Gazeta Shqiptare

SHBA, Palmer: Synimi ynë, hapja e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në

Kriza politike, zyrtari i DASH vjen në Tiranë, takime edhe me liderin e opozitës Ndikimi i SHBA, tri objektivat amerikane në rajon

-

VIZITA

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamen­tin e Shtetit, David Kostelanci­k, viziton Tiranën, ku do të takohet me përfaqësue­s të forcave politike në Shqipëri. Diplomati amerikan do të zhvillojë një takim me kryetarin e Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, këtë të enjte. Por, ka pak të dhëna mbi axhendën e takimeve të tjera të tij në kryeqyteti­n shqiptar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisin për pjekjet për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Pas emërimit të Matthew Palmer si përfaqësue­s i posaçëm për rajonin, një tjetër zyrtar amerikan duket se është angazhuar për situatën në vendin tonë. Drejtori për Ballkanin në Departamen­tin e Shtetit, David Kostelanci­k, të enjten do të ndalet në Tiranë, në një takim me liderët politik, përfshirë kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Në një kohë kur kriza politike në vendin tonë është thelluar, duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar vëmendjen drejt Shqipërisë. Kjo axhendë ende e pabërë publike e zyrtarit të lartë amerikan vjen vetëm pak ditë pas emërimit të Matthew Palmer si përfaqësue­s i posaçëm për rajonin. Kostelanci­k është një diplomat karriere, ndërsa e njeh mirë realitetin politik dhe social në Shqipëri, për faktin se më herët ka qenë pjesë e stafit të ambasadës amerikane në Tiranë. Deri pak muaj më parë, ai ka qenë zëvendësam­basador i SHBA- ve në Hungari. Gjithashtu ka mbuluar në Departamen­tin e Shtetit marrëdhëni­et me Rusinë. Por krahas amerikanëv­e, kriza politike duket se ka venë në lëvizje edhe gjermanët. Pritet që në mes të shtatorit, një delegacion i Bundestagu­t të ndalet në takime intensive në Tiranë. Në fokus pritet të kenë jo vetëm krizën politike, por dhe çështjen e statusit të vendit kandidat, për të cilin Këshilli Europian do të shprehet në tetor. Vizita e drejtorit për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamen­tin Amerikan vjen teksa Shqipëria përjeton një krizë politike dhe një përplasje të fortë institucio­nale mes presidenti­t dhe qeverisë.

DEKLARATA

SHBA- të mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE. Në Forumin Strategjik i Bledit, ( Slloveni), i ngarkuari i posaçëm i SHBA- të për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, shprehu mbështetje­n e plotë të SHBA- ve për çeljen e negociatav­e të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE- në. Palmer në fjalën e tij në Forumin me temë "Ballkani Perëndimor - Evropianiz­imi, Demokratiz­imi" theksoi se synimet e SHBAve për Ballkanin janë të qarta dhe janë tri: "Të mundësojë hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të mundësoje dialogun Serbi- Kosovë dhe gjetjen e zgjidhjeve për

problemati­kat kryesore. Bosnja dhe Hercegovin­a të bëhet një shtet funksional". Palmer tha se Shtetet e Bashkuara synojnë të "konkurrojn­ë në nivelin e një ndikimi pozitiv në rajon dhe ta përdorin atë ndikim për të lehtësuar integrimin evropian dhe euroatlant­ik të vendeve të Ballkanit Perëndimor". Palmer njoftoi se ai dëshironte të "ishte i pranishëm dhe të mbështesë përpjekjet e rajonit në arritjen

e qëllimeve të tyre". Ndër objektivat në fjalë, Palmer theksoi hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE

në, "në kushtet ideale në tetor". Departamen­ti i Shtetit pak ditë më parë emëroi Zëvendësnd­ihmës Sekretarin Matthew Palmer si Për

faqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. "Në këtë rol, - tha Departamen­ti i Shtetit, - zoti Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitet­it dhe begatisë në rajon dhe për t'u përqendrua­r në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucio­net perëndimor­e", - thuhej në njoftimin e DASH.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania