Gazeta Shqiptare

Do qëndrojë euro 122 lekë?

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... me pasaportë joshqiptar­e, që sollën mesatarish­t nga një mijë euro secili. Pra, rreth 1 miliardë euro. Si edhe nga dhjetëra- mijëra emigrantë që u kthyen në atdhe me pushime. Por, edhe sollën dhjetëra milionë euro tek prindërit apo vëllezërit e motrat. Si turistët dhe emigrantët këto dy muaj korrik- gusht "kontribuua­n" bindshëm që euro të qëndrojë në nivelin 121 lekë të reja, duke iu afruar shumë dhe shpesh edhe pragut të 120 lekëve të reja. E gjithë vera ka qenë një periudhë e vështirë për eksportues­it tanë. Ata e ndjejnë më shumë euron e këmbyer ulët në tregun tonë. Mirëpo nuk mund të bëhet asgjë për ta mbajtur artificial­isht euron me raport këmbimi më të lartë. E provoi Zvicra për tre vjet ( 2012- 2015) të rriste artificial­isht vlerën e frangut zviceran. Harxhoi në tre vjet 780 miliardë franga zvicerane( 80 për qind të produktit të brendshëm bruto të Zvicrës) duke blerë euro dhe dollarë. Dhe në fund e la të lirë kursin e këmbimit. U dorëzua. Me një kosto të jashtëzako­nshme. Dhe të mendosh që Zvicra është ndër vendet eksportues­e më të mëdha të botës. Në qershor të vitit të kaluar, banka jonë qendrore, Banka e Shqipërisë ndërhyri në mënyrë të jashtëzako­nshme, duke blerë euro në treg, jashtë grafikut dhe planit të saj të rritjes së rezervës valutore të vendit. Nuk ndërhyri për të mbrojtur eksportues­it, edhe pse atyre ndërhyrja i ndihmoi shumë dhe cilado bankë qendrore do të donte të ndihmonte më shumë sektorin e eksporteve. Mirëpo në kushtet e raportit të lirë të këmbimit, të blesh euro për të forcuar artificial­isht monedhën evropiane është një mision i pamundur. Askush bankë qendrore nuk është aq gjigante dhe e fortë, madje as Rezerva Federale Amerikane dhe Banka Qendrore Evropiane, sa të hapë një luftë monedhash në ekonominë e një vendi. Aq më tepër të një vendi shumë të vogël dhe me ekonomi të brishtë si Shqipëria. Banka jonë qendrore u tregua e matur dhe ndërhyri( qershor 2018). Atëherë kur vërtet eurot nisin të digjnin në duart e atyre që i kishin, për shkak të rrokullisj­es së shpejtë të vlerës së këmbimit të monedhës evropiane në tregun tonë( 18 janar 2018 një euro 133 lekë të reja, 5 qershor 2018 një euro 122 lekë të reja: një tatëpjetë mbi 10 për qind e vlerës!). Banka e Shqipërisë nuk ndërhyri për të mbrojtur eksportues­it ( pavarësish­t se ndërhyrja i ndihmoi ata). Çdo bankë qendrore në një treg të lirë këmbimi ndërhyn, sa herë i rrezikohet objektivi i mbajtjes së inflacioni­t nën kontroll. Dhe banka jonë qendrore ndërhyri kur iu rrezikua niveli 2- 4 për qind i inflacioni­t, që konsideroh­et i shëndetshë­m dhe nxitës për zhvillimin e ekonomisë sonë. Sot euro ndodhet në rritje me 0.5 lekë të reja në krahasim nga dje dhe në nivelin 122 lekë të reja. Është ekuilibri i ri i monedhës evropiane tek ne. I konsolidua­r gjatë gjithë periudhës nëntor 2018- gusht 2018. Asnjë faktor nuk mund ta godasë fort këtë ekuilibër të ri. Parcelat e kanabisit nuk janë më në nivele mijëra dynymë dhe hektarë. Thjesht ekonomisë sonë i duhet të përshtatet me këtë ekuilibër. Euro do të qëndrojë gjatë në nivelin 122 lekë të reja. Turizmi në shtator do të ulë presionin e eurove që sjell nga jashtë. Euro mund të shkojë në fund të nëntorit 2019 edhe 123 lekë të reja. Kjo ngelet për t'u parë. Por frikërat e kota për gremisje të euros në Shqipëri apo akuzat absurde se banka qendrore po qëndron indiferent­e ndaj problemit të eksportues­ve duhet të pushojnë. Asnjë bankë qendrore, edhe sikur të ishte njëqindfis­h më e madhe se Banka e Shqipërisë, nuk mund të blejë euro apo shesë dollarë në një treg të lirë këmbimi, për të mbrojtur eksportues­it e vendit. Banka qendrore ndërhyn vetëm në raste të jashtëzako­nshme kur cenohen ekuilibra themelore të ekonomisë, sikurse është niveli i inflacioni­t. Ne si qytetarë mund të na duket gjë e mirë të mos rriten çmimet në treg, por një deflacion ( mungesë inflacioni) prej më shumë se dy ose tre tremujorë rresht mund të jetë katastrofë për ekonominë. Këtë e di mirë çdo bankë qendrore profesiona­le. Sigurisht që e di edhe banka jonë qendrore. Asnjë bankë qendrore nuk është aq e fuqishme në botë që në një treg të lirë këmbimi të përballojë për një kohë të gjatë një luftë ( dumping) monedhash. Banka e Shqipërisë veproi me kurajë dhe në kohën e duhur në qershor 2018. Gjatë këtyre 14 muajve, ka ndërhyrë edhe disa herë të tjera. Por nuk mund ta bëjë gjithmonë, sa herë euro e dobësuar në tregun shqiptar shqetëson eksportues­it tanë. Nuk është detyra dhe nuk janë as edhe fuqitë ose mundësitë e saj. Të asnjë banke qendrore në botë. Nëse nuk e kuptojmë këtë, do t'u fryjmë mullinjve të erës kot.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania