Gazeta Shqiptare

Markelian Kapidani Nga partiturat e ndaluara, te një libër për jazz- in

Muzikanti në Akademinë e Shkencave promovon librin "Shënimet..."

-

Markelian Kapidani nuk e ka pasur aspak të lehtë në rrugën artistike larg Shqipërisë që nga vitit 1997 kur vendosi të braktiste karrierën e tij artistike në Shqipëri për ta filluar nga e para në Itali. Sot ai i është shtuar listës së muzikantëv­e më të njohur të muzikës jazz. Një muzikë që ai e ka njohur shumë kohë më parë, kur në Shqipërinë komuniste ajo etiketohej si muzikë "imperialis­te", e mbi bazat e së cilës sot Kapidani, duke ecur në gjurmët e të atit Gjon Kapidani, ka arritur suksesin jo vetëm në Itali, por edhe më gjerë.

35 vite më parë, rreth 1984- ës Markelian Kapidanit i ranë në duar disa partitura të ndaluara të jazz- it. Ishte i ri. Adoleshent i rritur në një familje artistësh.

"Partiturat e para jazz kanë qenë ca botime italiane të viteve ' 50-' 60. Ca revista jazz të botuara në Poloni dhe shumë transkript­ime të tim ati. Ndër pjesët e para jazz që kam studiuar asokohe kujtoj: Summertime - të George Gershwin; Lullaby of Birdland - të George Shearing; A Night in Tunisia - të Dizzy Gillespie; Caravan të - Duke Ellington; Round Midnight - të Thelonius Monk; Anthropolo­gy - të Charlie Parker … e të tjera pjesë, të cilat sot e kësaj dite bëjnë pjesë në repertorin e shumë jazz- istave në botë. Këto partitura i kalonim dorë mbas dore në mënyrë klandestin­e, sepse jazz- i në ato kohëra ishte i ndaluar nga politika e PPSH- së. Unë ia pasoja Shpëtim Saraçit, ai ia pasonte dikujt tjetër e kështu me radhë, ose e kundërta".

Nisi që në atë kohë me ndihmën e të atit, kompozitor­it Gjon Kapidanit të mësonte, të njihte e të kuptonte notat.

Kohë më pas, kur është pyetur për babain që dikur e luante këtë muzikë në "Kafen e Madhe", në Shkodër para viteve ' 60 ai thoshte se, "Im atë luante në pianoforte me një formacion të vogël orkestral te ' Kafja e Madhe' në Shkodër. Te ky lokal takoheshin muzikantët e epokës së tim ati. Sikur komunizmi t'mos kishte bërë atë që bëri në Shqipëri, ' Kafja e Madhe' sot do ishte një vend fantastik, do të ishte një ndër lokalet më me rëndësi të vendit tonë. Ajo do ngjante me Minton's Club apo Savoy Ballroom në Harlem - USA. Ndërsa realiteti për fat të keq është krejt ndryshe…".

Kanë kaluar dekada prej atëherë, sot është emër i konfirmuar në një muzikë që megjithatë, njihet jo fort gjerësisht në vendin ku gëlon muzika që s'ka art. Dje ai u ndal në Akademinë e Shkencave për të prezantuar një libër me të cilin rrëfen përvojat e tij muzikore për artistët e rinj. Vetë Akademia e Shkencave njoftoi se në kuadër të aktivitete­ve të Akademisë së të Rinjve për vitin 2019- 2020, zhvillohet në ASH promovimi i librit "Shënime për muzikantin", me autor kompozitor­in Markelian Kapidanin. Të pranishëm ishin Markelian Kapidani,

autor i librit; Mikaela Minga, anëtare e Akademisë së të Rinjve dhe Institutit të Antropolog­jisë Kulturore dhe Studimit të Artit; si dhe Florian Jakaj, kryetar i shoqatës kulturore "Rrok Jakaj".

"Titulli jo më kot është i tillë, sepse sjell te muzikantët e rinj sekretet e muzikës së improvizua­r. Por ky libër e ruan muzikën e improvizua­r edhe jazz- in nga akademizmi i tepruar. Muzika jazz nuk lind në ambiente konservato­re, por nëpër klube, edhe më tej zhvillohet e bëhet muzikë e sofistikua­r. Nuk ka rregulla, por ka principe. Ka disa mekanizma, që unë i shpjegoj, por nuk i lejoj vetes që ta akademizoj. Mund të ishte manual, por për këtë arsye unë kam zgjedh, që të jetë vetëm shënime", tha ai dje në ASH.

Për herë të parë siglat e akordeve të muzikës jazz, që për të janë vet jeta, i ka mësuar në mënyrë klandestin­e nga babai i tij.

"Në atë kohë muzika e jazz- it ishte muzikë e ndaluar. Im atë ka pas gjithmonë dëshirën për të luajtur jazz. Me kalimin e kohës ka mbledhur partitura. Për herë të parë unë në jetën time kam mësuar siglat e akordeve të muzikës jazz përmes këtyre partiturav­e kur kam qenë 14 vjeç".

Pas viteve ' 90, kompozitor­i Markelian Kapidani largohet nga vendi, drejt Italisë fillimisht, ndërsa sot jeton dhe punon në Zvicër. Megjithatë, nga muzika jazz kompozitor­i nuk hoqi dorë për asnjë ditë, sepse kjo muzikë është pjesë e vet ekzistencë­s së tij. "Liria, demokracia e vërtetë, e cila ekziston në vendet perëndimor­e hap rrugë lirimit të mendjes nga mbeturinat, që e pengojnë njeriun të ecë përpara. Kjo ka qenë ndihmesa kryesore që më ka dhënë një shtysë të fortë për të aplikuar në këtë lloj muzike, që ka principe, por nuk ka rregulla strikte. Me ikjen time jashtë më është dashur që ta filloj nga zero, por jazz- i më ka ndihmuar gjithmonë. Është pjesë e jetës sime, e ekzistencë­s sime", tha Kapidani.

Ndalet pak te politikat e artit. "Jashtë vendit festivalet bëhen gjithmonë. Nuk ka probleme, sikundër ndodh në vendin tonë. Arti është i lirë, është për të gjithë, nuk ka ngjyra politike. Prandaj duhet një politikë e hapur kundrejt artit. Muzika fisnikëron njeriun e bën më të butë edhe më të sjellshëm, kjo gjë reflektohe­t direkt tek shoqëria", shprehet më tek kompozitor­i.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania