Gazeta Shqiptare

Debatet tek ' Ekonomia', rrëzohen 4 dekretet e Presidenti­t të Republikës

-

Ashtu

siç edhe kishte p a r a l a j m ë r u a r, mazhoranca e majtë e ka nisur jetën parlamenta­re në një sulm frontal kundër Presidenti­t të Republikës. Paralelish­t me nisjen e hetimit në kuadër të kërkesës për shkarkimin e tij, shumica e majtë ka rrëzuar dje 4 dekretet e para të Presidenti­t Meta me anë të të cilave ai ktheu 4 ligje të ndryshme për rishqyrtim në Kuvend. Më konkretish­t, Komisioni i Ekonomisë rrëzoi dje 4 dekretet që ka të bëjnë me ligjin për privatizim­et, për koncesioni­n e rrugës OrikumDuka­t, koncesioni­n për rrugën Milot- Balldren dhe atë "Për koncesione­t dhe Partnerite­tin Publik Privat". Deputetët e majtë nuk kanë marrë parasysh asnjë nga argumentet që ka paraqitur kreu i shtetit në relacionet shpjeguese që shoqërojnë secilin dekret, duke vendosur që t'i votojnë edhe një herë në gjendjen që janë të 4 ligjet në fjalë në seancë plenare. Por, teksa anëtarët e komisionit po diskutonin dekretet në fjalë, mes kryetarit të Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe deputetit të opozitës, Alban Zeneli është zhvilluar një debat i fortë. Ahmetaj i kërkoi Zenelit që të mos fliste në këmbë, por të zinte vend në tryezë për t'iu bashkuar diskutimev­e. "Alban ose ulu si qytetar, ose në këmbë nuk flitet. Ulu, merr pjesë në komision është kënaqësi, bëj pyetje. Të lutem Alban po deshe ulu, vazhdo bëj pyetje, ngri çështje", - tha Ahmetaj. "Herë tjetër mos më thuaj mua kush je ti. S'do pyes ty unë ç'do them! Mos fol me mua ' kush je ti, kush jam unë'. Nuk do të pyes ty, do ulem apo s'do ulem", - tha deputeti Zeneli. Nisur pikërisht nga ky debat, kryetari i Komisionit të Ekonomisë ka ndërprerë mbledhjen për ta rinisur atë më vonë, ku edhe u votua për rrëzimin e 4 dekreteve të parë të Presidenti­t të Republikës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania