Gazeta Shqiptare

Emiljano Shullazi del i "larë", gjykata: Nuk ka pastruar para

Pushohen akuzat e prokuroris­ë, mbyllet çështja edhe për 3 gjyqtarë

-

kërkuar pushim të hetimeve.

Grupi i Shullazit është dënuar me 55 vite burg në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, por vendimi u apelua. Emiljano Shullazi u shpall fajtor për gjobëvënie­n ndaj biznesmeni­t Ylvi Beqja dhe Jani Zako, por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëv­e Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

TË DËNUARIT:

Emiljano Shullazi 14 vjet Gilmando Dani 12 vjet burg

Endri Qyqa 10 vjet burg Endri Zela 10 vjet burg për

Blerim Shullazi 9 vjet burg

Prokuroria e Krimeve të Rënda gjatë pretencës për Shullazin, numëroi kërcënimin e biznesmeni­t Ylvi Beqja për çështjen e ish- hotel "Vollgës" në Durrës.

Kështu, prokuroria e pranon se ka qenë vetë biznesmeni Ylvi Beqja, i cili mbronte interesat e "Saudi Brothers", që ka kërkuar ndihmë te Emiljano Shullazi për regjistrim­in e ish- hotel "Vollgës" në Durrës. Sipas prokuroris­ë, Ylvi Beqja kishte disa procese gjyqësore për regjistrim­in e ish- hotel "Vollgës", pasi godina pretendohe­j edhe nga një palë tjetër, shtetasi Zamir Hasa. Në vitin 2014, sipas Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Ylvi Beqja përmes një personi ka zhvilluar një takim me Emiljano Shullazin. Takimi është zhvilluar në një makinë përpara shtëpisë së Shullazit tek ish"Parku i Autobusëve" në Tiranë. Beqja i ka kërkuar Emiljano Shullazit që ta ndihmojë që të regjistroj­ë ishhotel "Vollgën" në Hipotekën e Durrësit. Në këmbim të kësaj ndihme që i pandehuri do t'i jepte, do të përftonte 20 për qind të pjesës së pasurisë. Ky vullnet i shprehur në bisedë është bërë dhe me akt noterial, ku nënshkrues janë shtetasi Ylvi Beqja dhe i pandehuri Emiljano Shullazi. Më vonë në kohë, pas lidhjes së kësaj marrëdhëni­eje kontraktua­le, i pandehuri Emiljano Shullazi ka ndërruar mendje dhe me kanosje, duke përdorur dhunën verbale dhe fizike, ka kërkuar që vlera e pasurisë që do t'i kalonte nuk do të ishte më në vlerën e caktuar prej 20 për qind, por do të ishte në vlerën prej 30 për qind. Kundrejt përdorimit të armës dhe me kërcënim, shtetasi Ylvi Beqja është detyruar të nënshkruaj­e para noteres Aida Spahiu kontratën e dhurimit në vlerën prej 30 për qind. Në të gjitha rastet e takimit të shtetasit Ylvi Beqja me të pandehurin Emiljano Shullazi, ky i fundit ka qenë i shoqëruar me disa persona, të cilët lëviznin me disa makina. Edhe në momentin e përpilimit të kontratës së dhurimit, shtetasi Ylvi Beqja ka parë që Emiljano Shullazi të ketë qenë i shoqëruar me shumë persona, të cilët ruanin vendin dhe personat. Ndër personat që kanë shoqëruar të pandehurin Emiljano Shullazi në takimet e tij me shtetasin Ylvi Beqja, ky i fundit ka mundur të identifiko­jë të pandehurit Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania