Gazeta Shqiptare

Gjermania, kundër ndryshimit të kufijve në Kosovë: E dëmshme

Deputeti i Merkelit, thirrje vendeve të BE të njohin shtetin kosovar Peter Beyer: Kam bërë ftesë në Beograd për të rifilluar dialogun

-

Deputeti i Bundestagu­t gjerman nga radhët e partisë në pushtet CDU të kancelares Angela Merkel, Peter Beyer, shprehu edhe njëherë në Prishtinë kundërshti­min e Gjermanisë për ndryshimin e kufijve të Kosovës, në kuadër të një marrëveshj­eje të mundshme për normalizim­in e marrëdhëni­eve Kosovë- Serbi. Peter Bayer, i cili disa herë kohët e fundit ka vizituar Kosovën, u bëri thirrje pesë vendeve të BE- së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë një gjë të tillë. Deputeti gjerman nga Beogradi erdhi të martën në mbrëmje në Kosovë, ku takoi kryeminist­rin në detyrë, Ramush Haradinaj.

KOSOVA DUHET T'I RUAJË KUFIJTË

"Kosova duhet t'i ruajë kufijtë që ka. Është vërtet e dëmshme që jo të gjitha shtetet evropiane e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, prandaj në këtë kuadër u bëjë thirrje 5 vendeve anëtare të BEsë që ta njohin Kosovën. Kosova gjendet para zgjedhjeve parlamenta­re dhe është një fushatë shumë e shkurtër, kështu që partitë politike kanë vetëm pak ditë që të fitojnë besimin e elektorati­t. Dje isha në Beograd, kam bërë ftesë edhe atje për të rifilluar dialogun me Kosovën. Qeveria e re e Kosovës që duhet të krijohet pas zgjedhjeve, të kthehet në proces pa kushte. Gjermania është e gatshme ashtu sikurse në të kaluarën që ta mbështes Kosovën", tha Peter Beyer.

GJERMANIA, PRO LIBERALIZI­MIT

Vizita në Kosovë e deputetit gjerman nga radhët e CDU- së shihet edhe si një sinjal pozitiv që Gjermania mund të japë për liberalizi­min e vizave për Kosovën. Peter Beyer tha se ai nuk mund të japë data, por kjo mund të ndodhë edhe para Krishtlind­jeve. "Gjermania është një shtet mbështetës për integrimin e Kosovës dhe liberalizi­min e vizave. Ka pasur edhe data, një datë kurrë nuk e kemi cekur nga ana jonë, por vërtetë nuk është e drejtë që Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka liberalizi­m të vizave. Unë nuk mund jap datën, por ndoshta do të për Krishtlind­je", tha Peter Beyer. Deputeti i Bundestagu­t gjerman përsëriti në Prishtinë deklaratën e javëve më parë nga Hungaria të kancelares Angela Merkel se, "Bashkimi Evropian nuk ka të ardhme pa integrimin e Ballkanit Perëndimor". Sipas tij, kjo është një porosi që duhet të zbatohet. Rikonfirmi­mi i qëndrimit gjerman se nuk ka ndryshim të kufijve të Kosovës e gëzoi kryeminist­rin në detyrë, Ramush Haradinajn, duke vënë në pah edhe kundërshti­min e tij të vazhdueshë­m ndaj idesë së përfolur për ndryshim kufiri apo, shkëmbim territori me Serbinë, në kuadër të një marrëveshj­eje finale për normalizim të marrëdhëni­eve. "Shpreh një falënderim të veçantë jo vetëm në emrin tim, por edhe të të gjithë popullit të Kosovës për një qëndrim shumë të qartë dhe vërtet shumë mbështetës për Kosovën dhe integritet­in territoria­l, kufijtë, pra moslejimin e lëvizjes së kufijve nga Gjermania, kancelarja Merkel, por edhe nga të gjithë në CDU dhe kolegët që na kanë përkrahur në vazhdimësi në këtë temë. Mendoj se me këtë e kanë shpëtuar edhe Ballkanin, nga një destabilit­et serioz dhe për këtë u jam jashtëzako­nisht falënderue­s", tha kryeminist­ri në detyrë, Ramush Haradinaj.

ANGAZHIM AMERIKAN

Pas vizitës në Beograd dhe Prishtinë të deputetit gjerman të CDU- së, Peter Beyer, këto dy qendra të mërkurën u vizituan edhe nga dy senatorët amerikanë, demokrati Chris Murphy dhe republikan­i, Ron Johnson, njoftoi ambasada amerikane në Prishtinë. Senatorët amerikanë në Beograd dhe Prishtinë diskutuan me palët lidhur me procesin e bisedimeve për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet tyre. Senatorët amerikanë ishin nisur për vizitë në Moskë në kuadër të një delegacion­i të Kongresit Amerikan, por atyre iu ndalua hyrja në Rusi. "Rusia nuk na lejon, por Ron Johnson dhe unë do të vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë, për të dëshmuar mbështetje­n dypartiake për qeverinë e re të Ukrainës dhe për bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës", shkroi në "Twitter" senatori Chris Murphy. Dy senatorët amerikanë vizitojnë Kosovën vetëm pak ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi diplomatin Matthew Palmer, si Përfaqësue­sin Special për Ballkanin Perëndimor. Palmer, i cili pritet të angazhohet drejtpërdr­ejt në dialogun Kosovë- Serbi, gjatë një vizite në Slloveni deklaroi: "SHBA- të kanë dëshirë që një marrëveshj­e Kosovë- Serbi të ketë pikë qendrore një njohje të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve".

PETER BEYER

"Kosova duhet t'i ruajë kufijtë që ka. Është vërtet e dëmshme që jo të gjitha shtetet evropiane e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, prandaj në këtë kuadër j bëjë thirrje 5 vendeve anëtare të BE- së që ta njohin Kosovën. Kosova gjendet para zgjedhjeve parlamenta­re dhe është një fushatë shumë e shkurtër, kështu që partitë politike kanë vetëm pak ditë që të fitojnë besimin e elektorati­t", ka thënë Beyer.

 ??  ?? Deputeti i Bundestagu­t gjerman, Peter Beyer, me kryeminist­rin e Kosovës, Ramush Haradinaj
Deputeti i Bundestagu­t gjerman, Peter Beyer, me kryeminist­rin e Kosovës, Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania