Gazeta Shqiptare

Të dënuarit, një takim në muaj me familjen

Skandali në burgje/ Tentativë reagimi pas zbulimit të funksionim­it të bandave të pashqetësu­ara në qeli Shteti do provojë të izolojë të fortët, mbikëqyrje non stop me kamera

-

Brenda paraburgim­it "Jordan Misja", ose siç njihet ndryshe burgu "313" në kryeqytet, 20 qeli janë përshtatur sipas ligjit nr. 108/ 2018, i cili parashikon masa të rrepta sigurie për një kategori të dënuarish, kryesisht ata të përfshirë në krim të organizuar.

"Neës 24" vëzhgoi nga afër qelitë e fortifikua­ra, izolimit brenda të cilave u trembet çdo i dënuar. Masat e sigurisë nuk mbarojnë këtu. Edhe ushqimin, ata që do t'i nënshtrohe­n burgut të egër, do ta marrin përmes një dere të vogël.

Ndërsa çdo lëvizje e tyre dhe punonjësve të sigurisë vëzhgohet nga kamerat e sigurisë të instaluara në çdo cep. Por, për të shmangur kontaktet me botën e jashtme, ligji parashikon që i dënuari të ketë të drejtën e vetëm një takimi në muaj me familjarët e tij.

Bisedat mes të dënuarit dhe familjarit do të regjistroh­en audio dhe video dhe do të mbikëqyren nga punonjësit e sigurisë. Çdo i izoluar në regjimin e posaçëm të burgut të sigurisë së lartë ka të drejtën e vetëm një telefonate me jashtë, e cila do të regjistroh­et ndërkohë që i dënuari do të monitorohe­t nga forcat e sigurisë.

Edhe shoqërimi në drejtim të gjykatës do të realizohet nën masa të rrepta sigurie, përmes tunelit të nëndheshëm që lidh burgun me gjykatën për Krime

të Rënda. Por, cilët janë bosët e krimit, që rrezikojnë të kyçen në qelitë e tmerrit? Sipas ligjit, regjimit të posaçëm i nënshtrohe­n të gjithë të dënuarit e sigurisë së lartë dhe të paraburgos­urit, që po hetohen apo gjykohen për vepra të rënda penale të kryera në kuadër të grupit kriminal, organizatë­s kriminale, apo organizatë­s terroriste.

Për sa kohë ende nuk ka nisur nga puna Prokuroria e Posaçme, ose siç njihet ndryshe SPAK, vetëm me kërkesë të argumentua­r të kësaj strukture, ministri i Drejtësisë vihet në lëvizje dhe merr vendim për izolimin e të dënuarit, pasi më herët të jetë konsultuar me ministrin e Brendshëm dhe të ketë mbledhur informacio­n nga institucio­net e tjera ligjzbatue­se.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania