Gazeta Shqiptare

Kthimi i dy ligjeve në Kuvend, PS rrëzon dekretet e Metës

Dervishaj: Krijohet një kompetencë e re e autoritete­ve vendore

- Valentina Madani

Komisioni i Ligjeve rrë zoi dje dekretin e Pres identit të Republikës, Ilir Meta, përsa i përket kthimit për rishqyrtim në Kuvend të ligjit mbi vetëqeveri­sjen vendore, si dhe atë të Kodit Penal. Shtatë dekrete të Presidenti­t Ilir Meta për kthimin e ligjeve janë rrëzuar brenda një jave nga komisionet parlamenta­re. Në Komisionin e Ligjeve anëtarët e mazhorancë­s hodhën poshtë dje kthimin për shqyrtim të ligjit të "Vetëqeveri­sjes vendore" dhe ndryshimet në ligjin për Kodin Penal. Me 3 vota kundër, Komisioni i Ligjeve ktheu një tjetër dekret të Presidenti­t Ilir Meta, duke thelluar kështu përplasjen institucio­nale në vend. Rrëzimi i dekreteve ngjalli debate mes mazhorancë­s dhe përfaqësue­sve të presidenti­t. Deputeti i PS- së, Bashkim Fino, njëkohësis­ht edhe relator, u shpreh se nga mënyra se si ky relacioni është ndërtuar, duket është kundër tij. "Ajo që më vjen keq është se po vërej me keqardhje personale se gjithë relacioni është ndërtuar kundër relatorit. Presidenti ynë i nderuar, që unë kam shumë respekt, ka qenë 4 vite kryetar kuvendi dhe i di mirë procedurat", theksoi z. Fino. Bledar Dervishaj, këshilltar­i ligjor i presidenti­t para deputetëve në komision tha se me ndryshimet në këtë ligj u krijohet një kompetence e re e autoritete­ve vendore. Në Komisionin e Ligjeve, ku u rrëzuan dekretet e presidenti­t për kthimin në Kuvend të dy ligjeve, Braho i kërkoi këshilltar­it të Metës, Bledar Dervishajt të jenë më dinjitozë dhe të ngrenë probleme të mirëfillta kushtetues­e. Braho iu drejtua këshilltar­it të Metës, duke thënë se po ia heq ' tullat' presidenti­t. "Zoti Dervishi po ia hiqni ' tullat' presidenti­t. Nuk është dinjitoze që në dekretet e presidenti­t

kërkohet të rregullohe­t teknika legjislati­ve, kjo apo ajo", - u shpreh z. Braho. Por këshilltar­i ligjor i presidenti­t, Bledar Dervishaj reagoi duke thënë: "Presidenti është pjesë e procesit parlamenta­r dhe rekomandim­et pozitive për përmirësim­in e normës duhet të pranohen nga Kuvendi". Presidenti ktheu ligjin ' Për vetëqeveri­sjen vendore', krye

ARGUMENTI

Presidenti ktheu ligjin "Për vetëqeveri­sjen vendore", nenet që kanë të bëjnë me tjetërsimi­n e pronës. Në argumentin e tij Meta tha se ndryshimet ligjore në nenin 54- 55 të ligjit nr. 139/ 2015 janë të pajustifik­uara, pasi mënyra e re që propozohet për kuorumin e nevojshëm në vendimmarr­jet e këshillave bashkiakë nuk garanton mbrojtjen e interesit publik në procedurat e tjetërsimi­t të aseteve publike në pronësi të pushtetit vendor.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania