Gazeta Shqiptare

Ndërtimet pa leje, lista me 300 pronarët që marrin tapitë

Agjencia e Kadastrës Shtetërore publikon listën, sipërfaqja për çdo përfitues Pronarët në Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Shkodër, Vlorë

-

kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e që preken prej tyre, ku përfitojnë rreth 2 mijë familje. Përfituesi­t janë në qarqet Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastë­r, Kukës dhe Korçë. Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të regjistroj­ë sipërfaqet takuese dhe do të japë certifikat­ën e pronësisë. Sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim. Pasi është miratuar kalimi i pronësisë për parcelat ndërtimore, është miratuar edhe kompensimi për pronarët. Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe masën e kompensimi­t financiar për pronarët e pasurive të paluajtshm­e që preken nga ndërtimet e legalizuar­a. Referuar kartelave të pasurive sipas ZVRPP- së janë në total 300 parcela. Qeveria ngarkon Zyrat Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të paluajtshm­e Berat, Elbasan, Librazhd, Durrës, Tiranë, Lushnjë, Shkodër, Korçë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastë­r, Kavajë dhe Kukës të regjistroj­në brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to, në përputhje me përcaktime­t e pikave 15 e 16, të vendimit nr. 1095, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, "Për përcaktimi­n e rregullave të bashkërend­imit të punës, ndërmjet ALUIZNI- t dhe ZQRPP- së dhe të procedurav­e apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrim­it të pasurive të legalizuar­a".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania