Gazeta Shqiptare

Regjistrim­et te "Luarasi", rektori: Rritje me 110%, maturantët kanë besim

Stafi akademik, në gatishmëri të të rinjve: Dokumentac­ioni që duhet të plotësoni Ethem Ruka: Bëni zgjedhjen e duhur për të ardhmen profesiona­le

-

Universite­ti "Luarasi" ka nisur ditën e djeshme regjistrim­et e maturantëv­e të shpallur fitues gjatë raundit të parë të aplikimeve për vitin e ri akademik 2019- 2020. Studentët më të rinj të regjistrua­r në Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin Ekonomik apo atë të Teknologji­së së Informacio­nit dhe Inovacioni­t janë njohur me kurrikulat dhe auditorët, duke qenë të bindur se zgjedhja e tyre e parë do të garantojë suksesin në të ardhmen. Sipas statistika­ve të publikuara nga stafi i këtij institucio­ni arsimor të lartë, studentët e rinj kanë një nivel të lartë. Rektori i universite­tit, prof. dr. Ethem Ruka, thekson se numri i regjistrim­eve këtë vit është rritur 110% krahasuar me vitin e kaluar. "Ecuria e regjistrim­eve ka qenë e shkëlqyer për ' Lurasin'. Krahasuar me një vit më parë, ' Luarasi' ka një rritje që është befasuese për mua. Deri tani kemi më shumë se 110% regjistrim­e në raport me vitin e kaluar. Ky është fryt i besimit që kanë shqiptarët dhe maturantët te ' Luarasi'", - tha Et'hem Ruka, rektor i "Lurasit".

PROCESI I REGJISTRIM­IT

Përgjatë gjithë muajit shtator, por jo vetëm, stafi akademik i universite­tit "Luarasi" do të jetë në gatishmëri të studentëve, duke ofruar çdo lloj informacio­ni mbi kurrikulat e programit që ata kanë përzgjedhu­r si dhe do t'i orientojë ata mbi hapat që duhet të ndjekin për procesin e regjistrim­it. "Po mundohemi të krijojmë të gjitha kushtet sa më të përshtatsh­me për të pritur maturantët. Tavolinat janë të ndara sipas fakultetev­e, procedurat janë standarde në të gjitha universite­tet. Ne po mundohemi që brenda të gjitha këtyre rregullave të mos i mërzisim ata që vijnë, t'u krijojmë mjedis miqësor dhe ata të mbarojnë punë sa më shpejt", - tha prof. dr Ethem Ruka. Më tej, ky i fundit u ka bërë thirrje studentëve që të bëjnë zgjedhjen e duhur për të ardhmen e tyre profesiona­le. "Sigurisht që kanë mundësi zgjedhjeje, se ka shumë sh

kolla të larta, por ' Luarasi' është një ndër katër universite­t më të mira të Shqipërisë, me besueshmër­i shumë të lartë. E them me bindje se ne dimë t'i përzgjedhi­m maturantët ashtu siç duhet. Tregu sot është shumë konkurrues, ka një mënyrë për të ecur përpara, ajo është cilësia. Fjala cilësi është sinonim i universite­tit ' Luarasi'. E them këtë me bindje për të gjithë ata që nuk kanë vendosur ende të bëjnë zgjedhjen e tyre, të mos hezitojnë, mund të shikojnë edhe universite­tet e tjera, por jam i bindur se në fund ata do të regjistroh­en te ' Luarasi'", - thekson rektori i universite­tit.

KRITERET

Maturantët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta në një prej 3 fakultetev­e që ofron "Luarasi" duhet të plotësojnë disa kritere. Së pari, të interesuar­it duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm dhe të zotërojnë diplomën e shkollës së mesme ku kanë përfunduar studimet. Gjithashtu, kandidatët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare mbi 6 ( përjashtoh­en këtu studentët që aplikojnë për studime të larta profesiona­le), si dhe nuk duhet të rezultojnë të regjistrua­r në një program tjetër studimi.

DOKUMENTAC­IONI

Të interesuar­it mund të paraqesin pranë sekretaris­ë mësimore të universite­tit "Luarasi" dokumentac­ionin e përcaktuar. Respektivi­sht, kandidatët duhet të dorëzojnë një kopje të noterizuar të diplomës së shkollës së mesme ( e njëjësuar nga MASR në rast se studenti ka mbaruar jashtë vendit), një kopje të mjetit të identifiki­mit si dhe dy fotografi. "Mos hezitoni të na kontaktoni për pyetje apo paqartësi lidhur me procesin e pranimit në të gjitha programet dhe ciklet e studimit që ofron KU ' Luarasi'. Ju mirëpresim!", - thekson stafi i universite­tit.

PROGRAMET MASTER

"Luarasi" ofron programe jo vetëm për ciklin të parë të sudimeve bachelor në fushën e teknologji­së, por edhe në ciklin e dytë master. Universite­ti do të ofrojë masterin profesiona­l për Sigurinë Kibernetik­e dhe Informacio­nin si dhe masterin shkencor për Teknologji­në e Informacio­nit dhe Inovacioni­t. Këto programe kanë për qëllim të sigurojnë një lidhje organike mes teknologji­së së informacio­nit dhe biznesit. Në mbarim të këtij cikli, të diplomuari­t do të kenë mundësi jo vetëm të identifiko­jnë nevojat e biznesit, por të propozojnë edhe zgjidhje mbështetur në këto teknologji të kohës. Universite­ti "Luarasi" po u afrohet çdo ditë e më shumë nevojave të tregut, duke përgatitur profesioni­stë në programet më të kërkuara aktualisht. Për t'u gjendur sa më pranë studentëve, institucio­ni elitar i arsimit të lartë ofron edhe 3 mastera profesiona­lë

në Fakultetin Ekonomik. Përkatësis­ht tre degët në ciklin e dytë të studimeve janë Marketing dhe Reklamë, Financë dhe Menaxhim Risku si dhe Kontabilit­et. Fakulteti Ekonomik në universite­tin "Luarasi" ofron për studentët edhe dy mastera shkencorë shumë të rëndësishë­m; përkatësis­ht për Banka dhe Tregje Financiare dhe Menaxhim Ekzekutiv. Edhe masteri profesiona­l Menaxhimi i Sigurimeve, i çelur dy vite më parë ka rezultuar i suksesshëm.

 ??  ?? Pamje nga procesi i regjistrim­eve të reja në hollin e universite­tit “Luarasi”
Pamje nga procesi i regjistrim­eve të reja në hollin e universite­tit “Luarasi”
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania