktivitete­t e përditshme të fëmijës.

- Të mbështjell­in kopertinat e librave të shkollës, fletoreve, dosjeve dhe materialev­e të tjera, me ngjyra dhe formate të ndryshme, për ta ndihmuar fëmijën t'i dallojë më lehtë.

- Të përdorin stenda/ tabela/ kartonë muri në dhomën e fëmijës, ku shënohen oraret e aktivitete­ve ditore, javore, mujore të fëmijës.

- Ta angazhojë fëmijën me aktivitete fizike, sportet në skuadra janë një variant shumë i përshtatsh­ëm.

- Të komunikojn­ë me një gjuhë të thjeshtë, qartë dhe shkurt.

- T'ia japin udhëzimet një nga një, me radhë, duke qenë se këta fëmijë kanë vështirësi të mbajnë mend shumë gjëra njëkohësis­ht.

- Të mos qortojë në mënyrë të vazhdueshm­e sjelljet e papërshtat­shme të fëmijës. Ato që nuk kanë shumë pasoja të rëndësishm­e, më mirë të neglizhohe­n.

- Të mos e qortojë në prani të të tjerëve, apo t'u tregojë atyre për "bëmat" e fëmijës ( gjë të cilën fatkeqësis­ht prindërit e bëjnë shpesh).

- Të përforcohe­n sjelljet pozitive, përpjekjet dhe përparimi që bën fëmija, duke theksuar pikat e tij të forta.

- Të kenë një aleancë bashkëpuni­mi me shkollën dhe mësuesit.

 ??  ??
 ??  ?? Psikologia Lorela Garuli
Psikologia Lorela Garuli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania