Gazeta Shqiptare

Opozita çon dosjen e 30 qershorit te ndërkombët­arët: Provat që implikojnë PS- në

Spaho: Denoncime të reja, për të tjerë kryebashki­akë

-

Aleatët

e Lulzim Bashës njoftuan dje se Partia Demokratik­e ka përgatitur një raport të detajuar mbi shkeljet dhe paligjshmë­ritë në zgjedhjet e 30 qershorit dhe ua ka dërguar atë partnerëve ndërkombët­arë. Mediu e Ndoka tregojnë se në këtë raport ka prova konkrete që implikojnë Partine Socialiste në vjedhjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. Po çfarë përmban ekzaktësis­ht raporti i Partisë Demokratik­e, i cili i është dorëzuar tashmë OSBEODIHR- it? Paralelish­t me PD- në, edhe LSI- ja ka përgatitur një raport të sajin mbi zgjedhjet e 30 qershorit, që sipas eksponentë­ve të kësaj partie, po ashtu përmban prova se në 30 qershor, zgjedhjet u manipuluan. Pritet që raportet në fjalë të bëhen publikë vetëm pas raportit përfundimt­ar që ODIHR do të publikojë për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, të cilat u zhvilluan pa pjesëmarrj­en e Partisë Demokratik­e dhe aleatëve të saj. Por, demokratët nuk kanë ndër mend të ndalen me Valdrin Pjetrin dhe Agim Kajmakun. Nënkryetar­i i PD- së, Edmond Spaho, paralajmër­on denoncimin e të tjerë kryebashki­akëve të majtë, që preken nga ligji i dekriminal­izimit. "Do të ketë edhe publikime të tjera, sepse nuk janë dy raste të vetme të rastësishm­e. Është një filozofi e Rilindjes për të ardhur dhe qëndruar në pushtet", tha Spaho për ' A2'. Pas 30 qershorit, denoncimet e të zgjedhurve vendorë të dyshuar për rekorde kriminale mbajtën peshën kryesore të kauzës së opozitës, por shtatori risjell protestat. "Edhe në javët e muajt e ardhshëm do të vazhdojmë këtë lëvizje. Jemi të bindur që është një aksion i vështirë, por do t'i qëndrojmë deri në fund", deklaroi z. Spaho.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania