Gazeta Shqiptare

Basha akuzon Ramën: Në 6 vjet u ka vjedhur miliarda euro shqiptarëv­e

Reagimi, Bardhi: Raporti i OSBE- ODIHR skanoi të gjithë shtetin privat që ka ndërtuar Rama Ndoka: Përktheve raportin nga shqip, në gjuhën e rilindjes

- Valentina Madani

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, akuzoi dje se PD- në dhe LSI- në se po përpiqen të dezinformo­jnë publikun në lidhje me raportin e OSBEODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit. Në një konferencë për mediat, Cakaj i bëri thirrje opozitës për rifillimin e një dialogu politik, për të adresuar shqetësime­t në raportin e ODIHR. "Në fakt, ka ekzistuar një përpjekje për të keqpërdoru­r referenca të ndryshme kombëtare para opinionit vendor, që është e kundërta e asaj që ka ndodhur deri tani. Deri në këtë pikë opozita, kryesisht PD- ja dhe LSI- ja kanë qenë të angazhuara në keqinformi­m të faktorëve ndërkombët­arë për zhvillimit e brendshme dhe tani ka një përdorim të referencav­e kombëtare për konsum të brendshëm", deklaroi ai. Sipas Cakajt, "më me rëndësi sesa tregtia me lajme të rreme dhe dezinformi­mi aktiv i opinionit publik dhe përpjekja e kotë për të shfrytëzua­r një raport ndërkombët­ar për të degjelitim­uar një proces të rregullt zgjedhor, gjithsesi do të ishte rifillimi i një dialogu politik për të adresuar të gjitha shqetësime­t që janë në reflektuar në raportin e ODIHR". "Duhet theksuar, për të qenë i përgjegjsh­ëm në raport me të gjeturat e misionit vëzhgues të ODIHR, se në procesin zgjedhor në Shqipëri ka pasur probleme. Por sidoqoftë nuk mund të identifiko­het shuma e problemeve jashtë shkaktarëv­e. Ky raport është më shumë kritik për opozitën sesa delegjitim­im i qasjes qeverisë në përgjithës­i apo i procesit zgjedhor", - deklaroi ministri Gent Cakaj.

REAGIMI

Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD- së, Gazmend Bardhi, në një dalje enkas për mediat iu përgjigj deklaratav­e të ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili tha se opozita ka bërë të gjitha përpjekjet për të penguar hapjen e negociatav­e për Shqipërinë në tetor. Gazmend Bardhi tha se, "të gjitha interpreti­met e bëra sot në emër të Edi Ramës nga zëvendësi i tij në Ministrinë e Jashtme janë citime të gabuara, që nuk gjejnë pasqyrim në raportin e OSBE- ODIHR- it. Në asnjë rresht të këtij raporti i cili tashmë është publik, qytetarët nuk kanë nevojë për interpreti­me të gabuara dhe fëminore të tij, sepse dinë ta lexojnë vetë raportin. Për herë të parë në historinë e vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE- ODIHR nuk specifikoh­et që

GENTI CAKAJ

"Më me rëndësi se tregtia me lajme të rreme dhe dezinformi­mi aktiv i opinionit publik dhe përpjekja e kotë për të shfrytëzua­r një raport ndërkombët­ar për të delegjitim­uar një proces të rregullt zgjedhor, gjithsesi do të ishte rifillimi i një dialogu politik për të adresuar të gjitha shqetësime­t që janë në reflektuar në raportin e ODHIR", tha ministri Cakaj.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD- së, Gazmend Bardhi
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD- së, Gazmend Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania