Gazeta Shqiptare

Roshi: Franca është e vështirë, por do japim maksimumin

Mesfushori fierak deklaron se grupi është i bashkuar, siç ka qenë edhe me De Biazin apo me Panuçin "Raketa" kuqezi është gati të befasojë kampionët e botës

-

Shqipëria do të përbal let ditën e shtunë me Francën në përballjen e vlefshme për eliminator­et e Europianit. I pranishëm në konferencë­n për shtyp, mesfushori i Kombëtares, Odise Roshi, u shpreh optimist për këtë përballje, teksa shpreson për një rezultat pozitiv. "Ka kohë që ka kaluar dëmtimi. Kam filluar me grupin plotësisht, fazën përgatitor­e e kam mbaruar. Kemi filluar kampionati­n në Rusi që korrik, kemi bërë 8 ndeshje. Jam në gjendje të mirë. Ekipi Kombëtar është shumë mirë. Kemi bërë një fitore shumë të mirë ndaj Moldavisë. Kemi 2 ndeshje të rëndësishm­e kundër Francës dhe Islandës. Për Francën nuk është e nevojshme të flasësh, se dihet se çfarë kundërshta­ri është. Duhet të futemi në fushë dhe të japim maksimumin. Unë gjithmonë e kam thënë që kur futem në fushë, jap maksimumin tim me Kombëtaren. Është kënaqësi e madhe për mua kur shënoj dhe asistoj. Jap

maksimumin për shtetin tim. Fryma është shumë mirë. Pothuajse edhe kur kemi qenë me De Biazin, me Panuçin, apo edhe me trajnerin e ri, e mirë ka qenë. Të rëndësishm­e janë rezultatet. Ne gjithmonë bëjmë maksimumin në stërvitje. Kanë ardhur edhe lojtarë të rinj, shpresojmë të japim më të të mirën në këto 2 ndeshje. Është gjë shumë e mirë për të ardhmen. Trajneri luan me skemë nga krahët. Akoma nuk është vendosur kush do luajë. Ata që do të luajnë, shpresoj të japin maksimumin. Luajmë kundër kampionëve të botës. Do të jetë kënaqësi për të gjithë shqiptarët të marrim një rezultat pozitiv atje. Edhe në Rusi luaj me skemën me 5. Në qoftë se do më jepet mundësia të luaj, do të jap maksimumin. Edhe stoli i Francës është i frikshëm. Ata luajnë në ekipe të mëdha dhe s'e kanë problem. Franca ka një ekip shumë të mirë. Nuk është mirë të flasësh do fitojmë apo do humbim. Kemi fituar me Francën në shtëpi, kemi marrë edhe një barazim atje. Kemi bërë dhe humbje. T'ia lëmë ndeshjes", u shpreh Roshi.

GJASULA, RISIA

Klaus Gjasula, lojtari i Kombëtares, ka folur para mediave në konferencë­n për shtyp, mbi grumbullim­in e tij me kuqezinjtë dhe mënyrën se si është pritur nga shokët e ekipit. Ai ka thënë se grumbullim­in në Kombëtare kishte kohë që e priste dhe tashmë momenti ka ardhur. "Është një kënaqësi e madhe për mua që jam këtu, e kam pritur këtë ditë shumë gjatë. Për mua do të ishte një gjë e madhe të nisja titullar, trajneri do ta vendosë dhe do ta shohim. Vitet e fundit nuk e prisja që do të vinte kjo ditë, por dy vitet e fundit më ka ecur shumë mirë në Gjermani dhe kur luan në Bundesligë është më mirë. Me vëllain tim flas për shumë gjëra, ai ka qenë këtu dhe më ka folur për disa gjëra dhe më ndihmon. Më pritën shumë mirë, lojtarët dhe trajneri të japin krahë, kështu që shkoi shumë mirë. Duhet të ketë konkurrenc­ë në çdo pozicion dhe skuadër dhe ai që e meriton më shumë të luajë e di trajneri".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania