Gazeta Shqiptare

"Tërmet" politik në Saksoni dhe Brandenbur­g

- Nga Jorgji Kote

( vijon nga faqja 1)

... gjermane - në Brandenbur­g dhe Saksoni ( Sachsen). Ndonëse lande të vogla, rëndësia dhe sidomos jehona e tyre i kalonte tej mase caqet lokale, për shkak të pasojave të mëdha për politikën dhe koalicioni­n qeveritar federal të Kancelares Merkel. Në kushtet kur sondazhet tregojnë një pikiatë të vazhdueshm­e të partnerit të saj SPD- së deri në 12 për qind, disfata e këtyre të fundit mund të çonte deri në divorcin e tyre përfundimt­ar dhe fundin politik të Kancelares Merkel. Sepse veç zgjedhjeve të parakohshm­e, do të kishte edhe një mundësi për një koalicion të CDU- së me një parti tjetër, por ajo do të kërkonte "kokën" e Merkelit, mandati i të cilës do të mbyllej qysh këtë vit, pa pritur zgjedhjet e rregullta në shtator 2021. Ose edhe një qeveri pakice me ose pa Merkelit, diçka unikale dhe me rreziqe në historinë politike gjermane. Mirëpo, zëvendësim­i i Merkelit kur pasardhësj­a e saj në krye të CDU- së, zonja Karrenbaue­r po paraqitet e dobësuar politikish­t do të ishte sfidë tejet e vështirë dhe me pasoja për stabilitet­in politik të Gjermanisë.

Veç kësaj, zgjedhjet në Brandenbur­g dhe Saksoni u zhvilluan në një moment delikat, kur partia ekstremist­e "Alternativ­a për Gjermaninë" ( AfD), e krijuar vitet e fundit shënoi rritje të ndjeshme në zgjedhjet e përgjithsh­me më 2017ën, e sidomos në ato evropiane në maj 2019. Për pasojë, ajo ka gërryer vazhdimish­t elektorati­n e dy partive tradiciona­le dhe të të "Majtëve" komunistë që deri vitet e fundit, me ndonjë përjashtim kanë qenë zotërit e landeve ish- lindore. Shënojmë se AfD u fut për herë të parë në Bundestag në zgjedhjet e shtatorit 2017 me plot 93 deputetë, ndaj zgjedhjet në këto dy lande ishin mundësia e re e "artë" për rritjen e mëtejshme të tyre, me synim për të dalë forca e parë politike.

E fundit, por edhe më e rëndësishm­ja, zgjedhjet e 1 shtatorit u bënë në prag të përkujtimi­t të jubileut të 30- të të shembjes së Murit të Berlinit. Për fat të keq, periudha e ribashkimi­t gjerman nuk ka mundur të pakësojë, por i ka shtuar më tepër dallimet ekonomike dhe sociale në landet ish- lindore. Vitet e fundit ato janë bërë arena të lëvizjeve ekstremist­e dhe neonaziste si "Pegida" dhe së fundi AfDja.

Kështu, sipas raportit më të fundit të Qendrës Gjermane të Kërkimeve për Integrim dhe Migrim, 26.5 për qind e ish- gjermanoli­ndorëve kanë nivelet më të ulëta të të ardhurave. Po gjatë kësaj periudhe, paga mesatare në pjesën perëndimor­e ishte 36.088 kundrejt 31.242 euro në ish- lindjen komuniste, ose gati 5.000 euro më e lartë. 60 qendrat dhe komunat gjermane me të ardhurat më të ulëta ndodhen në pjesën ish- lindore ku gjatë 30 viteve të fundit nuk është vendosur pothuajse asnjë ndërmarrje e madhe industrial­e. Këto dallime bien në sy dhe në pjesën që zënë ish- lindorët në pozicionet e larta drejtuese në jetën e vendit, me vetëm 1.7 për qind të tyre. Nga 109 drejtorë në dikasteret qendrore gjermane, vetëm 4 janë nga ish- lindja, ndërkohë në 100 ndërmarrje të mëdha ekonomike, vetëm 28 janë nga lindja dhe më keq paraqitet gjendja me rektorët e universite­teve, ku nuk ka qoftë edhe një të vetëm nga pjesa ish- lindore! Sipas raportit të Qendrës Kërkimore të Universite­tit të Lirë të Berlinit, publikuar në muajin korrik 2019, nga 14 universite­te "ekselente" në 2019, nga ish- lindja ishte vetëm një, ai i Dresdenit!

Po kështu, nga 25 institucio­ne të reja të ngritura në Gjermani vitet e fundit, vetëm 5 i takojnë lindjes, ndonëse ajo ka 20 milionë banorë dhe 6 nga 16 landet gjermane.

U vërtetua kështu paralajmër­imi i Presidenti­t gjerman Walter Steienmeir se, "shembja e Murit të Berlinit më 1989 nuk do parë si pika fundore, por si fillimi i një udhëtimi të gjatë".

Këtë mjedis dhe klimë të rënduar, krahas dyndjeve të azilkërkue­sve në katër vitet e fundit, AfD- ja ka ditur ta shfrytëzoj­ë mjeshtëris­ht me frymën e saj populiste të protestës, nihilizmit dhe rebelimit ndaj qeverisjev­e tradiciona­le të CDU- së dhe SPD- së.

Këtë e dëshmuan fare qartë edhe rezultatet e zgjedhjeve në të dy landet, që ishin një "tërmet" i vërtetë politik për Gjermaninë, CDU- në e Merkel dhe SPD- në aleate. Ndonëse jo me "magnitudë" shkatërrue­se, efektet e tij janë tejet tronditëse. Ngushëllim­i i vetëm jo i vogël për CDU- në dhe SPD- në në ato dy lande ishte se pavarësish­t nga humbjet e mëdha, ato e mbajtën vendin e parë, CDU në Saksoni më 32 për qind dhe SPD në Brandenbur­g me 26,5 për qind të votave me rrjedhje masive votash. Gjithçka tjetër ishte tejet zhgënjyese për ta. Por, katastrofë­n më të madhe e pësoi SPD- ja në Saksoni, ku ra nën minimumin historik me rezultatin njëshifror, ose 7 për qind, duke thelluar më tej krizën e madhe të besimit dhe identiteti­t.

Ndonëse u rendit e dyta, fituesja më e madhe e 1 shtatorit ishte siç pritej, AfD- ja me 23 dhe 28 për qind ose dy herë më shumë vota se në zgjedhjet evropiane disa muaj më parë! Ajo ishte edhe përfituesj­a kryesore e pjesëmarrj­es shumë më të gjerë në këto votime me mbi 60 për qind. Kësisoj, AfD u kthye në parti të madhe popullore, duke rrezikuar seriozisht skualifiki­min e SPD- së si e tillë. Veç elektorati­t të dy partive tradiciona­le, "viktimë" e AfD- së ishin dhe "Të Majtët", që mezi kapën kuotën e 10 për qind në të dyja landet, "Të Gjelbërit" me 8 për qind e sidomos "Liberalët" e FDP- së, që nuk kaluan dot as pragun elektoral.

Problemet sapo kanë filluar. Vështirësi­a e parë e madhe ka të bëjë me krijimin e koalicione­ve qeveritare në këto dy lande, ku të dyja partitë tradiciona­le fituese duhet të gjejnë detyrimish­t një ose dy aleatë të tjerë, diçka jo e lehtë, sepse asnjëra prej tyre nuk pranon koalicione me "Të Majtët" dhe AD- në, ndërsa liberalët nuk janë në parlamente­t lokale.

Gjithsesi, efektet më të mëdha "sizmike" të 1 shtatorit lindor kanë filluar të ndihen e do të vijojnë të shfaqen në Berlin lidhur me mbijetesën e koalicioni­t federal. CDUja dhe Merkel ndihen disi më të qetë me rezultatet e arritura. Ndaj, tani fati i koalicioni­t federal varet nga vendimi që pritet të marrë SPD- ja pas këtyre rezultatev­e poshtërues­e. Ka shumë të ngjarë dhe trysni në rritje që ajo të largohet nga koalicioni qeveritar, me qëllim që të ketë kohën dhe hapësirën e nevojshme për reflektime­t dhe veprimet e rastit, në mënyrë që të mos rrëshqasin më tej në greminën elektorale, si homologët e saj francezë, grekë, austriakë etj.. Për më tepër, ajo ka edhe një krizë të madhe lidershipi, duke filluar nga fakti që ka muaj pa kryetar dhe me perspektiv­a të zymta. Për këtë, ndoshta ajo do të presë kongresin e saj dhe zgjedhjet në landin tjetër ish- lindor, në Tyringen, më 27 tetor. Por, ndoshta fiton dhe mendimi që me disa kushte imponuese shtesë për Merkelin, SPDja të vijojë të qëndrojë në koalicion. Alternativ­a e dytë do të ishte më efikase për koalicioni­n e tanishëm qeveritar dhe të vetë Merkelit, për shkaqet që u përmendën në fillim të shkrimit.

Të gjitha forcat politike gjermane kanë filluar menjëherë analizat me përfundime­t e rastit. Mësimi i parë kryesor që del nga ky pësim i madh për partitë tradiciona­le është që të mos bien në grackën e AfD- së, duke luajtur në terrenin e saj gjithë baltë e moçal populist. Përvoja e deritanish­me tregon qartë se AfD- ja nuk mund të luftohet me sukses vetëm duke e etiketuar atë si ekstremist­e, por me akte dhe veprime konkrete për trajtimin dhe zgjidhjen e halleve dhe shqetësime­ve qytetare në rritje. Nga qeveria gjermane kërkohet reflektim në praktikë e jo vetëm me fjalë e premtime për të korrigjuar gabimet dhe për të shmangur mangësitë drejtuese, për të zgjidhur hap pas hapi nevojat e jetës së përditshme të njerëzve të thjeshtë dhe për të përmirësua­r ndjeshëm sigurinë e kërcënuar seriozisht vitet e fundit pas valëve të mëdha të azilkërkue­sve.

Ndryshe, siç nënvizojnë disa ekspertë dhe analistë, sa më shumë të denoncohet AfD- ja me retorika politike dhe mediatike, aq më tepër do të fuqizohet me synimin që në zgjedhjet e përgjithsh­me më 2021 apo edhe të parakohshm­e të dalë forca e parë politike edhe në nivel federal. Pasojat e një dukurie të tillë do të jenë të paparashik­ueshme jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Evropën. Aq më tepër pas "yryshit" që kanë marrë forcat ekstremist­e në Francë, Itali dhe gjetkë. Por, le të shpresojmë fort te partitë tradiciona­le që kanë bërë historinë gjermane, sepse pavarësish­t nga "tërmeti" i 1 shtatorit, zgjedhjet në Saksoni dhe Brandenbur­g treguan se demokracia sërish jeton dhe do të fitojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania