Gazeta Shqiptare

Detajet e reja nga objekti i shek.. XIII në restaurim

Zbulohen afreske të jashtëzako­nshme nën shtresat e murit

-

në brendësine e kapelës mesjetare", shkruan arkitekti Artan Shkreli, i cili e ka vizituar objektin ditën e diel.

Kjo kishë e stilit romanik ndërtuar mes shek. XIV- XV paraqet një ndërtim drejtkëndë­sh, mbuluar me qemer të mprehtë. Kisha nga brenda ka qenë e zbukuruar me afreske, ku dallon prej të tjerave tek absida "Darka e fundit". Në anën jugore, në nivelin e tokës i është shtuar dhe një absidë e dytë. Një nga meremetime­t e këtij objekti kulti i përket vitit 1462 në bazë të mbishkrimi­t që ruhet mbi dritaren e absidës. Ajo është monument kulture i kategorisë së I, shpallur në vitin 1984. Kisha e Shën e Premtes në fshatin Balldre është e ndërtuar mbi kodrën shkëmbore të një vendbanimi mesjetar. Burimet historike shënojnë në fshatin Balldre ( balli i Drinit) që nga mesjeta me popullsi të ardhur nga alpet e veriut ( Kelmendit). Ndërtimi i kishës tregon përkushtim dhe funksionin fetar të këtij komuniteti dhe më gjerë në luginën e poshtme të lumit Drin. Ajo i përket tipit gotik, më vonë kisha pati një restaurim, i cili mendohet që është i vitit 1462 sipas mbishkrimi­t të vendosur në anën e jashtme të Apsidës ku shkruhet: "Në vitin e Zotit 1462 kujto o ZOT shërbëtorë­t e tu, Perlatët së bashku me të gjithë miqtë e tyre". Arkitektur­a e kishës së Shën e Premtes e ka origjinën në shek. XIV- XV- të. Planimetri­a e saj është e thjeshtë, një nefëshe në formë drejtkëndo­re me aksin gjatësor të theksuar dhe e mbuluar me qemerë guri, prerja e të cilës është hark majë mprehtë. Me të njëjtin lloj harku janë edhe dyert e dritaret origjinale një pjesë e të cilave janë të murosura. Nga gërmimet e viteve 1985- 86 në pjesën jugore të kishës janë evidentuar mure dhe një absidë, vazhdim i ekzistuese­s, duke përcaktuar në këtë mënyrë se forma planimetri­ke origjinale ka qenë e përbërë në dy anijata dhe dy absida.

 ??  ??
 ??  ?? Afresket e zbuluara në Balldre të Lezhës
Afresket e zbuluara në Balldre të Lezhës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania