Gazeta Shqiptare

Raporti i mjekësor që dorëzohet te punëdhënës­i, tani do të jepet nga mjeku i familjes

-

Një

vendim i fundit i qeverisë i kalon atributin e lëshimit të raportit mjekësor që paraqitet nga punonjësit pranë punëdhënës­it mjekut të familjes. Konkretish­t, ndryshimi në vendimin "Për përcaktimi­n e rregullave, të procedurav­e të llojeve të testeve ekzaminues­e mjekësore që do të kryhen në varësi të punës së punëmarrës­it si dhe të mënyrës së funksionim­it të shërbimit mjekësor në punë" kanë ndryshuar dy pika. Kështu, në pikën 1 më herët thuhej se për të siguruar kontrollin shëndetëso­r në punë të punëmarrës­ve, punëdhënës­i: punëson punëmarrës­it e tij bazuar në raportin e lëshuar nga komisioni mjekoligjo­r pranë çdo qendre shëndetëso­re, i cili dorëzohet vetëm në momentin e fillimit të punës". Me ndryshimin e fundit në vendim përcaktohe­t se nuk ka nevojë që raporti të lëshohet nga komisioni mjekoligjo­r, atë mund ta lëshojë edhe mjeku i familjes sipas kushteve të përcaktuar­a në vendim. "Për të siguruar kontrollin shëndetëso­r në punë të punëmarrës­ve, punëdhënës­i punëson punëmarrës­in e tij, bazuar në raportin e lëshuar nga mjeku i familjes pranë çdo qendre shëndetëso­re, sipas shtojcës V, që i bashkëlidh­et këtij vendimi, i cili dorëzohet në momentin e fillimit të punës" saktësohet në vendimin e ri. Nga ana tjetër, shkronja "b" e pikës 1 të vendimit ndryshon gjithashtu duke shtuar kërkesat për mjekun e punës. Ky i fundit është detyrim për kompanitë që kanë një numër të caktuar punonjësis­h. "Për të siguruar kontrollin shëndetëso­r në punë të punëmarrës­ve, punëdhënës­i: b) kërkon kontroll paraprak shëndetëso­r në momentin e punësimit dhe/ ose gjatë tremujorit të parë të punës nga mjeku i punës, për të siguruar që shëndeti i punëmarrës­ve nuk vihet në rrezik nga ekspozimi ndaj risqeve profesiona­le", thuhet në vendimin fillestar. Në vendimin e ndryshuar shtohet se mjeku i punës duhet të kartelizoj­ë çdo punonjës në fillim të punës e duhet të dokumentoj­ë në kartelën shëndetëso­re të punëmarrës­it dhe të vlerësimit të riskut të gjitha vizitat dhe ekzaminime­t që do të kryejë punëmarrës­i në vazhdim, sipas shtojcës VI, që i bashkëlidh­et këtij vendimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania