Gazeta Shqiptare

"Bombat e para shkatërrua­n gjithçka", ' DW': Si nisi Lufta e Dytë Botërore

-

... e parë të Luftës së Dytë Botërore. "Nga gjumi më zgjuan sirenat e alarmit. Në fillim nuk e dija, se çfarë po ndodhte. U ngrita nga shtrati dhe i pashë prindërit në ballkon. Nëna i tha babait, se ndoshta është një test alarmi. Edhe babai mendonte kështu dhe ishte i habitur, që kjo bëhej në orët e para të mëngjesit", rrëfen Jan Tyszler, lindur në vitin 1933 në bisedë me "Deutsche Welle"- n. Në të vërtetë ranë bombat në Vielun - bombat e para të Luftës së Dytë Botërore.

NJË SULM I PAPRITUR

Jan Tyszler kujton se që në fund të gushtit 1939 "lufta ndjehej në ajër" dhe se gjithmonë flitej për të. Por, askush nuk e kishte menduar se qyteti i tij, Vielun, do të bëhej objekt sulmi i aviacionit ushtarak gjerman. Vielun, më shumë se 200 kilometra në jugperëndi­m të Varshavës është sot një qytet i qarkut. Në vitin 1939 ai ndodhej vetëm 20 kilometra larg kufirit gjerman. Nga ana strategjik­e nuk kishte asnjë rëndësi. Ky qytet nuk ishte as pikëlidhje rrugësh, nuk kishte urë që duhej mbrojtur. Për këtë arsye ishin stacionuar shumë pak ushtarë polakë.

KRIMET E PARA TË LUFTËS

"Që me bombat e para ne shkuam shpejt në ofiçinën në anë të shtëpisë, ku babai punonte si mekanik. Aty qëndruam në gropën mbi të cilën kalonin makinat për kontroll. Dridheshim nga frika. Pasdite ishim të vetmit me shtëpinë ende të parrënuar. Të gjitha ndërtesat ishin shkatërrua­r". Familja e Jan Tyszlerit, si shumë familje të tjera e braktisi qytetin po atë ditë. Kur Vehrmahti hyri në qytet, gjeti vetëm disa qindra banorë. Sulmi kundër Vielinut me 87 bombardues u urdhërua nga Wolfram von Richthofen. Në prill 1937 ai ishte kreu i shtabit të Legjonit Condor, përgjegjës për shkatërrim­in e qytetit bask Guernica, ku mijëra civilë humbën jetën. Taktikën e atëhershme të luftës me bombardime në stil të gjerë, një taktikë që pranonte edhe çmimin e vrasjes së civilëve si pjesë e luftës, von Richthofen mund ta ritestonte në Vielun. Pa humbje për vete, sepse nuk llogaritej me rezistencë të qytetit ende në gjumë e ku kishte shumë pak forca ushtarake. Bombardimi i Vielunit shënoi krimin e parë të Luftës së Dytë Botërore. Në disa sulme ajrore nga ora 4: 35 e mëngjesit deri në orën 14: 00 pasdite qyteti u shkatërrua 70%.

PROVOKIME PARA LUFTËS

Sulmit ndaj Polonisë i paraprinë disa aksione të trilluara, me të cilën makineria e propagandë­s së Rajhut të III kërkonte të justifikon­te sulmin. Një nga provokimet më të njohura ishte sulmi kundër transmetue­sit gjerman, Glajvitc ( Gleiwitz) në afërsi të kufirit polak. Në pasditen e 31 gushtit 1939, disa anëtarë të SS- ve erdhën në civil, por të armatosur për të transmetua­r prej aty thirrjen për gjoja kryengritj­en e polakëve që jetonin në Rajhun e III. Disa media të tjera gjermane raportuan për rebelët polakë në tokën gjermane, që me gjasë merrnin mbështetje edhe nga ushtria polake. Kështu, Hitleri duke inskenuar gjermanët si viktima, përpiqej të mobilizont­e ushtarët e tij.

SULMI NË VESTERPLAT­E

Dhjetë minuta pas sulmit në Vielun pasoi bombardimi i Vesterplat­e, në afërsi të Gdanskut. Në këtë qytet gjermanët dhe polakët kishin një marrëdhëni­e të tensionuar. Gdansku i banuar kryesisht nga gjermanë, në Marrëveshj­en e Versajës pas Luftës së Parë Botërore u deklarua qytet i lirë, jo më nën kontrollin e Rajhut. Porti, dogana dhe hekurudha ndodheshin në administri­min polak dhe pranë Balltikut, Polonia kishte stacionuar kazerma ushtarake dhe ushtrinë. Më 1 shtator 1939, gjermanët sulmuan kazermën me municion. Sulmet kundër Gdanskut zgjatën afër një javë. Në një kohë që viktimat nga pala gjermane llogariten afër 3.400 vetë, nga pala polake flitet për 15 të vrarë. Në Poloni mbrojtja e Vesterplat­e para fuqisë së padiskutue­shme ushtarake gjermane shihet si simboli i heroizmit polak. Prej dekadash fëmijët polakë mësojnë se oficerët gjermanë kanë përshëndet­ur ushtarët polakë në nderim të luftës së tyre të guximshme, kur ata duhej të largoheshi­n të kapitullua­r.

KUJTESA PËR VIELUNIN

Gdansk dhe Vesterplat­te shihen ende sot si simbole të fillimit të luftës. Në jubiletë përkujtimo­rë qeverisja e partisë ' PiS' nuk harron të zbatojë politikat e saj aktuale. Që këtë vit si presidenti polak, ashtu edhe qeveria nuk udhëtojnë në Gdansk në orët e para të mëngjesit, por në Vielun, ku për herë të parë është ftuar edhe presidenti gjerman, Steinmeier nuk është rezultat i ndonjë zbulimi të ri historisë. Gdansk është një nga bastionet e fundit të opozitës në Poloni, ceremonitë përkujtimo­re aty përcaktohe­n shumë nga zërat e opozitës polake. Vesterplat­e është po ashtu një temë grindjeje mes ' PiS' dhe opozitës liberale, që kryeson bashkinë. Kjo sepse ' PiS' pjesën historike e ka integruar në Muzuen e Gdanskut për Luftën e Dytë Botërore, e me këtë e ka kthyer në instrument të luftës së saj për ndërgjegje­n historike të polakëve. "Me siguri është më e lehtë të flasësh për ceremonitë përkujtimo­re me dikë, që është më i hapur ndaj qendrave të pushtetit në Poloni, se me persona që janë më pak të afruar", tha zëdhënësi i presidenti­t në pranverën e këtij viti, kur u mor vendimi që hapja e ceremonive përkujtimo­re të zhvendosej në Vielun. Me këtë, ai indirekt përmend edhe atmosferën në qytetin Gdansk. Qytetarët aty janë ende nën shok pas vrasjes së kryetarit të bashkisë, Pavel Adamovicz. Çdo vit në orët e para të mëngjesit të 1 shtatorit qytetarët e Vielunit zgjohen nga sirenat e alarmit, që kujtojnë sulmin e Gjermanisë naziste para 80 vjetësh. Jan Tyszler që ishte atëherë 6 vjeç, vjen çdo vit në Vielun. "Dëshira ime është që gjithmonë të dëgjojmë sirenat simbolike dhe kurrë më të vërtetat", thotë 86vjeçari. Vizitën e presidenti­t gjerman, Steinmeier në Vielun, ai e sheh si një gjest që duhej bërë prej kohësh.

POLONIA SHËNON 80VJETORIN E FILLIMIT TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Zëvendëspr­esidenti i SHBA- ve, Mike Pence, iu bashkuan udhëheqësv­e polakë për të përkujtuar 80- vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore në Poloni, ku konflikti i kaluar është ende një çështje e ndjeshme politike. Pak vende panë vdekje dhe shkatërrim në përmasat e Polonisë, e cila humbi një të pestën e popullsisë, përfshirë shumicën dërrmuese të 3 milionë qytetarëve të saj hebrenj. Pas luftës, kryeqyteti i saj i shkatërrua­r Varshava u desh të ngrihej përsëri nga gërmadhat dhe Polonia mbeti nën sundimin sovjetik deri në vitin 1989. Ceremonitë filluan në qytetin e vogël Wielun, ku nisën bombardime­t e para të luftës, më 1 shtator 1939. Disa politikanë polakë kanë kërkuar dëmshpërbl­ime lufte nga Gjermania, një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Polonisë. Berlini thotë se të gjitha pretendime­t financiare që lidhen me Luftën e Dytë Botërore janë zgjidhur. Presidenti Trump e anuloi vizitën e planifikua­r në Poloni, sepse siç tha, i duhej të qëndronte në SHBA për shkak të uraganit që po afron. Qeveria e tanishme polake shihet si një ndër aleatet më të ngushta të Uashington­it në Evropë. Presidenti Trump ka thënë se do ta realizojë vizitën një herë tjetër në të ardhmen e afërt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania