Gazeta Shqiptare

LSI, parti dredharake? Haxhinasto: Gjykim jo i drejtë dhe aspak realist

-

Ish-

ministri i LSI- së, Ed mond Haxhinasto, foli dje për themelimin e LSI- së dhe ndikimin e saj politik në këto 15 vite. Haxhinasto tha në studion e "News 24" se LSIja ngërtheu rreth vetes një përqasje të re mirëqeveri­sjeje dhe kishte si qëllim kryesor çuarjen përpara të reformave që kërkonte integrimi i vendit. "Ky është një gjykim jo i drejtë, jo i bazuar dhe jo realist, sepse në themelimin e saj, LSI- ja ka qenë pjesë e mazhorancë­s. Doli nga kjo mazhorancë për t'i bërë oponencë asaj dhe për të ecur përpara me reformat. Në 2009- ën, kur LSI bëri koalicion me PD- së, kryetari i LSI- së dy javë para zgjedhjeve bëri kërkesë publike, ku tha se është i gatshëm të bëjë koalicion me PS, por kjo e fundit u përgjigj me arrogancë se nuk kishte nevojë dhe rezultati e imponoi një koalicion me PD- së dhe shumë mirë që u bë, se do kishte krizë politike, por edhe do bllokonte liberalizi­min e vizave. Tërheqja nga koalicioni me PD- në ishte një përfundim kontrate, por bashkëpuni­mi nuk mund të vazhdonte, pasi PD- ja filloi të qeveriste me arrogancë. Sot kemi sfida të jashtëzako­nshme, si asnjëherë tjetër ", tha ish- ministri i Transporti­t. Teksa rikujtoi momentet më të vështira të LSI- së, ai deklaroi: "Megadushku i 2005- ës ka qenë një përballje e jashtëzako­nshme, me një manipulim zgjedhor i dizenjuar për të eliminuar LSI- në, por nuk ia dolën. Po kështu ka qenë fushata e 2008- ës, për mbrojtjen e Kushtetutë­s dhe mbrojtjen e masakrës që iu bë. Por edhe më tej sfidat tona kanë qenë të shumta".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania