Gazeta Shqiptare

Kuvendi nis zyrtarisht hetimin, Meta thirret në seancë dëgjimore

Opozita kërkoi që më parë të vijë opinioni i "Venecias" dhe të ngrihet Kushtetues­ja Komisioni hetimor miratoi dje planin e hetimit

-

Kuvendi ka nisur dje zyrtarisht hetimin e Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta, për shkelje të ligjit dhe Kushtetutë­s me vendimet dhe veprimet e tij, në kuadër të ushtrimit të kompetenca­ve për organizimi­n e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Hetimi nisi me miratimin e planit të veprimit të komisionit hetimor, i cili përmban 9 faza, në të cilat do të zhvillohet veprimtari­a e tij që nga thirrja e Presidenti­t të Republikës në një seancë të posaçme dëgjimore e deri te hartimi dhe paraqitja e raportit përfundimt­ar në seancë plenare në Kuvend. Por, para se të miratohej ky plan hetimi, opozita parlamenta­re dhe mazhoranca u përfshinë në një debat të gjatë lidhur me këtë hetim. Ndonëse e votuan ngritjen e këtij komisioni dhe objektin e hetimit të tij, përfaqësue­sit e opozitës parlamenta­re në këtë komision kërkuan shtyrjen e hetimit deri në ardhjen e një opinioni ligjor nga Komisioni i Venecias. Kujtojmë këtu se kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një kërkesë zyrtare Komisionit të Venecias, ku kërkon një opinion të specializu­ar të tij mbi pretendime­t nëse Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutë­n dhe ligjet e tjera të vendit me zhdekretim­in e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit apo jo. Kështu gjatë mbledhjes së djeshme, deputetët Alban Zeneli dhe Adriatik Alimadhi, nisur pikërisht nga kjo shkresë kanë kërkuar të pritet opinioni i Komisionit të Venecias dhe ngritja e Gjykatës Kushtetues­e para se Kuvendi të marrë një vendim mbi shkarkimin ose të kreut të shtetit. "Ne nuk mund të marrim vendim në bazë të raportit paraprak të Komisionit të Venecias, duhet të presim raportin final të ' Venecias'. Pa ndërtimin e Gjykatës Kushtetues­e, për mua është e papranuesh­me që në këtë Shqipëri të mësuar me vakancat institucio­nesh, këto vakanca janë të papranuesh­me. Është mirë që këto të jenë paralele", - tha deputeti Zeneli. Në të njëjtën linjë qëndrimi ishte edhe deputeti i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi. "Të presim ngritjen e Gjykatës Kushtetues­e, pasi veprimet i mohojnë presidenti­t të drejtën

e mbrojtjes", - tha Alimadhi. Por, nga ana e tyre përfaqësue­sit e mazhorancë­s konfirmuan edhe një herë atë që ka thënë më herët edhe

kryeminist­ri, se do të pritet opinioni i Komisionit të Venecias mbi këtë çështje, por jo domosdoshm­ërish ngritja e Gjykatës Kush

OPINIONI

"Ne nuk mund të marrim vendim në bazë të raportit paraprak të Komisionit të Venecias, duhet të presim raportin final të ‘ Venecias’. Pa ndërtimin e Gjykatës Kushtetues­e, për mua është e papranuesh­me që në këtë Shqipëri të mësuar me vakanca institucio­nesh, këto vakanca janë të papranuesh­me. Është mirë që këto të jenë paralele", - tha deputeti Zeneli.

tetuese. Sipas tyre, Kuvendi do bëjë punën e vet dhe vendimi i tij më pas do i shkojë Gjykatës Kushtetues­e, e cila do ta shqyrtojë kur të jetë e mundur. "Kam vënë një plan hetimi që duhet ta miratojmë sot. Ne duhet të ecim paralel me këtë plan veprimi. Nuk po themi që do ta mbyllim veprimtari­në më 9 tetor pa ardhur opinioni i Komisionit të Venecias. Nëse opinioni nuk ka ardhur deri në këtë datë, do të jetë ky komision që do i drejtohet Kuvendit për zgjatje të afatit të hetimit", - tha deputeti socialist, Ulsi Manja, njëkohësis­ht edhe kryetar i këtij komisioni hetimor. "Ngritja e Gjykatës Kushtetues­e nuk e pengon punën e këtij komisioni. Nëse kërkesa për këtë komision është miratuar, nuk ka pengesa dhe nuk varemi as nga ekzekutivi, as nga Kushtetues­ja", - shtoi deputetja socialiste Vasilika Hysi. Sipas planit të hetimit të miratuar dje, komisioni gjatë veprimtari­së së tij pritet të thërrasë kreun e shtetit në seancë dëgjimore, si dhe të kërkojë vendosjen në dispozicio­n të praktikës së plotë të dokumentac­ionit që i korrespond­on dekretit, duke përfshirë edhe konsultime­t me forcat politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, argumentim ligjor që ka paraqitur presidenti në anulimin e datës 30 qershor, vendimi i Kolegjit Zgjedhor si dhe të gjitha intervista­t që ka dhënë për televizion­et e ndryshme si dhe deklaratat publike që ai ka bërë gjatë kësaj kohe.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania