Gazeta Shqiptare

Amerika dhe tre burrat shqiptarë

-

publike se "e kemi mik të madh dhe strategjik, Amerikën".

Kjo përfaqësi ka mbetur e zhgënjyer. Elektorati i saj, po se po. Kauza "për zgjedhje të lira dhe të ndershme" të pavjedhura dhe të pafinancua­ra nga paratë e krimit u bë kaq e shpërlarë dhe bajate me "Rama ik" duke e kaluar në ekstremin e largimit me çdo kusht dhe çmim të burrit të parë, ç'ka nuk e besonin dhe nuk e besojnë kurrë edhe vetë ata që e artikuloni­n. Një kërkesë që, duke pasur parasysh, mbështetje­n amerikane, gjermane dhe më gjerë, ndaj burrit ' Të Gjatë', do të ishte siç ndodhi, një vërë në ujë. Për analogji, po hedh më poshtë edhe kërkesat e Çekrezit ( në rolin e opozitarit të dikurshëm) në Senat para 100 vitesh. Foli për zgjedhje edhe ai. Për të drejtën e votës...

Si një njeri i lirë dhe që besonte te demokracia e votës, ai iu drejtua senatit me këto fjalë:

"Ne duam që e drejta e votës ( plebescite) të përhapet në Shqipëri në maksimumin e fuqisë. Njerëzit të jenë të lirë të flasin për veten. Ne jemi gati të jetojmë me verdiktin e tyre, pavarësish­t nëse na favorizon ose jo në kauzën tonë. A mos po kërkojmë shumë? Ende Konferenca e Paqes nuk duket të jetë e gatshme të pranojë këtë të drejtë elementare të shqiptarëv­e... Fatkeqësis­ht, Shqipëria nuk është e mbështetur nga asnjë Fuqi e Madhe. Kjo është arsyeja që ne e kemi pritur me kaq mirënjohje lajmin e mundësisë së dëgjimit përpara këtij komiteti, i cili në sytë tanë, duket i paanshëm. Çfarë presim nga ju është të mbështesni të drejtën e votës ( plebescite) në çdo territor shqiptar. ... Zoti kryetar dhe anëtarë të nderuar! Tre milionë njerëz shqiptarë e vlerësojnë lirinë mbi çdo gjë tjetër dhe kanë luftuar për të ndër shekuj. Tani i kanë sytë nga ju, si mundësinë e fundit për t'u mundësuar atyre të ushtrojnë të drejtën elementare të vetëshpreh­jes, që u takon qenieve humane".

A nuk i kanë edhe sot e gjithë ditën shqiptarët sytë nga Amerika për t'iu mbrojtur të drejtën e votës dhe lirisë? Kur, si para 100 vitesh, Evropa "ende nuk paska qenë fort e gatshme për një mbështetje të tillë ndaj nesh"?!....

Gazeta "Albania" për pritjen e T. Erikson, K. Çekrezit dhe K. Dakos në Senatin Amerikan

Por le të kthehemi edhe njëherë te Senati Amerikan në atë fillim shtatori 1919.

Eriksoni ia kushtoi fjalën e tij paraqitjes së shqiptarëv­e, ashtu siç i kishte njohur:

"Te shqiptarët gjen virtyte, të cilat do ishin të dëshiruesh­me për shumë popuj të përparuar. Propaganda sistematik­e i ka paraqitur ata si armiq të qytetërimi­t dhe plaçkitës, por kjo është një gënjeshtër... Ata janë inteligjen­të, fisnikë, punëtorë, mikpritës... besnikë deri në vdekje. Të tillë popull kam njohur unë dhe jam krenar që sot po e përfaqësoj këtu" .

E, pra, a ka ende një fije virtyti, fisnikërie, inteligjen­ce etj., prej kësaj klase politike të përfaqësua­r nga këta tre burrat e sotëm, për t'i hapur udhë dialogut, mirëkuptim­it, besnikëris­ë ndaj popullit dhe Shqipërisë, që të hyjnë në udhën e prosperite­tit, punës dhe përparimit?

Jehona e 2 shtatorit 1919, kur delegatët shqiptarë paraqitën mendimet e tyre përpara Komitetit për politikë të Jashtme të Senatit Amerikan, u përhap si valët e detit tek të gjithë shqiptarët. Të tre liderët: Erikson, Çekrezi dhe Dako shikoheshi­n me admirim dhe respekt të veçantë brenda dhe jashtë Amerikës. ( Thua të kenë admirim edhe sot shqiptarët ndaj tri burrave tanë?!) Megjithatë, më e rëndësishm­ja mbetej deklarata e Eriksonit, duke pasur parasysh se ai ishte misionar amerikan në Shqipëri. Fjalët e tij: "Edhe unë jam krenar që po i përfaqësoj këtu shqiptarët" u bënë lapidar për çdo zemër shqiptare.

Burri i tretë i sotëm duket se është në lojën e kungullesh­kës, "e ka kush e ka" dhe më së shumti bën plotësime. Dhe deklaratat e tij, në emër të Kushtetutë­s, të quajtura arnime nga pala tjetër dhe që s'pinë ujë askund, sot për sot, vetëm sa qëndrojnë si plotëza foljorë, sa për t'u regjistrua­r! Nuk do më vinte mirë ta përqasja me Dakon, por ngjashmëri­a është precize.

"Dako bëri një deklaratë plotësuese, e cila u regjistrua në procesverb­alin e mbledhjes së Senatit".

A ka sot, pas njëqind vitesh, peshën e duhur Amerika dhe misionarët e saj në fuqizimin e demokracis­ë shqiptare, të troshitur në këto tridhjetë vite tranzicion­i?

Pyetja është kaq e thjeshtë dhe kaq inspiruese saqë çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit, mbetet me sytë nga Amerika.

100 vite me parë, kushte nuk ishin dhe aq të favorshme, pasi sipas Çekrezit, i raportonte Delegacion­it Qeveritar në Paris se "në Senat nuk kishte pasur interes për çështjen tonë ". Madje, ai arrinte në përfundimi­n se, "mund edhe t'i shkaktohej dëm çështjes, duke u nisur gjithnjë nga pozicioni që mbante atë kohë Senati i SHBA- ve, meqë aktiviteti i tij ishte kundër presidenti­t Willson, kur ndërkohë ndihma dhe mbështetja ndaj Shqipërisë mund të pritej vetëm prej Qeverisë amerikane". Presidenti Willson, në këtë kohë kishte humbur shumicën në Kongres, ndaj "çështja jonë mund të kthehet në një çështje partish dhe në vend që të vinim vetulla, do të nxirrnim sytë".

Sot gjithçka duket në favorin tonë, me mbështetje­n amerikane. Mbetet të kemi sytë vetëm te tre burrat tanë dhe sjellja e tyre. Sa do të jenë ata të zotë të shkelin në udhën e çelur para 100 vitesh, në raport më Amerikën, me Evropën, me demokracin­ë dhe me vetë popullin shqiptar të lodhur dhe të drobitur nga udha e gjatë e tranzicion­it... Le të shpresojmë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania