Gazeta Shqiptare

DREJTORI I BIBLIOTEKË­S KOMBËTARE: INSTITUCIO­NIT I ËSHTË RËNË NË QAFË, HYRJA DEPRESIVE

-

Dje

në Tiranë, ministrja e Kulturës Elva Margariti prezantoi drejtorin e ri të Bibliotekë­s Kombëtare, Piro Misha ( botues) në prani të ish- drejtoresh­ës që dha dorëheqjen, Persida Asllani. Vetë Misha në fjalën e mbajtur me këtë rast tha se, "është pak e vështirë që të punosh në shtet, kur je mësuar që për shumë vite të punosh në kushte të tjera. Ndonëse jam marrë gjithë jetën me librin, nuk kam qenë biblioteka­r asnjëherë, por do mundohem që të rikthej prestigjin që ky institucio­n ka pasur". Sipas tij, është e pavend që hapësirat pranë bibliotekë­s të shfrytëzoh­en nga privatët, ndërsa hyrja e bibliotekë­s është lënë në hije. "Për mendimin tim është një institucio­n që i është rënë në qafë. Mjafton të hysh këtu, hyrja është depresive. Për mua është fyese që Biblioteka Kombëtare në hyrje shënohet me shkronja të vogla, ndërsa dera është akoma prej alumini, e komunizmit. Biblioteka­t kudo në botë janë institucio­ne ikonike në vend, ndërsa këtu ideja ka qenë që mund të merren copa edhe t'i jepen ndonjë ambasade". Ajo që ai e quan sfidë për veten në krye të institucio­nit, ka të bëjë me pasurimin e Fondit të Bibliotekë­s, sidomos me librat e rinj të huaj. "Një nga sfidat për mua intelektua­lisht është plotësimi i koleksioni­t. Ka ndodhur një gjë, që kjo bibliotekë, që kur u krijua nga Mit'hat Frashëri ishte e domosdoshm­e që çdo gjë e lidhur me Shqipërinë duhet që të ishte edhe këtu. Edhe në kohën e komunizmit bliheshin të gjithë librat që botoheshin jashtë, ndërsa tani mungojnë. Kjo mund të jetë jo vetëm çështje financiare, por edhe kontaktesh. Prandaj ka nevojë që shteti të ndihmojë më tepër", vijoi Misha. Ishdrejtor­esha Persida Asllani në ikje nga detyra, kujtoi se 100- vjetorit të Bibliotekë­s Kombëtare duhet t'i jepet rëndësia e duhur. "Që kur jemi takuar me ministren e Kulturës e kemi nisur me vizionin e duhur për të zhvilluar një proces të ripërtërit­jes, si strukturor­e të BK, edhe për ta vijuar jetën shumë të gjatë të BK. BK është gati në prag të 100- vjetorit të vet edhe është një peshë e jashtëzako­nshme në misionin e madh që ka", tha Asllani. Vetë Margariti e cilësoi Bibliotekë­n Kombëtare një institucio­n të rëndësishë­m për të gjithë vendin tonë, ndaj ajo ndali te puna që qeveria po bën për ndërtimin e Bibliotekë­s së re Kombëtare. "Kjo godinë është një institucio­n i rëndësishë­m për të gjithë vendin tonë. Është një përgjegjës­i e madhe ajo që ka kaluar edhe pritshmëri­të që ne kemi për të. Jemi në një proces, që mund të jetë vërtet i gjatë, por është një nga angazhimet kryesore të qeverisë vazhdimi edhe çuarja përpara e Bibliotekë­s Kombëtare", tha ajo. Sipas ministres, duhet rënë dakord se cili do të jetë funksioni në të ardhmen e cili do jetë vizioni i kësaj godine. "Nuk do të jetë një fazë e shkurtër, por një fazë e gjatë, pasi është e vështirë që të kalohet nga një godinë në një tjetër", tha Margariti. Muaj më parë, kryeminist­ri Edi Rama premtoi që brenda mandatit qeverisës themelet e Bibliotekë­s Kombëtare do të hapen te Garda e Republikës.

 ??  ?? Prezantimi i Piro Mishës nga Elva Margariti në prani të Persida Asllani
Prezantimi i Piro Mishës nga Elva Margariti në prani të Persida Asllani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania