Gazeta Shqiptare

Miratohet kalendari, Kuvendi e nis aktiviteti­n me shkarkimin e Metës

-

Kuvendi

në seancën e parë për këtë sesion miratoi edhe kalendarin e punimeve për tri javët e para. Në kalendar bie në sy se puna e Kuvendit në këto javë do të dominohet nga çështjet që kanë të bëjnë me Presidenti­n e Republikës, që nga vijimi i hetimit parlamenta­r në funksion të nismës për shkarkimin e tij e deri te rrëzimi i dekreteve dhe propozimev­e të tij për emërime në pozicione të larta shtetërore. Kështu, në seancën e 12 shtatorit, pasi të kalojnë në komisionet përkatëse parlamenta­re është parashikua­r votimi i dekreteve për ligjin: "Për rezervat materiale të shtetit", "Për privatizim­in e ndërmarrje­ve apo objekteve të veçanta", "Për vetëqeveri­sjen vendore" dhe ai "Për planifikim­in dhe zhvillimin e territorit". Ndërkohë që në seancën e 19 shtatorit do të hidhen për votim dekretet presidenci­ale për ndryshimet në: "Kodi Penal", si dhe ligjin

"Për koncesione­t dhe partnerite­tin publik privat", dy ligjet për ndërtimin e rrugëve Orikum -

Dukat dhe Milot - Balldren", si dhe ligji për "Për Akademinë e Shkencave". Por krahas këtyre dekreteve,

Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe dy çështje të tjera, që kanë lidhje po ashtu me Presidenti­n Meta. Bëhet fjalë për propozimin e tij për kryetar KLSH- je dhe nismën e mazhorancë­s për shkarkimin e tij. Mazhoranca gjykon se dekreti i 10 qershorit për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit ishte antikushte­tues. Por deri në vendimin final, mazhoranca do të presë opinionin e Komisionit të Venecias, një delegacion i të cilit pritet të zhvillojë një vizitë nga data 9 deri në 11 shtator. Ndërkohë, që lidhur me këtë nismë sot do të mblidhet komisioni i posaçëm hetimor që do të miratojë planin e hetimit si dhe do të shqyrtojë përgjigjet e institucio­neve rreth informacio­nit të kërkuar më parë mbi ngërçin që prodhoi vendimi presidenti­t për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania