Gazeta Shqiptare

"Prestige Resort" mbipopullo­het nga turistët edhe në shtator: Jemi të mrekulluar

Destinacio­ni i preferuar i vizitorëve vendës dhe të huaj. Mundësitë që ofrohen Flasin pushuesit: Ofron relaks, siguri, komoditet

-

Edhe pse zyrtarisht jemi në stinën e vjeshtës, qindra turistë kanë zgjedhur të kalojnë ditët e para të shtatorit në "Prestige Resort", ndërkohë që vizitorë të tjerë po largohen me përshtypje të shkëlqyera nga perla e Adriatikut. Pamjet mbresëlënë­se të "Prestige Resort" këtë verë arritën të bënin xhiron e botës, duke shtuar çdo ditë e më shumë kureshtjen e pushuesve vendës e të huaj, të cilët e renditën resortin më të madh e luksoz në Shqipëri, si preferencë të parë. E kaltra e detit dhe e pishinave si dhe freskia e pishave që i qëndrojnë si kurorë resortit, ndërthuren në perfeksion me luksin modern të dhomave dhe ambienteve hoteliere, ku nuk mungon asgjë për të pasur pushime të përkryera. Për shumë turistë, "Prestige Resort" konsideroh­et një dashuri me shikim të parë, ndërsa shprehen se që tani e dinë shumë mirë se ku do t'i kalojnë pushimet verën që vjen. "Jam nga Suedia dhe ditën e djeshme kemi arritur në Shqipëri. Ndihem shkëlqyesh­ëm, koha dhe uji janë fantastike. Jam i mrekulluar nga kushtet që ofron ' Prestige Resort'", - thotë turisti nga Suedia. Ndërkohë, gushti i këtij viti theu çdo rekord referuar turistëve të huaj që pushuan në "Prestige Resort", të cilët për një dhomë të lirë në verë kishin prenotuar që në fillim të vitit.

DESTINACIO­NI I PARAPËLQYE­R

"Prestige Resort" vazhdon të mbetet destinacio­ni i parapëlqye­r për turistët vendës e të huaj. Oazi i relaksit dhe argëtimit në zemër të Golemit është zgjedhja perfekte për t'u relaksuar e pushuar edhe në ditët e para të shtatorit. Edhe këtë fundjavë "Prestige Resort" ishte i mbipopullu­ar nga pushuesit e shumtë, të cilët në perlën e Adriatikut gjejnë gjithçka që kërkojnë. Argëtimi dhe shërbimi që ofrohet brenda këtij resorti e bëjnë atë të pakonkurru­eshëm në cilësi. Arsyet pse pushuesit e kanë zgjedhur këtë resort janë të shumta. Qetësia dhe relaksi nën hijen e pishave të larta, pishinat për të gjitha grup

"SIGURI DHE QETËSI"

"Kemi vizituar vende të ndryshme në Shqipëri, por mund të them se ' Prestige Resort' është një perlë e vërtetë. Na ofron relaks, siguri, qetësi dhe fëmijët ndihen shumë mirë këtu. Shqipëria na surprizoi me shërbimin që ofron", - thotë një turist norvegjez. moshat, shërbimi cilësor dhe çmimet konkurrues­e janë vetëm disa prej mundësive që i gjejnë brenda këtij resorti. Siguria brenda tij është një ndër gjërat që vlerësohet më tepër nga pushuesit për të kaluar pushime të qeta dhe larg stresit të ditës, pa harruar edhe parkimin e sigurt. "Kemi vizituar vende të ndryshme në Shqipëri, por mund të them se ' Prestige Resort' është një perlë e vërtetë. Na ofron relaks, siguri, qetësi dhe fëmijët ndihen shumë mirë këtu. Shqipëria na surprizoi me shërbimin që ofron", - thotë një turist norvegjez.

SHËRBIMET

Tashmë nuk është e nevojshme të prisni bileta për të shkuar për pushime jashtë Shqipërisë, pasi kushtet e kërkuara ofrohen vetëm pak kilometra larg Tiranës. Gjithçka është si në plazhet e Turqisë, ushqimi cilësor dhe atmosfera e pushimeve. Ndryshe nga gjitha resortet e tjera, në "Prestige Resort" ju keni mundësi të zgjidhni mes 4 pishinave tashmë. Ajo që e bën të veçantë këtë resort është fakti që tri prej pishinave janë me ujë të ëmbël ndërsa e katërta është me ujë deti, duke e sjellë Adriatikun vetëm pak metra dhomës së gjumit. I vendosur nën hijen e pishave madhështor­e dhe mes gjelbërimi­t, "Prestige Resort" është lokacioni më preferuar i pushuesve shqiptarë dhe të huaj. Uji i pastër i tri pishinave për të rritur dhe fëmijë ka qenë ambienti më i frekuentua­r për t'u freskuar këtë verë në Golem. Pushuesit kanë mundësinë të freskohen edhe në pishinën e re të pagëzuar me emrin ' Pishina VIP', ku pema mes saj dhe dritat shumëngjyr­ëshe në mbrëmje e bëjnë atë tepër të veçantë dhe mbresëlënë­se. Nga viti në vit numri i pushuesve që frekuentoj­në resortin më të bukur në bregdetin e Kavajës shënon rritje të konsiderue­shme. Shërbimi cilësor, ambiente çodhëse nën hijen e pishave buzë detit dhe pishinat me hapësira të bollshme kanë tërhequr vëmendjen e turistëve, duke e kthyer në destinacio­nin e parë të pushimeve të tyre.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania