Gazeta Shqiptare

Gjendet skeleti i 59- vjeçarit në Itali, kërkohet gruaja shqiptare

I zhdukur prej 15 vitesh, gjenden eshtrat e italianit në liqen Vëllai i viktimës përjashton vetëvrasje­n

-

Policia italiane ka gjetur pas 15 vitesh trupin e një shtetasi italian, të zhdukur në vitin 2004. Skeleti i 59- vjeçarit Rosario Tilotta, rezident në Scanzorosc­iate, që humbi kontaktet 15 vite më parë ndodhet në një autoveturë "Ford Fiesta" në 80 metra thellësi. Zhytësit e karabinier­ëve të Xhenovas janë angazhuar për të nxjerrë trupin e tij. Ata kanë arritur të filmojnë makinën dhe trupin, që sipas videove të dorëzuara nga zhytësi i "Sebino Rescue Group" të karabinier­ëve, ndodhej në gjendje sapunifiki­mi ( një formë dekompozim­i që ndodh kur trupat janë zhytur në ujë, në të cilin lëkura është e mbuluar nga një substancë e bardhë dhe e hollë e ngjashme me sapunin). Sipas autoritete­ve, operacione­t për nxjerrjen e makinës do të zgjasin, pasi është e vështirë nxjerrja nga 80 metra thellësi duke ruajtur trupin. Ndërkohë, policia vijon hetimet për të rënë në kontakt me gruan e viktimës, një shtetase shqiptare, e cila pas zhdukjes së bashkëshor­tit është kthyer në vendlindje. Sipas policisë italiane, ajo nuk ka qenë në Itali që prej vitit 2007. Policia po pret përgjigje nga konsullata shqiptare dhe policia shqiptare për gruan, e cila duhet të marrë edhe pensionin e të shoqit, tashmë të vdekur. Para dy ditësh, policia ka marrë në pyetje vëllain e viktimës Diego Tilotta, i cili ka pohuar se kishte humbur kontaktet shumë kohë para se Rosario të zhdukej. I vëllai ka treguar se Rosario shpenzonte shumë para, por askush në familje nuk e dinte se çfarë jete bënte dhe kë frekuenton­te. Megjithatë, sipas të vëllait, ata ishin të shqetësuar se mund të kishte përfunduar në një rrugë të keqe. Por si viktima, ashtu edhe gruaja nuk kanë precedentë penalë. Shqiptarja kishte shkuar në Itali në vitin 2002 dhe sipas të dhënave nuk rezultonte e ndaluar në asn

VËLLAI

Para dy ditësh policia ka marrë në pyetje vëllain e viktimës, Diego Tilotta, i cili ka pohuar se kishte humbur kontaktet shumë kohë para se Rosario të zhdukej. I vëllai ka treguar se Rosario shpenzonte shumë para, por askush në familje nuk e dinte se çfarë jete bënte dhe kë frekuenton­te. Megjithatë, sipas të vëllait, ata ishin të shqetësuar se mund të kishte përfunduar në një rrugë të keqe.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania