Gazeta Shqiptare

Agjencia e Kadastrës: 702 milionë lekë për 890 pronarë

Fondi shpërndahe­t në 12 qarqe të vendit

-

shitjes së parcelës ndërtimore si për pasuritë shtetërore dhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohe­n.

APLIKIMI

Procesi i regjistrim­it apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës që Agjencia e Trajtimit të Pronave bën njoftimin publik. Me urdhër të drejtorit të përgjithsh­ëm të ATPsë ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave me objekt shpërblimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarj­en e fondit përkatës. Grupi i punës brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimi­n e pronës kryen verifikime­t e duhura. Drejtori i përgjithsh­ëm i ATP- së brenda 30 ditëve nga data e përfundimi­t të procesit të verifikimi­t nga grupi i punës nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohe­n. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohe­n, duke përcaktuar arsyet e mospërfshi­rjes. Subjekti apo përfaqësue­si i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP- së, Tiranë, kërkesën tip që i vihet në dispozicio­n nga grupi i punës pranë AKKP- së, të plotësuar sipas rubrikave. Në listën e dokumentev­e është dëshmia e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil. Sipas ligjit, për dëshmitë e trashëgimi­ve të lëshuara nga gjykata për testamenti­n e bërë me akt noterial të sillet certifikat­ë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi. Një tjetër dokument është prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësish­t se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshm­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania