Gazeta Shqiptare

Kukësi tërbohet me gjyqtarin, Bylisi ' shkërmoq' Skënderbeu­n

Në Korçë ndodh çudia! Bylisi gjen fitoren e parë ndaj bardhekuqv­e që kishin 6 pikë në dy javë. Rezultati 3- 0 flet vetë Laçi merr barazimin, gjyqtari nuk i jep penallti ekipit të Duros

- JAVA E 3- TË Të shtunën Të dielën

Ka përfunduar në bara zim 1- 1 sfida mes Kukësit dhe Laçit, takim që u vendos nga dy gola në pjesën e dytë të sfidës. Me këtë rezultat, verilindor­ët ngjiten në kuotën e 7 pikëve, po sa edhe Tirana e Teuta, ndërsa kurbinasit siguruar pikën e parë në këtë kampionat. Pjesa e parë nuk ka dhuruar emocione të mëdha, me dy skuadra që janë shfaqur të kujdesshme, ndonëse kanë qenë të besuarit e Duros, ata që kanë pasur iniciativë­n. Momenti më kulmor në këtë pjesë ka qenë minuta e 18- të, kur Rroca pengohet në zonë nga Xhixha. Kuksianët pretendojn­ë një 11- metërsh, por nuk është i këtij mendimi kryesori Shahinaj, që vijon lojën mes protestave të verilindor­ëve. 45 minutat e dyta kanë qenë krejt tjetër gjë dhe kjo falë golit të shpejtë të kurbinasve. Minuta e 51- të dhe Nuabeuze do të shënojë një gol mjaft të bukur nga distanca. Nigeriani do të kontrolloj­ë topin dhe do të përfitojë nga hapësira e dyshes Teqja- Obanor, për të thyer Avdylin me një goditje rrafsh me tokën. Kukësi nuk pajtohet me këtë rezultat dhe nis ofensivën. Vetëm 2 minuta më pas Vasil Shkurtaj shpërdoron në mënyrë të pabesueshm­e një rast ideal goli, ku ndonëse i vetëm dhe fare pranë portës, nuk e godet topin me kokë, por me shpatull duke e nxjerrë sipër traut të Stazhillës. 10 minuta më pas Ethemi gjen Mustën, por Stazhilla ndal elbasanasi­n, ndërsa Daku gjen vetëm rrjetën e jashtme pas një kontrolli të mirë në zonë. Minutat ikin dhe krubinasit ia dalin të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur nga çdo mundësi për të vonuar lojën, çka ka efekt negativ te lojtarët e Kukësit, që humbasin qetësinë para zonës bardhezi. Gjithsesi, vuajtjet e skuadrës së Duros marrin fund në minutën e 87- të, kur Emiliano Musta kalibron të majtën duke e lënë të palëvizur Stazhillën me një goditje të rreptë nga jashtë zonës. Pavarësish­t sulmeve finale të nënkampion­ëve, rezultati do të mbetet 1- 1. Kukësi ndalet për herë të parë pas dy fitoresh dhe ngjitet në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Tirana e Teuta, ndërsa Laçi merr pikën e parë në këtë kampi

SKËNDERBEU TRONDITET

Bylisi ka shkërmoqur Skënderbeu­n me rezultatin 3- 0, në përballjen e zhvilluar në Korçë. Dominim absolut i skuadrës ballshiote, që arriti t'i jepte një leksion futbolli skuadrës së Ilir Dajës. Ishte

Vllaznia - Tirana

Teuta - Luftëtari

Kukësi - Laçi

Partizani - Flamurtari

0- 2

3- 1

1- 0

Skënderbeu - Bylis 0- 3

futbollist­i Peposhi, ai që hapi serinë e golave në minutën e 11- të duke goditur saktë nga brenda zonës, pas asistit të Muratajt. Miqtë nuk u mjaftuan më një gol në fragmentin e parë të lojës, teksa në sekondat e fundit, ish- sulmuesi i Skënderbeu­t, Guindo, ndëshkon korçarët duke shënuar me kokë. Skuadra e Dovedan shkon në dhomat e zhveshjes në avantazhin e 2 golave. Kur u mendua se pjesa e dytë do të fliste për bardhekuqt­ë, Bylisi i surprizon të gjithë, duke shënuar edhe golin e tretë me anë të portierit Hidi, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë triumf skuadra ballshiote u ngjit në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Skënderbeu mbetet në kuotën e 6 pikëve. Në javën e katërt, Skënderbeu do të ndeshet ndaj Tiranës në transfertë, ndërkohë që Bylisi pret Kukësin në "Adush Muça.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania