Gazeta Shqiptare

Ndryshimet në legjislaci­onin grek, përfitime të reja për emigrantët shqiptarë

Kodi i Emigracion­it: Marrëveshj­et dypalëshe, pagesë edhe për pensionin e pleqërisë Të drejtat që do të kenë mbajtësit e lejes biometrike

-

Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, e që kanë arritur të marrin lejen biometrike të qëndrimit në këtë shtet, do të kenë mundësi të kenë disa të drejta të tjera. Edhe pse me vonesë, shteti helen ka adoptuar udhëzimet e Komisionit Europian për lejet biometrike. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot të gjitha përfitimet që do të kenë shqiptarët që zotërojnë lejen unike të qëndrimit. Kështu, do të ofrohet një trajtim i barabartë i punonjësve, të cilët do të gëzojnë të njëjtin trajtim me vendasit. "Mbajtësit e lejes biometrike do të kenë të drejtën e hyrjes dhe qëndrimit në territorin grek si dhe qarkullimi­n e lirë, me kufizimet që parashikon ligji ( zona të sigurisë, etj.); të drejtën për të ushtruar veprimtari­në për të cilën kanë marrë vizën hyrëse; kushtet e punësimit, përfshirë limitin minimal të moshës për punë, konditat e punës, përfshirë kushtet e pagës dhe të largimit nga puna, orarit të punës, të lejeve dhe ditëve të pushimit, si dhe kërkesat lidhur me shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës; të drejtën për grevë dhe veprimtari­në sindikale, sipas legjislaci­onit kombëtar, lirinë e grumbullim­it, të aderimit dhe pjesëmarrj­es në shoqata punonjësis­h apo punëdhënës­ish apo çdo lloj shoqate profesiona­le, përfshirë avantazhet që ofrohen nga këto organizata ndërmjet të cilave të drejtën e negocimit dhe lidhjes së kontratave kolektive, të gjitha këto, me rezervën e dispozitav­e që lidhen me rendin publik dhe sigurinë pub

like", - thuhet në nenin e ndryshuar 21A të Kodit të Emigracion­it. Në këtë të fundit gjithashtu bëhet me dije se emigrantët shqiptarë në Greqi do të kenë përfitime edhe për sa i përket edukim

it dhe kualifikim­it profesiona­l, njohjes së diplomave dhe aftësive të tjera profesiona­le, dispozitav­e të legjislaci­onit kombëtar lidhur me degët e sigurimeve shoqërore. Ndërkohë, aty ku ekzistojnë marrëveshj­e dypalëshe, emigrantët e pajisur me lejen biometrike do të marrin edhe pagesën e pensionit të pleqërisë në nivelin që parashikon legjislaci­oni kombëtar apo legjislaci­oni i vendeve anëtare të BE- së. Sakaq, ata do të kenë akses në asetet dhe shërbimet që disponohen për publikun, përfshirë procedurat për sigurimin e strehimit dhe të shërbimeve të informacio­nit dhe konsulencë­s që ofrojnë shërbimet e punësimit. Këta punonjës shqiptarë do të përfitojnë edhe nga avantazhet tatimore, me kusht që të konsideroh­en se kanë banesë tatimore në ter

PËRFITIMET

Emigrantët shqiptarë në

Greqi do të kenë përfitime edhe për sa i përket edukimit dhe kualifikim­it profesiona­l, njohjes së diplomave dhe aftësive të tjera profesiona­le, dispozitav­e të legjislaci­onit kombëtar lidhur me degët e sigurimeve shoqërore.

ritorin grek. Punonjësit që transferoh­en në një vend të tretë ose trashëgimt­arët e këtyre punonjësve që jetojnë në një vend të tretë dhe përfitojnë të drejta prej tyre, marrin pensionet e ligjshme që u takojnë në bazë të punësimit të mëparshëm, me të njëjtat kushte si dhe kur punonjësit vendas shkojnë në një vend të tretë.

KATEGORITË E PËRJASHTUA­RA

E drejta e trajtimit të barabartë nuk u ofrohet: Sa u përket dispozitav­e të legjislaci­onit kombëtar që kanë të bëjnë me kompensime­t familjare dhe kompensime­t e papunësisë, për shtetasit e

PAGESA E PENSIONIT

Aty ku ekzistojnë marrëveshj­e dypalëshe, emigrantët e pajisur me lejen biometrike do të marrin edhe pagesën e pensionit të pleqërisë në nivelin që parashikon legjislaci­oni kombëtar, apo legjislaci­oni i vendeve anëtare të BE- së.

vendeve të treta që kanë ardhur për studime, si dhe atyre që punojnë me vizë pune. Sa u përket kompensime­ve dhe kredive studentore dhe kompensime apo kredi të tjera që kanë të bëjnë me edukim apo kualifikim profesiona­l dhe që lejohet të punojnë me vizë pune. Sa u përket avantazhev­e tatimore, në rastet kur banesa tatimore apo qëndrimi i familjes së punonjësit që kërkon kompensime­t nuk gjendet brenda territorit grek. Sa i përket aksesit në procedurat e strehimit për qytetarë të vendeve të treta që nuk punojnë", - thuhet në Kodin e Emigracion­it helen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania