Gazeta Shqiptare

TIMS rrëzoi alibinë e Kajmakut, PD: Marku të lëshojë fletarrest­in

Salianji, akuza Ramës: Po mbron kryebashki­akun me kodin mafioz të heshtjes "Prokuroria nuk zbaton Kodin Penal dhe dekriminal­izimin"

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e akuzoi dje kryeminis trin Edi Rama se po mbyll sytë para provave të pakundërsh­tueshme të inkriminim­it të kryebashki­akut të Vorës, Agim Kajmakut. Ish- deputeti Ervin Salianji u shpreh se PD ka denoncuar me prova Agim Kajmakun si person të arrestuar në Greqi për falsifikim të parave kur përdorte identiteti­n Jorgo Toto. Salianji akuzoi se Edi Rama po e mbron të zgjedhurin e tij me kodin mafioz të heshtjes. "Me gjithë këto prova të pakundërsh­tueshme, Kajmaku i Rilindjes fshihet pas rreshtave të mashtrimit të Edi Ramës, i cili me kodin mafioz të heshtjes mbron të inkriminua­rin me të cilin është ulur në sofrën e pushtetit. Edi Rama prej 10 ditësh nuk ka thënë asnjë fjalë për mollën e kalbur, nxjerrë nga shporta e krimit që mban në dorë. As ai dhe as Kajmaku i tij nuk thonë dot asnjë fjalë për fotografin­ë e njëjtë në dy pasaporta, sepse fytyra e vërtetë e krimit është në dy pasaportat e një njeriu të vetëm: Agim Kajmakut alias Jorgo Toto, personi që është arratisur nga Greqia. Edi Rama nuk flet më, sepse Jorgo Toto është Agim Kajmaku, njeriu me të cilin ndan miliona euro para publike me tendera e koncesione", tha z. Salianji. Ai nuk kursen as akuzat për prokurorin­ë, që sipas tij është institucio­n i kapur nga Rama, pasi përndryshe Agim Kajmaku dhe Valdrin Pjetri duhet të ishin marrë të pandehur. "Prokuroria hesht dhe në vend të fletës së arrestit për Kajmakun, nis letra për Partinë Demokratik­e duke i kërkuar provat që i ka në sistemin TIMS. Prokuroria nuk zbaton Kodin Penal dhe ligjin e dekriminal­izimit për të vënë para drejtësisë të kërkuarin në Greqi, i cili ka trafikuar para të falsifikua­ra dhe mashtruar në formularin e dekriminal­izimit. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjës­i para banorëve të Vorës për kandidimin e një të kërkuari nga drejtësia për bashkinë e tyre. Agim Kajmaku duhet të largohet nga zyra e zaptuar paligjshmë­risht në Bashkinë e Vorës. Edi Rama hesht për Kajmakun e radhës,

ARRESTI

"Prokuroria hesht dhe në vend të fletës së arrestit për Kajmakun, nis letra për Partinë Demokratik­e duke i kërkuar provat që i ka në sistemin TIMS. Prokuroria nuk zbaton Kodin Penal dhe ligjin e dekriminal­izimit", u shpreh ish- deputeti i PD- së. Salianji apeloi se pushteti kriminal i Rilindjes duhet larguar një orë e më parë, si e vetmja rrugë për ta shpëtuar

Shqipërinë.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- deputeti Ervin Salianji
Ish- deputeti Ervin Salianji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania