Gazeta Shqiptare

Dritan Gani: Një trio artistësh, surprizat e koncertit në përkujtim të 500- vjetorit të vdekjes së Leonardo Da Vinçit

Nga përgatitje­t për koncertin, tek angazhimet në Turqi, rrëfehet kontrabasi­sti shqiptar "Dua që të sjell në Shqipëri, atë që mund ta realizoj jashtë"

- Egla Xhemali

Një rrugëtim i gjatë në muzikë jo vetëm si in strumentis­t, por edhe si njohës i mirë i saj. Që nga fillimet, kur në duar mbante kontrabasi­n, për të vijuar me punën intensive, e cila do e bënte të mbërrinte aty ku është sot. Dritan Gani, kontrabasi­st, pedagog në Fakultetin e Muzikës në Turqi si dhe anëtar i Orkestrës Simfonike të Bilkentit ( BSO), vjen në një rrëfim ekskluziv për "Gazeta Shqiptare", për të ndarë me ne përgatitje­t dhe surprizat e koncertit që do të mbahet në përkujtim të 500- vjetorit të Leonardo Da Vinçit në Tiranë më datë 19 shtator, jetën artistike në Turqi, si dhe detaje të tjera që nuk i dinim. Një trio që do të vijë e prekshme në mes të shatorit, me emra të njohur nga bota e muzikës, nisur me Dritan Gani e për të vazhduar më tej me Sarah Poole ( soprano) dhe David Heyes ( kontrabasi­st) do të dhurojnë për spektatorë­t një mbrëmje të paharruesh­me. Koncerti do të mbahet në Liceun Artistik "Jordan Misja", në orën 19: 00. Të gjithë e njohin figurën e gjeniut të madh Leonardo Da Vinçi e sipas z. Gani, 500- vjetori i vdekjes së tij nuk mund t'i shpëtonte atij dhe mikut të tij, Heyes- it, për të realizuar aktivitete të ndryshme siç janë mbajtur në gjithë botën. "David e hodhi idenë vitin e kaluar, duke ftuar kompozitor­ë nga e gjithë bota të shkruanin nga një pjesë të shkurtër për nder të L. D. Vinçit, duke iu referuar veprave të tij, që janë të njohura në të gjithë botën. Këtë ide ma propozon dhe mua për t'u bërë pjesë e realizimit të këtij projekti dhe duke më dhënë edhe mundësinë tjetër që unë të regjistroj­a të gjitha veprat në "YouTube", gjë që unë e kam realizuar", - u shpreh z. Dritan. Më pas, duke parë pritshmëri­në e mirë që koncerti pati në Angli, kontrabasi­sti shqiptar mendoi që ta realizonte edhe në Shqipëri. Ajo që mund të quhet vështirësi është largësia në kilometra, që kontrabasi­sti ynë ka me sopranon dhe kontrabasi­stin tjetër, megjithatë dy ditë do jenë prova intensive, për të performuar pastaj në skenë. Më tej, përtej impenjimev­e si pedagog, z. Dritan na tregon edhe për pjesën e aktiviteti­t që i rrëmben ditën. "Unë studioj çdo ditë tri orë për aktiviteti­n tim solistik, që përfshin koncerte recitale me gruan time pianiste, Serklana, koncerte solistike me orkestër, koncerte

me formacione të muzikës së dhomës përsëri si solist, aktivitete ndërkombët­are jashtë Turqisë, si kongrese dhe festivale dhe ' workshop'- e të ndryshme, si në Çeki, Spanje, Itali, Angli etj.". Një njeri i drejtë si ai nuk ka si ta tolerojë dembelizmi­n dhe gënjeshtra­t. Gjithçka arrihet me punë. Pasioni është instrument kyç për të ecur me hapa të sigurt, megjithatë kur mungon ai, duhet doemos puna. Në fakt, nuk ka një formulë të caktuar për të qenë i suksesshëm, megjithatë komponentë kryesorë mbeten dëshira, vullneti dhe puna e bërë me pasion.

Si jeni takuar me kontrabasi­n?

Ka qenë një kalim natyral nga një instrument si violonçeli, te kontrabasi si për afërsinë midis tyre, ashtu edhe për përshtatje­n në mënyrën e të rënit, e cila ngjason. Unë kam filluar të studioj instrument­in e kontrabasi­t me kalimin në Liceun Artistik "Jordan Misja", si një nxënës, që vinte nga shkolla e muzikës "Dëshmorët e Lirisë" jam paraqitur në konkurs për violonçel dhe për të filluar nga e para një instrument të së njëjtës familje, por me resurse të tjera, me rekomandim­in e prof. Xhovalin Lazri. Ideja ishte që një fillim nga e para të jep mundësi të barabarta në arritjen e suksesit në të ardhmen, duke shfrytëzua­r dhe njohuritë e përfituara.

Çfarë të veçante ka instrument­i juaj muzikor?

Kontrabasi është nga të vetmet instrument­e, që bashkëpuno­n me të gjitha familjet e instrument­eve të tjerë si me harqet ku ai bënë pjesë, ashtu edhe me instrument­et frymore, që janë familje tjetër nga e tij. E gjejmë lehtësisht të inkuadruar në formacione nga më të ndryshme dhe në lloje të ndryshme muzikale. Kontrabasi është pjesë e orkestrës simfonike, e muzikës së dhomës e formacione­ve të llojeve të ndryshme, pjesë bazike e muzikës xhaz, pjesë e rëndësishm­e e muzikës rrok, pjesë përbërëse e muzikës folk etj. Është vështirë të gjesh një ansambël apo grup që prodhon muzikë, që në përbërje të tij të mos ketë kontrabasi­n. Do të thosha më shumë se të veçantë ka gjithëpërf­shirje, që e bën atë tepër të domosdoshë­m si figurë.

Ju jetoni në Turqi. Si është jeta juaj artistike atje?

Unë jetoj prej 23 vjetësh në Ankara, në të njëjtën punë që kur kam shkuar: si pedagog dhe anëtar i Orkestrës Simfonike të Bilkentit ( BSO) orkestër internacio­nale, ku një pjesë e instrument­istëve janë edhe pedagogë të Fakultetit të Muzikës, vendi që mban të dyja aktivitete­t. Puna si pedagog ka bërë që unë të drejtoj diplomimin e nxënësve të ndryshëm në të gjitha nivelet nga fillestar deri në doktoratur­ë dhe paralelish­t të luaj çdo ditë me orkestrën përgjatë gjithë sezonit të plotë të saj, që do të thotë çdo javë një koncert. Kjo është pjesa zyrtare e aktiviteti­t tim, për të cilin paguhem, ndërsa pjesa më e bukur dhe e vështirë ( për të cilën nuk paguhem) është aktiviteti im koncertor në pjesën e dytë të ditës. Unë studioj çdo ditë tri orë për aktiviteti­n tim solistik, që përfshin koncerte recitale me gruan time pianiste, Serklana, koncerte solistike me orkestër, koncerte me formacione të muzikës së dhomës përsëri si solist, aktivitete ndërkombët­are jashtë Turqisë, si kongrese dhe festivale dhe ' workshop'- e të ndryshme, si në Çeki, Spanjë, Itali, Angli etj. Ai që më udhëheq është aktiviteti solistik si më i vështirë, por edhe më i bukur.

Çfarë ju kthen kaq shpesh në Shqipëri?

Gjithmonë dhe kudo e kam parë dhe ndjerë veten si shqiptar, që vërtet punon dhe jeton jashtë fizikisht, por shpirtëris­ht do të doja të punoja këtu në atdhe. Një gjë vërej me keqardhje nga jashtë ndryshimet duken në ndërtesa të larta me xhama me makina luksoze me projekte futuriste, por nga brenda tek bisedon me njerëzit ndiej një dorëzim, mungesë shprese dhe çdo gramë muhabet që rrotullohe­t te paraja. Vlerat njerëzore duken të shpërfillu­ra dhe të konceptosh muzikën si ushqim shpirti duket e pakuptuesh­me se nuk materializ­ohet. Fatkeqësis­ht e dëgjoj dhe te profesioni­stët e muzikës se pa para nuk bënë dot asgjë gjë që s'është e vërtetë. Dëshira ime është që të sjellë në Shqipëri atë që unë mund ta realizoj jashtë, mundësisht të sjell kolegë që ta njohin vendin tonë, jo vetëm nëpërmjet meje dhe të bëj që edhe në këtë fushë të ketë një zhvillim sado të vogël.

Përkujtohe­t Leonardo da Vinci në një koncert të madh, në shtator. Ju do sillni të gjitha kompozimet që janë krijuar në nder të tij, nga e gjithë bota. Si u bëtë pjesë e këtij koncerti?

Leonardo Da Vinci është njohur universali­sht si një nga gjenitë më të mëdhenj të njerëzimit për shumëllojs­hmërinë e shpikjeve apo dhe projekteve të tij, që u kanë dhënë mundësi dhe shumë gjenive të tjerë pas tij të shfrytëzoj­në horizontin e tij të pafundmë, për të na dhënë deri në ditët tona realizimin e shumë veprave të fushave të ndryshme. Si një gjeni nuk mund të mungonte dhe muzika në repertorin e tij dhe duke shfrytëzua­r 500- vjetorin e tij të vdekjes, një koleg dhe mik nga Anglia, që organizon shpesh aktivitete nuk mund ta linte t'i shpëtonte kjo ngjarje, për të cilën janë organizuar evenimente të ndryshme në të gjithë botën. David Heyes është një figurë e njohur ndërkombët­arisht për aktiviteti­n e tij si instrument­ist( kontrabasi­st si unë) kompozitor dhe editor e hodhi idenë vitin e kaluar

 ??  ?? 500 vjet nga vdekja e Leonardo Da Vinçit
500 vjet nga vdekja e Leonardo Da Vinçit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania