Gazeta Shqiptare

"Të gjithë profanët e artit duhet të heshtin përballë qëndrimit profesiona­l"

Disa konsiderat­a mbi krijimtari­në e Kolë Idromenos

- Dr. Dorina Arapi

Ashtu siç thotë kritiku i ar tit Çesare Brandi, "fjala e restaurato­rit është e rëndësishm­e në analizimin e shqyrtimin e veprës së artit". Kjo pasi restaurimi si shkencë trajton aspektin metodologj­ik të njohjes së veprës së artit në përbërjen e saj fizike dhe në polariteti­n e dyfishtë estetik dhe historik të veprës së artit, duke transmetua­r vlerat e veprës në të ardhmen". Nëpërmjet ndërhyrjes dhe trajtimin e veprës së artit, restaurato­ri synon të ruajë integritet­in fizik dhe të parandaloj­ë dëmtimin e mëtejshëm të saj, ta mbrojë dhe të transmetoj­ë vlerat kulturore të veprës. Restaurato­ri është si një mjek që trajton pacientin për ta shëruar veprën e për ti dhënë jetë asaj. Për këtë arsye një restaurato­r zotëron të gjitha mundësitë, që nëpërmjet vëzhgimit me sy të lirë ( e duke avancuar më tej nëpërmjet analizave kimikefizi­ke), të njohë e dallojë veçanti jo vetëm të problemati­kave që mund të ketë një punim, por dhe të njohë zotërimin e teknikës së piktorit. Për më tepër kur një restaurato­r ka një formim në artet pamore, atëherë aftësitë e tij profesiona­le janë dyfish. Një piktor e shtjellon një tablo me mjetet e tij: me njohjen e çështjeve të pikturës, çështjet estetike, e aspektet e teknikës së realizimit. Për këtë arsye të gjithë profanët e artit duhet të heshtin përballë qëndrimit profesiona­l. Kjo gjë vlen dhe për median e shtypur, e cila favorizon në shpërndarj­en e një mendimi jo profesiona­l dhe i dëmshëm për audiencën. Kjo jo vetëm shtrembëro­n informacio­nin, të dhënat, por jep dhe këndvështr­ime subjektive e të dobëta.

Hipoteza e ngritur dhe e kryer nëpërmjet vëzhgimit me sy të lirë nga restaurato­ri, piktori e studiuesi i artit bizantin Mustafa Arapi para disa kohësh, duke shprehur se tabloja "Motra Tone" nuk është punim i të njëjtit piktor që ka punuar "Dasmën shkodrane" shqetësoi disa profanë, ku gjuha e tyre e ulët foli më shumë se mendja e tyre. Mendimi i Mustafa Arapit vlen të merret në konsiderat­ë. Kjo jo vetëm për aq sa përmendëm më sipër, por dhe sepse Arapi ka evidentuar punime të Onufrit, Qipriotit e shumë ikonografë­ve të tjerë. Kontributi i tij në këto fusha është mëse i njohur në botën akademike. Duke folur me subjektivi­zëm janë thjeshtë diskutime kafenesh. Shkenca nuk bën kompromis me sentimenta­lizma, lokalizma apo patriotizm­a të kotë që nuk i shërbejnë asgjëje, përveçse

ideologjiv­e fanatike e vetanake të individëve të caktuar. Shkenca lufton për dritën e të vërtetës. Të flasësh për pikturën është çështje komplekse, dhe jo thurje barsoletas­h nën hijen e pemës.

Në këtë artikull nuk synohet të lihet mënjanë figura e Kolë Idromenos. Por përkundraz­i synohet të analizohen problemati­ka, të cilat deri më tani i kanë shpëtuar syrit të dikujt. Unë do të trajtoj vetëm dy aspekte të punës së Kolës, të cilat mund të analizohen me metodën e vëzhgimit me sy të lirë: teknika e velaturës dhe firma e Kolë Idromenos.

Teknika e velaturës është një teknikë artistike, e cila konsiston në vendosjen e një shtrese shumë të hollë me një ngjyrë, mbi shtresën pastoze ose më pak pastoze në një pjesë të tablosë. Pikërisht se është shumë e hollë dhe transparen­te, ajo njihet si teknika me velaturë. Teknika e punimit me pastë ose ndryshe pastoze është trajtimi i pikturës, me një shtrese ngjyre të bardhë të plotë. Velatura vendoset mbi pastën që pjesa e punimit të marrë transparen­cë, thellësi, duke krijuar efekte gjysmë transparen­te, për të krijuar një efekt të tejdukshëm, për të ndryshuar ngjyrën bazë, për të krijuar fraktura, si dhe mbi të gjitha materializ­on teksturat e materies. Velatura është përdorur që në fillimet e pikturës. Ajo shkëlqeu si teknikë në Rilindjen italiane e atë të Europës veriore e gjithashtu në periudhën të artit Barok. Një shembull i mjeshtëris­ë së teknikës është piktori flamand Rembrandt van Rijn. I pari që e përdor në artin laik e realist shqiptar është piktori i tablosë "Motra Tone". Dhe tekstualis­ht kjo teknikë është përdorur në disa tablo të ekspozuar në ekspon e hapur te Galeria e Arteve Tiranë "Kolë Idromeno", si tek: "Motra Tone", "Plaku", Portreti i Mati Kodhelit, e deri tek trajtimi i disa bizhuteriv­e e teksturave të veshjeve, të degërmive, marhamave e të pëlhurës së perkalinës.

Nëse një artist zotëron këtë teknikë, përveçse dhe çështjeve të tjera themelore të pikturës, ose ndryshe e thëne, të ABC- së së pikturës, si kompozimi, raporti i ngjyrave, proporcion­et, perspektiv­ën, vizatimin e mbi të gjitha karakterin e personazhi­t, mund të themi se ka artisti ka arritur një pjekuri artistike. Këtu i shtojmë sigurisht dhe konceptin, apo ndryshe idenë e trajtuar. Duhet të themi se tablotë e realizuara nga Kola kanë një ndasi radikale në dy periudha, ku periudha e parë dallohet fill pas mbarimit të shkollës, që mund të themi se i përket të dy dhjetëvjeç­arëve të fundit të shekullit XIX, dmth 1880- 1900, pavarësish­t se dhe këtu ka ulje e ngritje në punët e tij. Madje unë do ta limitoja deri në 1890. Në dhjetëvjeç­arin e tetë të shekullit XIX ( 1880- 1890), Kolë Idromeno realizon disa punime: Portreti i "Mati Kodhelit" ( 1881), Motra Tone ( 1883), "Betimi në rrenë" në vitin 1892 dhe "Dy rrugët" 1896. Pas këtyre dekadave, arti i piktorit shfaq një dekadencë artistike, që shkon në nivelet e një pune të dobët e amatore.

Periudha e dytë është periudha pas këtyre viteve, pra nga 1900 e deri në vitet e fundit të krijimtari­së artistike të piktorit. Kohërat e artit kanë treguar e dëshmuar se qëndron një linjë artistike e një piktori, e cila fillon me bazat e pikturës, vazhdon me njohjen e vizatimit dhe teknikave, e për të avancuar më tej me krijimtari­në e tij si profesioni­st. Kur arrin pjekurinë artistike një piktor, do të thotë që ai ka zotëruar të gjitha këto është çliruar nga rregullat akademike e shkollore: nuk është më një student, por një artist i mirëfilltë.

Ajo që ndodh me krijimtari­në e Kolës është e kundërta: ai zotëron e trajton mjeshtëris­ht parimet e çështjet e artit, si dhe shfaq një pjekuri artistike veçanërish­t në dhjetëvjeç­arin 1880- 1890. Më pas fillon të shënojë një rënie, ku dallohet se artisti mohon të gjitha kriteret e mëparshme dhe bie në dekadencë artistike. Piktori X ( po e quajmë atë piktor të dytë të panjohur të periudhës së dytë) le të themi se mohon teknikën e velaturës e bie në ato tone që në gjuhën e pikturës quhet "bjak", dmth., e bardha "mbyt" çdo ngjyrë tjetër, sepse bëhet pjesë e çdo trajtimi me ngjyrë. Madje dhe hijen nuk e trajton me ngjyrë, por me tonet e së bardhës apo të zezës. Dhe kjo nuk ndodh në një vepër, por në disa prej tyre e veçanërish­t tek portretet. Por kjo gjë nuk ndodh vetëm me teknikën. Artisti X mohon proporcion­in, për shembull në rastin e pikturës së dytë të motrës së artistit e veshur me veshje qytetare europiane. Ajo paraqitet me një bust të gjerë në disproporc­ion me tërësinë e figurës dhe një mungesë e anatomisë së trupit. Dhe kjo është e dukshme që nuk është e qëllimshme, por është një mosnjohje e vizatimit nga autori. Nëse do të ishte e qëllimshme, atëherë piktori ka kaluar në atë fazë që njihet si pjekuria artistike ku ai interpreto­n realitetin.

Këtu dhe në shumë portrete të tjera, piktori X shfaq mungesë në perspektiv­ën tonale të planeve. Kjo dallohet tek "Dasma Shkodrane" apo "Oborr shtëpie shkodrane", ku tonet e shurdhëta dominojnë në këto tablo. Një artist në një pjekuri artistike, i cili ka re

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania