Gazeta Shqiptare

Spiropali: Meta, pjesë e një skenari për destabiliz­imin e vendit

-

Mazhoranca

vijon të besojë se Presidenti i Repub likës, Ilir Meta, ishte pjesë e një skenari që kishte për qëllim destabiliz­imin e vendit. Ministrja për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, njëherësh edhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, e ftuar në rubrikën "Opinion", në "News 24" deklaroi se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shkelur me të dyja këmbët Kushtetutë­n dhe ka qenë pjesë e një skenari për destabiliz­imin e Shqipërisë. E pyetur nëse ka mazhoranca një emër të ri për zëvendësim­in e Metës, pas nisjes së procedurav­e për shkarkimin e tij, ministrja ka thënë se si fillim do të bëhet hetimi përkatës në Komisionin hetimor Parlamenta­r. "Ne nuk rendim për të shkelur afatet, nuk e kemi diskutuar emrin e ri, nuk jemi në atë fazë. Aktualisht është ngritur komisioni për hetimin e dekreteve të presidenti­t, do vazhdojë procesi i hetimit dhe parlamenti do votojë. Pastaj, i takon Gjykatës Kushtetues­e të vendosë, por për ne është shumë e qartë se Meta e ka shkelur Kushtetutë­n me të dyja këmbët dhe ka qenë pjesë e një skenari për të destabiliz­uar Shqipërinë. Nuk ka përfaqësua­r interesin e popullit në asnjë çast", - deklaroi Spiropali. Ajo foli edhe për nisjen e sesionit të ri parlamenta­r, ku sipas saj synohet që të miratohet reforma zgjedhore. "Kemi një opozitë në parlament, e cila për hir të së vërtetës ka qenë produktive dhe për çështje madhore, që kanë të bëjnë me të ardhmen e Shqipërisë, ka qenë vendimtare. Kjo opozitë është shumë më e vlefshme se ajo në rrugë. Kemi përpara një sfidë dhe ajo është që të votojmë reformën zgjedhore. Duhet të bëjmë reformën zgjedhore. Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka pikërisht këtë detyrë. Ka dhe një vend për opozitën jashtëparl­amentare dhe shpresojmë që atë vend ata ta përdorin", - tha Spiropali.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania