Gazeta Shqiptare

Gon Xhafaj: Babales i kam dhënë lekë borxh

Vëllai i ish- ministrit të Brendshëm pohon njohjen me Albert Veliun, por hedh poshtë akuzat për drogë Besim Hajdarmata­j: Dëshmitari "X" erdhi tek unë, por e drejtova te SHIK- u

-

Në seancën gjyqësore në procesin "Babal ja" është lexuar edhe dëshmia e Agron Xhafajt, vëllai i ish- ministrit Fatmir Xhafaj, i akuzuar për trafik droge si dhe protagonis­t i audiopërgj­imit të Albert Veliut.

Në dëshmi Agron Xhafaj deklaron se i ka dhënë borxh Albert Veliut, i cili luante bixhoz, por nuk ia ka kthyer. Ai ka mohuar se ka folur për trafik me të. "Sulmet e deputetëve të PD- së janë për të dëmtuar imazhin e vëllait tim si ministër i Brendshëm. Nga përmbajtja e bisedës audio mendoj se është Robert Veliu. Ai vinte rregullish­t dhe pinte kafe te lokali im. I kam dhënë lekë borxh se luante bixhoz. S'ka qenë korrekt në kthimin e borxheve. Mund të kem folur me të, por jo për gjërat që ai pretendon", deklaron Agron Xhafaj. "Në lidhje me bisedën e pretenduar në lokalin tim, aty jam unë. Ajo nuk është e folura ime, për më tepër që unë kam probleme në shqiptimin e disa shkronjave. Është tërësisht e manipuluar. Nuk njoh askënd me emrin Ermal, veç një kushëririt tim. Po ashtu, nuk njoh asnjë person me nofkën Toto Qorri", ka vijuar më tej ai.

DËSHMIA E HAJDARMATA­JT

Prokurori Besim Hajdarmata­j ka rrëfyer në procesin "Babalja", njohjen e tij me të ashtuquajt­urin "Dëshmitari X", ose ndryshe Alfred Veliu. Ai ka thënë se e ka pritur në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe ka pasur vetëm një takim me të e më pas ka lajmëruar Shërbimin Informativ.

"Babalen e kam takuar në muajin nëntor, 2017 në cilësinë e drejtuesit të Prokuroris­ë për Krime. Jam telefonuar nga recepsioni, që një person kërkonte të më takonte se kishte diçka të rëndësishm­e. E prita në zyrë dhe më tha që kam dijeni për një trafik të mundshëm, ku sipas tij ishin të përfshirë policë dhe vëllai i ministrit të Brendshëm. E pyeta për personalit­etin dhe me rezultonte i dënuar në Itali. Këtu e kam ndërprerë bisedën me të. Kam lënë takim me një nga drejtuesit e SHISH që mbulonte çështjet e trafikut. I thamë të vinte sërish", ka deklaruar Hajdarmata­j. Ai ka shpjeguar se i ka kërkuar SHISH- it ta trajtojnë si informator, pasi vetë nuk kishte të dhëna konkrete. "Të nesërmen në zyrë erdhi një nga drejtuesit e SHISH dhe i shpjegova situatën. U kërkova ta trajtonin ata si informator. Sepse mua s'më prezantoi të dhëna konkrete apo

GAZMEND BARDHI

"Jo, nuk pati asnjë përballje me Fredi Alizotin, atë zotëri e shikoja për herë të parë dhe nuk jam takuar kurrë me të. Me Albert Veliun jam takuar darkën e ditës që bëmë denoncimin e vëllait të ish- ministrit Xhafaj", u shpreh Bardhi.

HAJDARMATA­J

Prokurori Besim Hajdarmata­j ka rrëfyer në procesin "Babalja", njohjen e tij me të ashtuquajt­urin "Dëshmitari X", ose ndryshe Alfred Veliu. Ai ka thënë se e ka pritur në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe ka pasur vetëm një takim me të e më pas ka lajmëruar

Shërbimin Informativ.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania