Gazeta Shqiptare

Strakosha, kunj Panuçit: Kësaj radhe nuk e humba avionin

Tomasi apo Berisha në portë? Për gardianin e Lacios, përgjigjja është e prerë: Mjafton të fitojë Kombëtarja Ndërkohë, Balaj ndjehet në formë dhe është gati të japë kontributi­n e tij

-

Tomas Strakosha është gati për Francën. Tit ullari i Lacios në Serinë A do të ketë si gjithnjë duelin me Etrit Berishën, titullarin tjetër në Seria A, por që mbron portën e Spalit dhe në këtë fillimsezo­ni ka dhuruar paraqitje spektakola­re. Gjithsesi, Strakosha është i qetë në këtë pikë, pasi i jep rëndësi suksesit të Kombëtares dhe jo egos personale. Gjithashtu, ai ka thumbuar edhe ish- trajnerin Panuçi, që e la jashtë në sfidën ndaj Turqisë, për shkak se humbi avionin. "Këto dy ndeshje do të tregojnë nëse do të jemi në garë për t'u kualifikua­r apo jo. E dimë të gjithë që janë ndeshje të rëndësishm­e, por nuk duhet të mbingarkoh­emi. Duhet të jemi pozitivë, të stërvitemi mirë dhe të shohim çfarë do ndodhi. Të dyja janë sfida të rëndësishm­e. E ka trajneri në dorë se kush do aktivizohe­t. Unë ndihem mirë. Gjithmonë e kam thënë, konkurrenc­a është pozitive. Njihem me Berishën prej 6 vitesh. Në Kombëtare nuk ka rëndësi kush do luajë, rëndësi ka që ne të fitojmë. Kush luan e ka trajneri në dorë. Shyqyr

Zotit që kësaj here erdha në kohë. Gjithçka perfekte. Ne kemi kualitetet, këtë gjë e kemi treguar. Tani thjesht duhet të bëjmë një grup të fortë dhe të jemi gjithmonë pozitivë. Vitin e kaluar humbëm grupin që kishim. Vetëm si grup mund të bëjmë diçka të mirë. Po të kemi grupin, kemi shans të kualifikoh­emi. Rejën e kam njohur vitin e parë kur isha te Lacio. Unë shikoj që është pozitiv me ne. Për mua kjo është gjëja e rëndësishm­e. Ne vijmë vetëm 10 ditë me ekipin Kombëtar dhe nuk mund të ndryshojmë shumë gjëra. Çfarë kemi, duhet ta japim në fushë. Për mua e bën mirë punën. Këto dy ndeshjet janë më të rëndësishm­e. Unë ndihem mirë dhe jam gati, prandaj jam këtu", u shpreh Strakosha.

BALAJ: JAM NË FORMË TË MIRË

Bekim Balajt është duke kaluar një formë të shkëlqyer me skuadrën e Shtrum Gracit në Austri. Sulmuesi i Kombëtares arriti të realizonte dopietë në sfidën e djeshme ndaj Altaçit. Shkodrani ishte i pranishëm në konferencë­n për shtyp në prag të sfidës ndaj Francës, teksa u shpreh: "Përqendrim­i dhe vlerësimi është maksimal. Dihet forca e kundërshta­rëve. Shpresoj që grupi të jetë gati dhe t'i përballojm­ë. Do të pretendojm­ë të marrim pikë edhe në Francë. Me Francën kemi eksperienc­ë deri diku pozitive. Jemi të detyruar të pretendojm­ë për pikë. Do jetë një ndeshje ku do të kërkojmë vlerësim dhe përqendrim maksimal. Më vjen mirë që vij në ekip kombëtar me gola. Forma dhe minutazhi ndikojnë. Vij nga një moment i mirë. Ndeshjet i kam luajtur të plota. Shpresoj që ecuria pozitive të vazhdojë edhe në ndeshjet e ekipit Kombëtar. Në mëngjes jam bërë pjesë e grumbullim­it. Pata një bisedë të shkurtër me trajnerin. Më përgëzoi për golat dhe aktivizimi­n. Në ekipin Kombëtar, dëshira është e të gjithëve për të luajtur. Në fund është trajneri që bën zgjedhjen. Normalisht që ai do të bëjë zgjedhjen e duhur. Të shohim... Nuk është momenti që të plotësojnë tekat apo dëshirat tona. Trajneri e ka përgatitur maksimalis­ht ndeshjen dhe e di mënyrën si do të luajë ekipi", u shpreh Balaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania