Gazeta Shqiptare

Ruçi: Shpëtuam nga kaosi, Kushtetuta u rezistoi aventurave

Nis sesioni i ri parlamenta­r, përfshihen në kalendar dekretet e presidenti­t Kryeparlam­entari iu përgjigj Metës: Kuvendi, legjitim

-

Ka nisur dje pasdite se sioni i ri parlamenta­r dhe bashkë me të, edhe sezoni i ri politik. Seanca e parë plenare është hapur me fjalën e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili duke iu referuar sesionit të shkuar parlamenta­r dhe përplasjes së fortë politike, theksoi se si asnjëherë në historinë e pluralizmi­t, Kushtetuta u rezistoi aventurave, duke shpëtuar sistemin demokratik të Shqipërisë nga anarkia dhe kaosi. "Kuvendi përballoi me dinjitet sfida të jashtëzako­nshme dhe unike. Demokracia liberale si asnjëherë gjatë tri dekadave u provua si demokraci kushtetues­e dhe vetë konstituci­onalizmi si tendencë solide e saj. Si asnjëherë në historinë e pluralizmi­t, Kushtetuta u rezistoi aventurave duke shpëtuar kështu sistemin demokratik të Shqipërisë nga anarkia dhe kaosi. Rreth 70% e mandateve të atyre që u larguan janë zëvendësua­r shumë shpejt nga deputetët e rinj të opozitës, gjë që ndihmoi në rikthimin e normalitet­it dhe legjitimit­etit të Kuvendit", - tha kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në fjalën e tij. Ai u është përgjigjur edhe deklaratav­e të Presidenti­t të Republikës dhe opozitës, të cilët e konsideroj­në Kuvendin jolegjitim. Sipas Ruçit, Kuvendi është plotësisht legjitim dhe funksional dhe ka mandatet e duhura për të miratuar çdo ligj. "Me gjithë vështirësi­të që u shkaktuan me lënien e mandateve nga opozita, kjo gjë nuk pengoi produktivi­tetin e Kuvendit. Kuvendi fillon këtë sesion si funksional me kuorum kushtetues, me shumicë të kualifikua­r për të miratuar çdo akt ligjor", - u shpreh Ruçi. Më tej, ai u ndal edhe te prioritet dhe pikat kyçe ku do të bazohet institucio­ni që ai drejton, ndërsa nuk nguroi të përsërisë edhe një herë se dora e mazhorancë­s mbetet e shtrirë edhe për opozitën jashtëparl­amentare, lidhur me bashkëpuni­min për realizimin e reformës zgjedhore. "Prioritete­t për këtë sesion është çelja e negociatav­e. Do të përmbyllim gjithashtu reformën zgjedhore, përfshirë këtu futjen edhe të rekomandim­eve të OSBE / ODIHR. Dora e shtrirë e Kuvendit për opozitën nuk është mëshirë,

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë seancës së djeshme
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë seancës së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania