Gazeta Shqiptare

Meta: Propaganda nuk ndihmon për daljen nga kriza, zgjidhja janë zgjedhjet

Presidenti i kujtoi PS- së se sundimi ligjit është kusht për çeljen e negociatav­e Zëdhënësi: E çmendura E. u zhyt në llumin e shpifjes, keqardhje

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vazhdon të besojë se zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza politike që ka përfshirë vendin prej fillimit të këtij viti është mbajtja e zgjedhjeve të 13 tetorit. Ai reagoi dje lidhur me gjithë aksionin e mazhorancë­s parlamenta­re kundër tij, duke nisur që nga hetimi parlamenta­r e deri te rrëzimi i dekreteve për rikthimin për shqyrtim të disa ligjeve, ndërsa theksoi se propaganda anti- President nuk e ndihmon sundimin e ligjit dhe zgjidhjen e krizës politike në vend. Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka kujtuar 18 tetorin, ditën kur do të jepet edhe vendimi për çeljen e negociatav­e, ndërsa thekson se sjellja e mazhorancë­s kundër presidenti­t nuk ndihmon sundimin e ligjit, që është kusht për hapjen e tyre. Sipas Metës, spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimi­n e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërf­shirëse vendore nuk e ndihmon vendin që të marrë një vendim pozitiv për hapjen e negociatav­e në 18 tetor.

REAGIMI

"Propaganda anti- President nuk ndihmon sundimin e ligjit, që është kusht për çeljen e negociatav­e në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimi­n e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërf­shirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallë­zimin e saj. Kriteret e Kopenhagen­it nuk janë shfuqizuar ende nga BEja, ndaj respektimi i tyre është i pashmangsh­ëm, nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatav­e në 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!", - shkroi Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Kujtojmë se kreu i shtetit ka dekretuar 13 tetorin si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore, ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ndërmarrë asnjë hap për organizimi­n e tyre. Madje, në KQZ janë paraqitur për t'u regjistrua­r në këto zgjedhje vetëm 3 forca politike të opozitës. Por pavarësish­t këtij fakti dhe kalimit të të gjitha afateve ligjore për organizimi­n e këtyre zgjedhjeve, presidenti beson se nëse ekziston vullneti politik, zgjedhjet e 13 tetorit janë të mundshme të mbahen ende.

BLUSHI

Ndërkohë që gjatë mbrëmjes së djeshme, Institucio­ni i Presidenti­t ka re

aguar sërish, kësaj here lidhur me vendimet e mazhorancë­s për të rrëzuar dekretet e kreut të shtetit, sidomos atyre që kanë të bëjnë me dy marrëveshj­e koncesiona­re për rrugën Milot- Balldren dhe Porti i Jahteve - By- pass Orikum - Dukat. Zëdhënësi i Presidenti­t të Republikës, Tedi Blushi, nëpërmjet një reagi

mi po nëpërmjet rrjeteve sociale ka reaguar ndaj deklaratav­e të ministres së Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Elisa Spiropali, ndërsa ka sjellë në vëmendje pikërisht faktin se dy marrëveshj­et koncesiona­re kanë çmime të fiksuara dhe që kalojnë vlerat e kostove të punimeve të publikuara nga vetë Autoriteti

Rrugor. "Të çmendurit për t'i shpëtuar shiut, futen në pellg. Njësoj si e çmendura E., e cila u zhyt edhe sot në llumin e shpifjes, për t'i shpëtuar shiut të së vërtetës, duke lëshuar tymuesen e radhës, me shpresën se do largohet sadopak vëmendja nga keqpërdori­mi i Kuvendit për mbulimin e PPP- ve të paligjshme që u miratuan

sot", - shkroi Blushi duke iu referuar pikërisht marrëveshj­es për rrugën Porti i Jahteve - By- pass Orikum - Dukat. Sipas tij, e njëjta praktikë është ndjekur edhe për marrëveshj­en tjetër atë për rrugën Milot - Balldren. "Për t'i dhënë një mbrojtje këtij procesi të paligjshëm dhe për të shmangur çdo përgjegjës­i nesër, qeveria ka

miratuar një rregull të ri, për t'ia kaluar përgjegjës­inë Kuvendit, me qëllim amnistimin e gjithë procesit të zhvilluar në paligjshmë­ri të plotë. Keqardhje për të çmendurën E., e cila pasi u përdor për të nxjerrë me këpucë të kuqe doganat, po ofrohet për t'i nxjerrë dritat e kuqe edhe ekonomisë kombëtare", - shkroi Blushi.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ?? Komisioni parlamenta­r Hetimor
Komisioni parlamenta­r Hetimor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania