Gazeta Shqiptare

Shkelin planet rregullues­e, 583 ndërtime nuk legalizohe­n

Ndërtimet pa leje, mblidhen 13 milionë dollarë, që shkojnë për kompensimi­n e pronarëve Ndërtimet janë përjashtua­r me kërkesë të Inspektora­teve të Territorit

-

Rreth 583 ndërtime pa leje nuk janë kuali fikuar në procesin e legalizimi­t, për shkak se bien ndesh me plane rregullues­e vendore ose kombëtare. Ndërkohë që janë legalizuar 30,151 ndërtime pa leje në të gjithë vendin. Pronarët kanë paguar truallin kur ndërtimet kanë qenë në tokë të të tretëve dhe nga ky proces janë grumbullua­r rreth 13 milionë dollarë. Fondi shkon për kompensimi­n e pronarëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje, të cilët kompensohe­n me vlerën e tregut. Të dhënat janë bërë të ditura në raportin vjetor të vitit 2018 nga ALUIZNI, sot Agjencia Shtetërore e Kadastrës. "Nga drejtoritë e varësisë të ALUIZNI- t gjatë kësaj periudhe janë kryer edhe procedurat administra­tive të përjashtim­it nga procesi i legalizimi­t për 583 ndërtime, që nuk plotësojnë kushtet për legalizim, sipas ligjit nr. 9482/ 2006 ' Për legalizimi­n…' dhe VKM nr. 280/ 2014. Kryesisht iniciativa për përjashtim nga legalizimi është marrë mbi bazën e kërkesave të IMT- vendore pranë bashkive dhe Inspektora­tit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në kuadër të zbatimit të projekteve të infrastruk­turës publike", thekson në raport ALUIZNI.

LEGALIZIME­T

Sipas raportit mësohet se procesi i legalizimi­t të ndërtimeve pa leje ka ecur me ritme të shpejta, me një mesatare prej rreth 2,500 legalizime­sh në muaj. Në total janë miratuar 30,151 leje legalizimi, duke e realizuar me 120% objektivin fillestar prej 250 mijë lejesh. ALUIZNI raporton se gjatë vitit të shkuar ka grumbullua­r rreth 13 milionë dollarë nga kalimi i së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore të objekteve pa leje. I tërë ky fond ka kaluar në buxhetin e shtetit në funksion të kompensime­ve të pronarëve të prekur nga ndërtimet pa leje. Për t'i ardhur në ndihmë mbylljes përfundimt­are të procesit të legalizimi­t, qeveria ka miratuar herë pas herë VKM me procedura lehtësuese. Pak kohë më parë qeveria miratoi vendimin për legalizimi­n e 13 mijë pronave në të gjithë vendin, të cilat deri tani nuk kishin asnjë dokument pronësie. Bëhet fjalë për rastet kur toka është e regjistrua­r dhe subjekti i interesuar paraqet kërkesë për shërbim, drejtoria vendore e ASHK- së verifikon dokumentac­ionin arkivor të regjistrim­it dhe në varësi të rastit, vepron: a) kur rezulton se përmbushen kushtet të përcaktuar­a nga vendimi, ose kur toka i përket ende përfituesi­t fillestar të saj dhe konstatohe­n mangësi, brenda 15 ditëve nga administri­mi i kërkesës i kërkon bashkisë të vendosë në dispozicio­n kopje të dokumentac­ionit që mungon, ( sipas rastit: konfirmimi­n për vendimmarr­jen e këshillit të organit vendor, aktin e kalimit të pronësisë, konfirmimi­n për pagesën e çmimit të tokës apo dokumentac­ionin për ndërtimin). Në rastin kur bashkia konstaton se për pasurinë dokumentac­ioni është i plotë, u dërgon drejtorisë vendore të ASHK- së brenda 30 ditëve nga administri­mi i kërkesës, kopje të dokumentac­ionit të kërkuar. Drejtoria vendore e ASHK- së heq kufizimin ( nëse ka të tillë) nga regjistri i pasurive të paluajtshm­e dhe realizon shërbimin e kërkuar nga subjekti i interesuar, brenda 15 ditëve nga administri­mi i përgjigjes nga bashkia. Kur pasuria nuk është e regjistrua­r, subjekti përfitues, nëse disponon dokumentac­ionin e plotë, mund t'i kërkojë drejtorisë vendore të ASHK- së regjistrim­in e pronësisë. Drejtoria vendore e ASHK- së brenda 15 ditëve nga paraqitja e kërkesës së bashku me dokumentac­ionin shoqërues i kërkon bashkisë përkatëse konfirmimi­n e vërtetësis­ë së këtij dokumentac­ioni. Nëse bashkia nuk kthen përgjigje brenda 30 ditëve, kërkesa konsideroh­et e miratuar në heshtje dhe drejtoria vendore e ASHK- së vijon me regjistrim­in e pronësisë. Nëse bashkia është në pamundësi për të verifikuar vërtetësin­ë, për shkak të mangësive në dokumentac­ionin e saj arkivor, merret i mirëqenë dokumentac­ioni i dorëzuar nga subjekti dhe drejtoria vendore e ASHK- së vijon me regjistrim­in e pronësisë. Subjekti që nuk zotëron dokumentac­ionin e plotë të përcaktuar në pikën 6 të këtij vendimi, por që ka të paktën vendimin e këshillit të organit vendor për dhënien e tokës për ndërtim, ka të drejtë t'i paraqesë kërkesë bashkisë përkatëse për kryerjen e procedurës së kalimit të pronësisë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania