Gazeta Shqiptare

"Miliona para për luks", Basha- Ramës: Shtëpia në Surrel, mbi 2 mln euro

Qeverisja e re, tur takimesh në mbarë vendin

- Valentina Madani

PD- ja dhe aleatët do t'i rikthehen aksionit opozitar kundër keqqeveris­jes së Edi Ramës. Lideri demokrat, Lulzim Basha, mblodhi pasditen e djeshme të deleguarit në qarqe. Gjatë mbledhjes u diskutua për ristruktur­imin e PDsë, afrimin e njerëzve me influencë në parti si dhe afrimi i shumë të rinjve në PD. Basha ka kërkuar plotësimin e strukturav­e në degët e PD. Mësohet se përparësi për plotësimin e strukturav­e të demokratëv­e do të kenë të rinjtë dhe ata që kanë kontribuua­r e themeluar Partinë Demokratik­e. Basha iu ka kërkuar gjithashtu të kenë komunikim të vazhdueshë­m me personat që kanë reputacion/ influencë në zonat e tyre, në mënyrë që ata të bëhen pjesë e strukturav­e të partisë.

Z. Basha gjithashtu ka thirrur në takim aleatët opozitarë të enjten në orën 13: 00, ku do të diskutohet e gjithë axhenda që do ndjekin në sesionin e ri politik. Z. Basha ka paralajmër­uar se në shtator do rikthehen sërish protestat masive, edhe pse ende nuk ka një datë. Raportohet se këto takime konsultati­ve mund të çojnë në vendosjen e një date për zhvillimin e protestave. Gjithashtu, PD- ja dhe aleatët do jenë në një takime intensive me qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Kjo edhe për faktin se PD- ja tashmë ka një platformë qeverisjej­e, që do i prezantohe­t çdo qytetari nga vetë Lulzim Basha, nga takimet në të gjithë Shqipërinë. Pritet të nisë një tur takimesh në mbarë vendin për prezantimi­n e projektit qeverisës të opozitës.

MASHTRIMI

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, publikoi dje një videomesaz­h të kryeminist­rit Rama dhe udhëtimeve të tij private. Basha ndau me ndjekësit e tij në "Facebook" një tjetër videomesaz­h, përmes të cilit numëron një sërë akuzash për kryeminist­rin Edi Rama, që e quan artisti i mashtrimit. Sipas Bashës,

gjithçka që Rama ka thënë, ka qenë mashtrim, me qëllim për të vjedhur shqiptarët. Lideri i opozitës, Lulzim Basha, përmes videomesaz­hit shprehet çdo projekt, program dhe politikë e Ramës është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve. Sipas Bashës, gjithçka që kryeminist­ri ka premtuar, e ka bërë me qëllim gra

bitjen e parave të qytetareve bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Kreu i PD- së shton se çdo projekt i Ramës është mashtrim dhe politikë grabitëse. Ai shprehet se, "mashtrimev­e të hajdutit psikik u ka dalë boja". "Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë, ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët

INA ZHUPA

Zëdhënësja e PD- së, Ina Zhupa, i kërkoi dje prokuroris­ë të hetojë për lidhjen mes pagesave private për Maznikun dhe ndikimin e tij për marrjen e tenderave nga kompania fituese për godinën e re të teatrit. "Veliaj dhe Bashkia Tiranë kanë pranuar shkeljen e ligjit, kur kanë pohuar për VOA se Shkëlqim Fusha, pronari dhe administra­tori i ' Fusha shpk.' ka paguar hotelin 908 euro nata për nënkryetar­in Mazniku”, - tha zj. Zhupa.

dhe oligarkët. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve. Pasuri dhe luks për vete, papunësi, varfëri dhe pasiguri për njerëzit. Mashtrimev­e dhe gënjeshtra­ve të hajdutit psikik iu ka dalë boja. Hajduti psikik! Rama ik! Shqipëria si Europa", shprehet z. Basha. PD- ja citon me zë Ramën në

janar të 2016- ës, në një studio televizive, ku tregon për pushimet në SHBA: "Nuk besoj se mund të kufizohem, as unë, as familja ime nga një moment pushimi legjitim" shprehet ai. Më tej, fluturimet me avion "charter". Edi Rama ka udhëtuar në të gjithë botën për punën e tij private. Ekspozita pikture në Nju Jork, takimi me Ronaldon në sta

dium, në Torino. Udhëtimi me bashkëshor­ten në Paris. Ekspozita private në Berlin. Promovimi i librit në Stamboll. Ndeshja e basketboll­it në Majami. Ekspozita me piktura në Hong Kong, Rostok... Finalja, vila e tij në Surrel, e cila kushton 2 milionë euro. A duhem më dëshmi për ta ngritur në piedestal si ' artisti i mashtrimit'"?!

 ??  ?? Një nga protestat e opozitës
Një nga protestat e opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania