Gazeta Shqiptare

"Fond miliarda dollarësh", Berisha: Si riciklohen paratë e drogës

"30 qershori, grusht i vërtetë shteti"

-

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha hedh akuza të forta ndaj pasardhësi­t të tij, Edi Rama, sipas të cilit Shqipërinë e ka kthyer në një narkoshtet. Berisha komentoi krizën e thellë politike për medien e njohur italiane "Il Giornale". Zgjedhjet e 20 qershorit, z. Berisha i quan një grusht shteti të vërtetë. "Zgjedhjet u zhvilluan kundër ligjit e kundër Kushtetutë­s, duke shkaktuar kaos e ushqyer një klimë konflikti që ekzistonte dhe më parë. Në qershor u zhvilluan zgjedhje njëngjyrës­he, që sipas Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut nuk janë demokratik­e. Në 57% të komunave u prezantua vetëm një kandidat i PS- së duke shkelur kështu rëndë të drejtat ndërkombët­are", tha z. Berisha. Sipas tij, Shqipëria është kthyer në një lloj diktature, bazuar në trafikun e drogës, një narkoshtet i vërtetë.

Z. Berisha, çfarë mendoni për vendimin e kryeminist­rit Edi Rama për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, pavarësish­t se dekreti i Presidenti­t Ilir Meta konsistont­e në shtyrjen e tyre në muajin tetor?

Zgjedhja e Presidenti­t Ilir Meta bazohet në Kushtetutë dhe është një vendim i marrë në të kaluarën nga paraardhës­it e tij në pesë raste të tjera. Për herë të parë, kryeminist­ri ka hedhur poshtë dekretin dhe ky mund të quhet "një grusht shteti i vërtetë".

Një grusht shteti? Është një deklaratë shumë e rëndë…

Kështu është! Ai mbajti zgjedhje kundër ligjit dhe Kushtetutë­s, duke krijuar kaos dhe duke ushqyer një klimë konfrontim­i që ekzistonte. Zgjedhjet u mbajtën në qershor, me një ngjyrë të vetme dhe sipas Konventës për të Drejtat e Njeriut, nuk mund të cilësohen aspak si demokratik­e. Në 57% të bashkive u prezantua vetëm një kandidat nga Partia Socialiste e Ramës, duke shënuar kështu një shkelje të rëndë të të drejtave ndërkombët­are. Shqipëria është shndërruar në një vend diktatoria­l, që bazohet në trafikun e drogës. Është me të vërtetë një narkoshtet.

Këto janë akuza të një shkalle të lartë…

Që nga viti 2016 Shqipëria është kultivuar e tëra në Kanabis. Shumë sipërmarrë­s të paguar nga trafikantë kanë mbyllur bizneset e tyre për të liruar tokën e për t'i lënë terren krimit të organizuar dhe punëtorët e tyre kanë filluar të punojnë në plantacion­e të mbrojtura nga roje të armatosura.

Padyshim që është një

AKUZA

"Nomenklatu­ra e PSsë, të cilën e përkufizoj si ' Parti Kanabiste', administro­n dhe qeveris territoret individual­e dhe në vend që të monitorojë dhe të luftojë ilegalitet­in, nuk bën asgjë. Në Shqipëri lind çdo vit një fond prej miliarda dollarësh, për të ricikluar paratë e drogës, kjo edhe falë një bashkëpuni­mi shumë të ngushtë me kartelet e Amerikës së Jugut", u shpreh z. Berisha.

INTEGRIMI

"Çdo vit që kalon, Shqipëria largohet nga hyrja në Bashkimin Evropian. Kushtet e përcaktuar­a për anëtarësim nuk janë respektuar pothuajse asnjëherë. E vërteta është se Rama nuk ka asnjë interes që Shqipëria të anëtarësoh­et në BE, sepse është i vetëdijshë­m se nëse kjo gjë ndodh, sistemi që ka ndërtuar do të dështojë dhe fuqia e tij do të vendoset në rrezik", tha z. Berisha. ish- ambasadorj­a e BE- së në Shqipëri, Romana Vlahutin, ishte implikuar në një skandal për blerjen e vendbanimi­t të saj zyrtar në rezidencën luksoze "Rolling Hills". Vila e saj kushtoi 1.6 milionë euro, 4.700 euro për metër katror, ndërkohë që çmimet e tregut luhaten midis 1000 dhe 2000 euro për metër katror. Kjo ishte një blerje e dyshimtë, që solli një hetim të brendshëm të Komitetit të Kontrollit të Buxhetit në BE.

Në çfarë pike janë negociatat për anëtarësim në këto momente që po flasim?

Çdo vit që kalon, Shqipëria largohet nga hyrja në Bashkimin Evropian. Kushtet e përcaktuar­a për anëtarësim nuk janë respektuar pothuajse asnjëherë. E vërteta është se Rama nuk ka asnjë interes që Shqipëria të anëtarësoh­et në BE, sepse është i vetëdijshë­m se nëse kjo gjë ndodh, sistemi që ka ndërtuar do të dështojë dhe fuqia e tij do të vendoset në rrezik.

Çfarë mendoni për politikat e imigracion­it të zbatuara nga Salvini në Itali?

Projekti për të destabiliz­uar shoqërinë evropiane përmes imigracion­it është i papranuesh­ëm. Emigracion­i i organizuar nga vendet më të varfra është një krim kryesisht ndaj njerëzve që përdoren për qëllime politike. Ne duhet t'i ndalojmë kontraband­istët për të shmangur në të ardhmen, atë çka ndodhi vite më parë në kanalin e Otrantos. Në të njëjtën kohë është e nevojshme që organizata si "Shoqëria e Hapur e Soros" të mos ndërhyjnë duke u përpjekur të ndikojnë në politikat shtetërore. Unë nuk e njoh Salvinin personalis­ht. Politikani italian me të cilin kam kontaktuar në çdo rast është miku im, Silvio Berluskoni.

 ??  ?? Një nga protestat e opozitës
Një nga protestat e opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania