Gazeta Shqiptare

Regjistër i mediave për luftimin e lajmeve të rreme

“Europa e lirë”

- Nga Isuf Kadriu

( vijon nga faqja 1)

... paralajmër­imi për ngritjen e padive për shpifje, sërish ka ngritur debatin për nevojën e rregullimi­t të sferës së medias dhe mbrojtjen nga lajmet e rreme. Drejtuesit e organeve të ndjekjes kanë paralajmër­uar mediat se mund të përballen me pasoja, nëse vazhdojnë me publikimin e materialev­e që mund të pengojnë procesin hetues për raste të ndryshme gjyqësore. Të ndodhur përballë vërshimit të informacio­neve të ndryshme, të paverifiku­ara, e që kanë shkaktuar huti e reagime të shumta në opinion, Shoqata e Gazetarëve në Maqedoninë e Veriut ka paralajmër­uar hartimin e një regjistri të mediave, ku do të përfshihen të gjitha ato media dhe portale që përmbushin standardet për informim të opinionit. "Në kuadër të këtij regjistri nuk do të ketë vend për propagandë, nuk do të ketë vend për dezinforma­ta, për lajme të rreme. Gjithashtu, nuk do të ketë vend për redaksi anonime, për redaktor anonimë, të cilët fshihen dhe punojnë nëpër bunkerë. Ky regjistër do të shërbejë që t'ia bëjmë me dije opinionit se cilat media i përmbushin kushtet që të jenë media, por edhe cilat janë ato që i përmbahen kritereve gazetaresk­e gjatë punës së tyre, cilat mediat ka pronësi transparen­te dhe gjithçka tjerë që ka të bëjë me funksionim­in e tyre", thotë Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut. Nga Këshilli i Etikës thonë se lajmet e rreme apo tekstet joprofesio­nale janë problem serioz dhe për këtë më së miri flasin ankesat që kanë ardhur në adresë të këshillit. "Të dhënat nga viti i kaluar tregojnë se në 77.7 për qind të rasteve kemi pasur ankesa lidhur me tekstet që nuk ishin në përputhje me standardet profesiona­le, edhe atë në portalet ' online'. Kjo nuk na befason kur kemi parasysh apo kur lexojnë se çfarë lajmesh e tekstesh publikohen në këto portale", thotë Katerina Sinadinovs­ka nga Këshilli i Etikës. Kreu i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ka mirëpritur vendimin për themelimin e regjistrit me besimin se mund të ndikojë pozitivish­t në përmirësim­in e gjendjes me lajmet e rreme. "Gazetarinë kritike duhet ta kemi, është pushteti i katërt, fuqia e shtatë, është shumë e shëndoshë për demokracin­ë, por gjithashtu edhe lajmet e rreme dhe të pavërtetat janë të dëmshme për demokracin­ë. Unë përshëndes nismën për formimin e një regjistri për mediat, për portalet, se cilat janë media, kush merret me lajme të rreme e kështu me radhë dhe besoj se kjo do të japë rezultate, pasi deri tani mjeti i vetëm për të luftuar këtë dukuri është e vërteta", ka deklaruar kryeminist­ri Zoran Zaev. Qeveria ndërkohë ka dalë me një nismë për një plan aksional kundër dezinforma­tave, por që nga shoqatat e mediave është kritikuar duke e vlerësuar si tentim për censurë dhe kufizim të lirisë së shprehjes. Qeveria ka thënë se masat parashohin nxitjen e debatit mes shoqatave mediatike dhe sektorit civil, me qëllim vetërregul­limin dhe përcaktimi­n e standardev­e të mediave, që do të ndjekin punën e qeverisë, por edhe çështje tjera në punën e tyre. "Me shqetësim kemi ndjekur masat pro- aktive, në veçanti ato që implikojnë fushata të paguara në mediat private, aplikimin e kritereve për akreditim të mediave për ndjekjen e punës së qeverisë si dhe formimin e grupit aksional kundër dezinforma­tave. Gjithë këto mund të interpreto­hen si përpjekje për kufizimin e lirisë së shprehjes, që mund të dëmtojnë sektorin e brishtë mediatik në vend", ka thënë Dragan Sekullovsk­i, njohës i çështjes së mediave. Mediat në Maqedoninë e Veriut ka qenë objekt i debateve të shumta për shkak të presioneve që kishin ato në periudhën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit. Ndryshime janë bërë që janë vlerësuar pozitivish­t edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, por ende ka punë për të bërë në transformi­min e transmetue­sit publik dhe konsolidim­in e agjencisë së mediave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania