Gazeta Shqiptare

Debati për luftën, sherr në Kuvend mes socialistë­ve dhe ballistëve

Alimadhi: Do ta hamë ndonjë ' pulë', por do ju lëmë ndonjë ' kockë'

-

Sesioni i ri parlamenta­r që nisi dje përkon ndër të tjera edhe me festimet për 75- vjetorin e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi- fashistë. Për këtë qëllim, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa e cilësoi si të lavdishme këtë luftë, ftoi deputetët e të gjitha grupeve parlamenta­re që të bëhen pjesë e të gjitha aktivitete­ve që do organizohe­n në nderim të ngjarjeve dhe kontributi­t që dha ushtria nacionalçl­irimtare për çlirimin e vendit nga pushtuesit. "Sesioni që po nisim sot përkon edhe me kremtimin e 75- vjetorit të çlirimit të atdheut, ngjarja monumental­e e historisë tonë kombëtare. Çlirimi Shqipërisë është një meritë e ushtrisë dhe Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare. Pa këtë luftë ndjenjat dhe rezistenca shqiptare do të ishte eliminuar nga bisha nazifashis­te. Lufta jonë nacionalçl­irimtare nuk u fitua me përplasje idesh, por u fitua me përplasje të përgjakshm­e, ku ushtria jonë nacionalçl­irimtare luftoi denjësisht në krah të ushtrisë së kuqe, asaj amerikane, britanike dhe franceze. Ishte kjo luftë që e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë. Me këtë rast ju bëj thirrje ju të gjithëve ju kolegë deputetë që të merrni pjesë në aktivitete­t në përkujtimi­t të ngjarjeve të luftës, në përpjekje për çlirimin e gjithë territorit të vendit", - tha kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në fjalën e tij. Por, kjo ftesë ka shkaktuar debate në sallë, ku përfaqësue­s të opozitës e kanë konsiderua­r këtë ftesë si një provokim që u bëhet atyre mijëra- mijëra shqiptarëv­e dhe familjeve të tyre, cilat u vranë dhe përndoqën gjatë luftës dhe më pas edhe nga regjimi komunist. Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, duke folur në emër të grupit parlamenta­r të partive të djathta tha se lufta nacionalçl­irimtare ishte vëllavrasë­se, ndaj dhe nuk mund të quhet kurrsesi e lavdishme. "Kryetari i Kuvendit përmendi 75

vjetorin e çlirimit. Po ku shkojmë ne shqiptarët? Po sa e çuditshme është! Po e kuptoni more që kjo Shqipëri kullon gjak shqiptarës­h?! Po a e kuptoni që janë vrarë 6 mijë shqiptarë, po si mundet të quhet e lavdishme, po çfarë bëhet kështu?! Kryetari i Ku

vendit na fton ne që të shkojmë te baballarët e tyre që na kanë vrarë njerëzit tanë? E çfarë duhet të bëjmë ne?", - tha Alimadhi në reagimin e tij. Më tej ai akuzoi dy forcat kryesore politike se i ka bashkuar 5 Maji ( Dita e Dëshmorëve), ndërsa i ftoi ato që të

LUFTA

"Kryetari i Kuvendit përmendi 75- vjetorin e çlirimit. Po ku shkojmë ne shqiptarët? Po sa e çuditshme është! Po e kuptoni more që kjo Shqipëri kullon gjak shqiptarës­h? Po a e kuptoni që janë vrarë 6 mijë shqiptarë, po si mundet të quhet e lavdishme?! Po çfarë bëhet kështu?! Kryetari i Kuvendit na fton ne që të shkojmë te baballarët e tyre, që na kanë vrarë njerëzit tanë! E çfarë duhet të bëjmë ne?", - tha Alimadhi.

bashkojnë votat për të riparë historinë. "Ju të dy krahët politikë ju ka bashkuar 5 Maji. Largohuni, se po e mbani të përçarë këtë vend. Shkoj në kafene dhe më thonë që çfarë kryetar është ky, kryetar i pulave, kryetar i bashkëpunë­torëve. Ore kështu do ta ori

entojmë këtë shoqëri, ore e kuptoni ku po e çoni këtë shoqëri?! Ne jemi vrarë, ne jemi pushkatuar, ne jemi burgosur, ne jemi internuar, jemi përbuzur padrejtësi­sht, por po ju kërkoj një nder nëse keni besë shqiptari, a ka mundësi të ndërmarrim një nismë për historinë? Ku do shkojmë ne shqiptarët, a do t'i japim dorën ne njëri- tjetrit? Kush u vra për këtë bashkim, kush u vra për këtë Kosovë, kush u vra për trevat shqiptare? Pa Kosovë e Çamëri, nuk ka Shqipëri ka thënë Balli Kombëtar. Po mirë more zotërinj, ju do i fitoni të

gjitha të drejtat me padrejtësi­të tuaja", - u shpreh Aliamdhi. Ndërkohë që nuk kanë munguar as ndërhyrjet nga salla të deputetëve socialistë, të cilët i kanë thënë "ik shko ha ndonjë pulë". "Do ta hamë ndonjë pulë, do ta hamë por do ta japim edhe ty ndonjë kockë. Pra, kur edhe flet seriozisht, ju prapa talleni", - iu përgjigj Alimadhi. Ai solli në vëmendje edhe debatin e para disa ditëve me deputetin Spartak Braho, ndërsa e konsideroi atë një tregues të nivelit në të cilin gjendet sot Kuvendi i Shqipërisë.

 ??  ?? Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi
Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania