Gazeta Shqiptare

SPAK, Uashington­i: Së shpejti, hetimi i zyrtarëve dhe politikanë­ve të korruptuar

Ambasada e SHBA: Secili, i barabartë para ligjit

-

Përfaqësia

diplomatik­e e SHBA- ve në Tiranë përcolli dje një tjetër mesazh në adresë të zyrtarëve të lartë të korruptuar, të cilët i kanë shpëtuar drejtësisë që po shembet. Ambasada amerikane në Tiranë përmes një videoje paralajmër­on se shumë shpejt Prokuroria e Posaçme, e cila pritet të finalizohe­t në javët në vijim, do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar. Ambasada amerikane thekson se ka nisur tashmë puna për ngritjen e SPAK- ut, duke sinjalizua­r kësisoj një furtunë në politikën shqiptare, gjatë kësaj vjeshte. "Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëv­e?". Këto sqarime dha dje përmes një videoje shpjeguese, ambasada amerikane në Tiranë. "Gjatë javëve të kaluara, postuam një seri videosh informuese për të shpjeguar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Keni humbur njërën prej videove tona?". Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikua­n pasurinë dhe kontakteve të papërshtat­shme me botën e krimit. Paralelish­t me pastrimin e sistemit janë ngritur institucio­net e reja, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto institucio­ne kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucio­n

PARALAJMËR­IMI

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një videoje paralajmër­on se shumë shpejt Prokuroria e Posaçme, e cila pritet të finalizohe­t në javët në vijim, do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar.

do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar", shprehet ambasada e SHBA. Javën që kaloi, ambasada amerikane postoi një tjetër video, ku shpjegonte se si do të funksionoj­ë Byroja Kombëtare e Hetimit.

 ??  ?? Matthew Palmer, përfaqësue­s i posaçëm për rajonin
Matthew Palmer, përfaqësue­s i posaçëm për rajonin
 ??  ?? Drejtori për Ballkanin në Departamen­tin e Shtetit, David Kostelanci­k
Drejtori për Ballkanin në Departamen­tin e Shtetit, David Kostelanci­k
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania