Gazeta Shqiptare

Shqipëria po rrit kapacitete­t akomoduese, lejet u rritën me 22%

Raporti i INSTAT

-

Shqipëria

po tërheq gjith një e më shumë turistë, duke u shndërruar në një nga destinacio­net në zhvillim në industrinë e turizmit. Për t'iu përgjigjur kërkesës së shtuar, të dhënat nga INSTAT- i tregojnë së është rritur numri i investimev­e në hoteleri, që pritet të shtojë kapacitete­t akomoduese. Në gjashtë muajt e parë të vitit lejet e ndërtimit të hoteleve u rritën me 22% si numër, ndërsa si sipërfaqe ndërtimi u rrit me disafish në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm gjatë tremujorit të dytë të këtij viti janë dhënë 11 leje ndërtimi me sipërfaqe totale prej 25 mijë metra katrorë, me një sipërfaqe mesatare prej 2200 metra për hotel. Në tremujorin e parë të 2019- ës u dhanë 28 leje ndërtimi për hotel, me sipërfaqej­e në total që i kalonte 286 mijë metra katrorë, duke shënuar një numër dhe sipërfaqe rekord. Prej 2015ës janë dhënë më shumë se 180 leje ndërtimi për hotele në të gjithë vendin. Muajt e fundit është rritur interesi për të investuar në sektorin e hotelerisë. Shqipëria renditet e fundit në Europë dhe rajon për numrin e strukturav­e akomoduese. Sipas të dhënave të INSTAT, në 2018ën numërohesh­in 38 mijë shtretër, duke u renditur të fundit e rajonit. Në Mal të Zi, në 2018- ën kishte 43 mijë shtretër, që ofroheshin për akomodimin e turistëve, ndjekur nga Islanda dhe Malta me 45 mijë, Maqedonia e Veriut me 48 mijë. Franca dhe Italia mbajnë rekord për numrin e strukturav­e akomoduese me përkatësis­ht 5 milionë e 112 mijë dhe 5 milionë e 107 mijë shtretër. Të ndjekur nga Anglia dhe Spanja, me 3.9 dhe 3.6 milionë shtretër. Në Greqi dhe Kroaci, vendet ballkanike ku industria e turizmit është mjaft e zhvilluar, numri i shtretërve që ofrohet për turistët i kalon 1 milion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania