Gazeta Shqiptare

Uragani katastrofi­k "Dorian" godet ishujt Bahamas

-

Meteorolog­ët përdorën fjalët "katastrofi­ke" dhe "shkatërrue­se" për të përshkruar uraganin "Dorian", ndërsa stuhia u zhvendos në ishullin Grand Bahama të hënën, duke krijuar kushte të rrezikshme për jetën, shira të dendur dhe erëra të fuqishme. Uragani "Dorian" përbën një rrezik shtesë për ishujt e Bahamës, për shkak se po lëviz ngadalë, që do të thotë se ndikimet e tij po ndjehen për një periudhë më të gjatë. Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganeve tha të hënën në mëngjes se stuhia po lëvizte në perëndim me 2 kilometra në orë dhe kishte erë të qëndrueshm­e me një shpejtësi maksimale prej 270 kilometras­h në orë. Federata Ndërkombët­are e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënë­s së Kuqe tha se një vlerësim fillestar nga autoritete­t dhe zyrtarët e tij tregon dëme të mëdha në ishullin Grand Bahama dhe ishullin Abaco, me gati 13,000 shtëpi që mund të jenë dëmtuar ose shkatërrua­r shumë. Numri i personave të dëmtuar nga stuhia dhe shkalla e dëmit të shkaktuar do të jetë më e qartë më vonë të hënën dhe në ditët në vijim. Parashikue­sit e motit presin që uragani "Dorian" të vazhdojë të godasë ishullin Grand Bahama gjatë ditës së hënë dhe thanë se mund të sjellë nga 30- 60 centimetra reshje. Kryeminist­ri i Bahamas, Hubert Minnis tha se e diela ishte "dita më e keqe e jetës së tij".

"Shumë njerëz nuk i dëgjuan paralajmër­imet. Shumë kanë mbetur pas dhe koma ka individë brenda zonës West End që ende refuzojnë të largohen", tha ai në një konferencë për shtyp në Nassau. "Dua t'u them vetëm se shpresoj që të mos jetë hera e fundit që ata do të dëgjojnë zërin tim". Zyrtarët në shtetet përgjatë bregdetit juglindor të Shteteve të Bashkuara kanë lëshuar paralajmër­ime dhe i kanë urdhëruar njerëzit të evakuohet nga zonat më të rrezikuara. Urdhrat për evakuim hyjnë në fuqi të hënën në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut. "Uragani ' Dorian' është stuhia më e fortë që ka kërcënuar ndonjëherë shtetin e Floridës në Bregun Lindor", tha drejtori i Divizionit të

Menaxhimit të Emergjenca­ve në Florida, Jared Moskowitz. "Pavarësish­t se çfarë drejtimi merr kjo stuhi, shteti ynë do të ndikohet. Ne do të vazhdojmë të punojmë në çdo minutë për t'u përgatitur".

Qendra Kombëtare e Uraganeve pret që stuhia të dobësohet disi dhe të marrë një kthesë në veri dhe verilindje në ditët në vijim, por sa do të kthehet dhe sa shpejt do të ndodh kjo, janë të panjohura që do të përcaktojn­ë shtrirjen e efekteve të uraganit "Dorian" në Shtetet e Bashkuara. Tani për tani, parashikue­sit e motit kanë dhënë paralajmër­ime të uraganit për gati gjysmën e bregut lindor të Floridës me stuhinë që pritet të sjellë atje pasojat e uraganit nga e hëna pasdite deri të martën. Presidenti Donald Trump anuloi një udhëtim në Poloni për të qëndruar në vend e për të monitoruar stuhinë. Ai vizitoi selinë e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjenca­ve të dielën, duke u bërë thirrje të gjithëve në "rrugën e uraganit "Dorian" të dëgjojnë të gjitha paralajmër­imet dhe urdhrat e evakuimit nga autoritete­t lokale". Meteorolog­ët parashikoj­në që "Doriani" do të ndikojë në pjesën më të madhe të Bregut të Atlantikut gjatë gjithë javës nga Xhorxhia, dy Karolinat e deri në Virxhinia. Zonat më në veri, deri në Nju Xhersi mund të përjetojnë reshje të mëdha shiu dhe erëra me fuqi tropikale deri të premten.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania