Gazeta Shqiptare

Klosi: Mali i Tomorrit është kthyer në një zonë turpi, do t'i japim fund katrahurës

Ministri i Mjedisit, akuza qeverisë së mëparshme

-

Ditën

e djeshme, Këshilli Kombëtar i Territorit ka organizuar një takim, i cili kishte në fokus diskutimin dhe miratimin e "Vendimit për zgjerimin dhe mbrojtjen e zonës së "Parkut të Tomorrit". Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili theksoi se do t'i jepet fund njëherë e mirë shfrytëzim­it pa kriter të kësaj pasurie kombëtare. Pasi vuri në pah dobitë kryesore të malit të Tomorrit, Blendi Klosi tha se qeveria do të vijojë me konsultime dhe debate në të

gjithë vendin, për të ngulitur te qytetarët dobinë që kanë zonat e mbrojtura. Më tej, kreu i Ministrisë së

Turizmit e Mjedisit hodhi akuza ndaj qeverisë së mëparshme, e cila sipas tij mori vendime të ashpra dhe që ishin në dëm të "Parkut Kombëtar të Tomorrit". "Guroret e kanë shndërruar atë në një zonë turpi. Vendimi i bllokimit të aktiviteti­t nga qeveria në 2018 u rrëzua me një vendim absurd nga Gjykata Administra­tive e Tiranës", - tha Klosi. Më tej, ky i fundit theksoi se do t'i jepet fund katrahurës së krijuar në këtë zonë. "Mali i Tomorrit sot është një mal që duhet mbrojtur. Kemi realizuar një diskutim me ekspertë të fushës. Garantojmë se kjo katrahurë nuk do të vijojë më në Malin e Tomorrit. Ne do të vijojmë të kryejmë diskutime me të njëjtën procedurë në të gjithë vendin tonë, ndërsa do theksojmë rëndësinë se pse zonat e mbrojtura duhet të jenë të tilla. Mali i Tomorrit është një atraksion turistik dhe është një turp për administra­tën shqiptare, që lejon të vijojë shkatërrim­i i këtij ambienti", - theksoi ministri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania