Gazeta Shqiptare

ATP: 702 milionë lekë për 890 pronarë, formulari i aplikimit

Hapen procedurat për pagesën e tokave të zëna nga ndërtimet pa leje Aplikimi nis në 9 shtator, ja gjashtë dokumentet

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave hap proce durat për kompensimi­n e 980 pronarëve, që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Pronarët duhet të shkojnë pranë ATP- së të plotësojnë formularin tip dhe të dorëzojnë gjashtë dokumente. Procesi i pranimit të kërkesave nis në 9 shtator. Fondi i vënë në dispozicio­n të pronarëve arrin në 702 milionë lekë. "Gazeta Shqiptare" publikon listën e plotë me pronarët që do të kompensohe­n në 12 qarqe. "Fillon procesi i pranimit të kërkesave për kompensimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralit­etet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr. 574, datë 28.08.2019. Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesv­e do të fillojë në datën 09.09.2019 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë. ATP- ja fton të gjitha subjektet e interesuar­a të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga ' Muhamet Gjollesha', Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumentev­e përkatëse", - thuhet në njoftimin e ATP- së. Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentac­ioni gjatë procedurav­e të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojn­ë. Këto subjekte nuk paguajnë

tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

APLIKIMI

Procesi i regjistrim­it apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës që Agjencia e Trajtimit të Pronave bën njoftimin publik. Me urdhër të drejtorit të përgjithsh­ëm të ATP- së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave me objekt shpërblimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarj­en

1.

2.

3.

4.

OKUMENTET

Kërkesa për kompensimi­n e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicio­n nga ATP- ja.

Dëshmia e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil.

Prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre.

Vërtetimi origjinal, i lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohe­t edhe numri i llogarisë bankare ( IBAN), ku do të transferoh­et vlera financiare e përfituar.

5. Fotokopje e dokumentit të identifiki­mit. 6. Mandatpage­sa që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 lekë. e fondit përkatës. Grupi i punës brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimi­n e pronës kryen verifikime­t e duhura. Drejtori i përgjithsh­ëm i ATP- së brenda 30 ditëve nga data e përfundimi­t të procesit të verifikimi­t nga grupi i punës nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohe­n. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohe­n, duke përcaktuar arsyet e mospërfshi­rjes. Subjekti apo përfaqësue­si i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP- së, Tiranë, kërkesën tip që i vihet në dispozicio­n nga grupi i punës pranë AKKP- së, të plotësuar sipas rubrikave. Në listën e dokumentev­e është dëshmia e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil. Sipas ligjit, për dëshmitë e trashëgimi­ve të lëshuara nga gjykata për testamenti­n e bërë me akt noterial të sillet certifikat­ë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi. Një tjetër dokument është prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësish­t se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshm­e.

 ??  ?? Faksimil e formularit
Faksimil e formularit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania