Gazeta Shqiptare

YLLI MERJA: Receta e çajit bimor, që ndihmon në kurimin e psoriasis

Kujdes nga infeksione­t, acarimi i bajameve dhe tepria e duhanit

-

Psoriasis Vulgaris është një sëmundje kronike au toimune e lëkurës, që shkaktohet në vende të ndryshme të trupit si gjunjët, bërrylat, krahët, veshët dhe në pjesët e poshtme. Në fillim kjo shfaqet si një pullë e kuqe në kafe dhe hera- herës mbulohet nga një cipë e hollë e bardhë. Psoriasis ndiqet nga një model, që në një pjesë të kohës krijon acarime, irritime të lëkurës, kurse në një pjesë tjetër, ajo bie në qetësi. Praktikish­t, në stinën e vjeshtës dhe në dimër, kjo sëmundje qëndron e acaruar, ndërsa në verë e pranverë është më e qetë. Pra, psoriasis që ka lidhje me ndryshimin e shtypjes atmosferik­e dhe rritjen e lagështirë­s, përafrohet me shenjat e artritit reumatoid. Pra, edhe limiti i kësaj sëmundjeje përfundon në një artrit. Rreth 70% e njerëzve e zbulojnë këtë sëmundje nga mosha 20- 30 vjeç dhe pastaj mësohen të bashkëjeto­jnë me të derisa kjo sëmundje të përfundojë në një dhimbje kockash dhe kyçesh. Nëse njerëzit do të mundohen dhe të stresohen për shkaqet e sëmundjes dhe evolimin e mëtejshëm të saj, atëherë vetëm do të shtojnë sulmet që kjo sëmundje kryen mbi të sëmurin. Po kështu, kjo sëmundje nxitet edhe nga sëmundje infektive të ndryshme, acarim bajamesh, infeksion në rrugët urinare, plagosjet e lehta, prerjet e ndryshme, helmimet nga ushqimet, viruset apo bakteret ( qofshin këto në sistemin urinar, respirator), djegia e tepërt nga dielli, tepria në konsumimin e alkoolit dhe duhanit. Po kështu, ndikim negativ në shfaqjen e psoriasis ka edhe përdorimi i steroideve, antiinflam­atorëve të ndryshëm dhe betablloku­esit. Psoriasis Vulgaris është një sëmundje shumë e rrallë tek ata njerëz që dieta është e pakët në yndyrna, në ato vende ku vitamina D është brenda normës në organizëm dhe tek ata që vitamina B kompleks, E dhe mineralet janë brenda normave. Ndërkohë te personat e prekur nga kjo sëmundje, një dietë ditore me rreth 50% fruta perime e zarzavate tregon për një shkallë të ulët agresivite­ti të psoriasis. Përdorimi i fibrave të shumta dhe i antioksida­ntëve bën që sistemi i qarkullimi­t të gjakut, duke përfshirë edhe kapilarët, të kenë elasticite­tin e duhur, pra gjaku dhe oksigjeni të qarkullojn­ë lirshëm në të gjitha pjesët e trupit. Kështu, minimizohe­t së tepërmi efekti agresiv i psoriasis mbi lëkurën. Nëse pacienti lan trupin me ujë të pastër deti disa herë në ditë dhe qëndron në diell nga ora 8.00- 10.00 dhe nga 16.00- 18.00 ( orare ku rrezet UVB janë më pak shkatërrue­se për pjesën e sipërme të epidermës së lëkurës. Do të vëmë re se cipat e zbardhura dhe të plasaritur­a të lëkurës do të pastrohen plotësisht dhe në miniaturë do të ngelet vetëm një lëkurë e kuqe,

e brishtë dhe e hollë. Nëse këtë veprim i sëmuri e përsërit disa ditë me radhë, zona e sëmurë fillon të rigjeneroh­et. Pra, uji i pastër i detit, individit i siguron jo vetëm kripëra minerale, por edhe vitamina dhe antibiotik­ë që vetëm në këtë ujë gjenden.

Trajtimi me bimë

mjekësore

Në frenimin e përhapjes së psoriasis luajnë një rol të rëndësishë­m edhe disa bimë mjekësore, të cilat janë jo vetëm një burim i pazëvendës­ueshëm i kripërave minerale, por edhe i vitaminave të ndryshme si vitamina A, B, C, D, E dhe acide triperpeno­ike, acidi salicilik, kafeik, kripërat minerale të potasit të cilat riminerali­zojnë sipërfaqen e dëmtuar të lëkurës. Pra, zvogëlojnë sëmundjen dhe rigjeneroj­në lëkurën e dëmtuar. Rrënja e radhiqes është një burim i pasur vitaminash dhe kripërash minerale, pasi përmban acide organike dhe inulinën ( antibiotik që gjendet edhe tek hudhra). Edhe rrënja e çikores përmban kripëra të shumta minerale, që shërojnë lëkurën e dëmtuar e frenon përhapjen e psoriasis dhe zvogëlon maksimalis­ht efektet dëmtuese të psoriasit mbi qelizat e rregullta të lëkurës që ndodhen në kufi me cipën e përhimtë të psoriasit.

Prania e vitaminës C, K, inulina kanë veti të rigjeneroj­në lëkurën. Ndërkohë, lëvorja e shelgut të bardhë përdoret si një shpëlarës i lëkurës, pasi përmbajnë sasi të mjaftueshm­e të acidit salicilik. Gjithashtu, edhe lulja e kumakut është një bimë shumë efektive në kurimin e sëmundjes dhe në mbylljen e plagëve. Kështu, hidhni në një tenxhere 2 litra ujë dhe zieni në të për 2- 3 minuta: 2- 3 rrënjë çikoreje, 2- 3 rrënjë radhiqesh, 1 dorë lëvore shelgu, 1 lugë gjelle dëllinjë të kuqe ose të zezë e në valën e fundit shtoni 1 lugë gjelle pelinë të ëmbël, 1 dorë kalendul dhe 1 lugë gjelle rigon. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për rreth 15- 20 minuta. Me këtë çaj mund të lani 2 herë në ditë vatrat me psoriasis dhe mund të pini 2 gota në ditë, po nga ky çaj. Efektet kurative të kësaj përgatitje­je duken brenda javës së parë. Është mirë që pasi të jetë tharë çaji, të vendosni mbi plagët e psoriasis edhe kremin e përgatitur me esencat e ekstraktet e bimëve të sipërpërme­ndura të lidhura me dyllin e bletës.

 ??  ??
 ??  ?? Mjeku popullor Ylli Merja
Mjeku popullor Ylli Merja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania